Presidenti Ilir Meta ka uruar sot besimtarët bektashianë me rastin e Festës së Ashures.
“Urime të përzemërta për të gjithë besimtarët bektashianë dhe popullin shqiptar: Gëzuar Festën e Ashures, simbolin e sakrificave në emër të lirisë, dinjitetit njerëzor dhe besimit! Shëndet të mirë dhe mbarësi në familjet tuaja!” shkroi Presidenti në Fb,, krahas një fotoje me Kryegjyshin Botëror të Bektashinjve..
Dita e Ashures cilësohet si dita e martirizimit të Imam Hysenit, i cili u rrethua në shkretëtirën e Qerbelasë 1400 vite më parë dhe u vra së bashku me një numër të madh besimtarësh, luftëtarësh të tjerë për të shpëtuar fjalën e vërtetë të Zotit dhe Islamin.