Një tjetër person është mbytur sot në bregdetin shqiptar. Ngjarja në fjalë është regjistruar rreth orës 11:15, në plazhin e Velipojës. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet H. H. rreth 59 vjeç, dyshohet se është mbytur në det. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Author: almakos
Dy pushues janë mbytur ditën e sotme në plazhin e Spillesë në Kavajë. Ngjarja e rëndë ndodhi paraditen e sotme. Mësohet se këta persona, ende të paidentifikuar, që dyshohet se janë nga Maqedonia e Veriut, janë mbytur si pasojë e dallgëve të mëdha. Gazetarja Dorjana Bezat raporton se viktimat janë të moshave, rreth 70 vjeç. NJOFTIMI I POLICISERreth orës 11:25, në plazhin e Spillesë, dy shtetas të gjinisë mashkullore ende të paidentifikuar,(dyshohet se janë shtetas Maqedonas), rreth 70 vjeç, dyshohet se si pasojë e dallgëve janë mbytur në det. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e…
Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK), ka thënë të dielën se në spitalet e përgjithshme në Kosovë, si dhe në klinikat për trajtim të koronavirusit, janë të shtrirë 858 pacientë, prej tyre 776 me koronavirus. Sipas SHSKUK-së, 32 pacientë janë në gjendje të rëndë dhe 664 po trajtohen me oksigjenorapi. Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar më 21 gusht, tetë viktima dhe 2,279 raste të reja me koronavirus. Kjo ka qenë shifra më e lartë ditore e të infektuarve në Kosovë, prej kur ka shpërthyer pandemia. Prej 13 marsit 2020, kur janë regjistruar rastet e para të infektimit, autoritetet…
Një 51-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi dhunoi dhe tentoi që të godasë me thikë bashkëshorten e tij. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se në pranga ra Ylli Shehu, banues në Bulqizë. Ai akuzohet se në banesë ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij dhe më pas ka tentuar ta godasë me mjet pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij dhe më pas ka tentuar ta godasë me mjet prerës thikë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprime të mëtejshme.
Një 43-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi akuzohet se ka vjedhur një lokal në Lushnjë si dhe ka kundërshtuar forcat e rendit. Burime zyrtare bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin Gazment Kiptiu, banues në Lushnjë (i dënuar më parë për vjedhje). Pas marrjes së njoftimit se në lagjen “18 Tetori” është vjedhur lokali në pronësi të shtetases T. H., shërbimet e Policisë Lushnjë organizuan punën dhe bënë të mundur identifikimin dhe arrestimin e autorit të dyshuar. Gjatë shoqërimit të tij për në Komisariat, 43-vjeçari nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë dhe familjarët e…
Fundjava ka krijuar radhë të gjatë kilometrike makinash në segmentin Morinë-Kukës.Ndonëse pushuesit nga Kosova kanë zgjedhur që të kalojnë pushimet drejt bregdetit shqiptar, ata janë përballur me radhë të gjatë mjetesh në kufi. Kujtojmë se duke nisur nga 20 gushti, Kosova nisi aplikimin e masave të reja anti-Covid. Masat e reja u vendosën për shkak të rritjes së rasteve me koronavirus në këtë vend.
Që prej orëve të para të mëngjesit të sotëm është bllokuar rruga në ngjitje drejt Malit të Tomorrit dhe në zbritje nga mali. Rruga ka rreth 6 orë e bllokuar dhe vargu i madh i automjeteve ka ngecur në rrugë. Të gjitha mjetet që po shkojnë drejt malit, por edhe ato që janë duke zbritur janë bllokuar në këtë aks. Edhe pse rruga që të çon drejt Malit të Tomorrit është rrugë e re dhe e investuar kohët e fundit, ajo është shumë e ngushtë dhe nuk lejon shkëmbimin e dy automjeteve në të. Kjo ka sjellë edhe bllokimin e…
Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu paralajmëron se vendi po ‘rrokulliset’ drejt një katastrofe të re sa i takon situatës së koronavirusit. Përmes një mesazhi në rrjetin social ‘Facebook’ Shehu thekson se në realitet infeksionet e vdekjet sot janë më të larta se komunikimet zyrtare. Sipas tij, Qeveri e pa përgjegjshme qëndron në gabimet e pasivitetin e saj. REAGIMI I SHEHUTCovid: “Kambanat” po bijen, ndersa Shqiperia rrukulliset drejt nje katastrofe te re.Fatkeqesisht cfare kemi paralajmeruar prej muajsh po ndodh.Ne realitet infeksionet e vdekjet sot jane me te larta se komunikimet zyrtare, sic dhe u zbulua deri tashti me 16 mije humbjet…
Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka kërkuar mbledhje të Kuvendit të Kosovës në seancë të jashtëzakonshme, për shkak të rritjes së numrit të infektimeve. Përmes një postimi në Facebook Haxhiu thekson se sistemi shëndetësor mund të kolapsojë. Postimi i plotë i Haxhiut:“6765 raste pozitive, 20 vdekje nga COVID-19 në tri ditët e fundit në Kosovë. Nga data 29.03.2021 kur ka filluar vaksinimi për 5 muaj vetëm 12% të qytetarëve të Kosovës janë vaksinuar me dy dozat e vakisinës anti-COVID-19.Pa përgjegjësi totale e Qeverisë së Kosovës, përderisa Albin Kurti merret me Bulliqin e Isufin për tema aspak aktuale, Arben Vitia kandidon…
Detaje të reja dalin në dritë nga vrasja e Xhuljan Bullarit në Vlorë. Gazetari Enrik Mehmeti raporton për ‘BalkanWeb’ se ka dyshime që 25-vjeçari u qëllua për vdekje me dy plumba në kokë nga pasagjeri. Po ashtu mësohet se policia e Vlorës në lidhje me ngjarje ka shoqëruar 10 persona. Trupi i pajetë i 25-vjeçarit u gjet nga kalimtarët e rastit, brenda makinës së tij Fiat Punto me targa TR 3437 R. Viktima është gjetur dje pranë zonës së quajtur “Qafa Topit” në afërsi të fshatit Babicë të Vlorës, në një rrugë dytësore. Deri më tani nuk dihen rrethanat se…
Moti sot në mbarë vendin do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla lokale si dhe me erë të lehtë nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 11 deri 20 gradë Celsius, ndërsa temperatura maksimale prej 26 deri 37 gradë Celsius. – Advertisements – Në Shkup, moti do të jetë i ngjashëm. Temperatura minimale do të ulet deri 19 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale do të mbërrijë 35 gradë Celsius.
“Gazeta Shqiptare” është gazeta e pavarur më e vjetër në Shqipëri.E themeluar në 1927, publikimi i saj u ndërpre në 1939, me pushtimin fashist të Shqipërisë. E ndaluar dhe nga regjimi komunist, i rifilloi publikimet më 22 prill 1993.

