Personi që shihni në foto është Xhuljan Bullari, i riu që u gjet i vrarë në një makinë sot në Vlorë, në fshatin Babicë. Siç u raportua edhe më herët ndaj të riut u qëllua me tre plumba, ku njëri e ka kapur në kokë, duke i marrë jetën në vend.
Trupi i pajetë i 25-vjeçarit u gjet nga kalimtarët e rastit, brenda makinës Fiat Punto me targa TR 3437 R. Deri më tani nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur ngjarja, ndërsa po hetohet rreth konflikteve që mund të ketë pasur i riu.
Xhuljano Bullari nuk është emër i panjohur për policinë, pasi në vitin 2018 ishte arrestuar për dhënie ndihmë të emigrantëve të paligjshëm sirianë, ku u kap bashkë me një të ri tjetër duke transportuar 7 shtetas sirianë.



