Author: almakos

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon nga 10.848 testime, 1.901 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. MSH njofton se gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 13 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 433 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 107.999.Në total numri i rasteve aktive është 21.922. Në 24 orët e fundit janë dhënë 21.719 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 729.554 doza të vaksinës. Deri më sot 244.235 qytetarë janë vaksinuar me dozën e…

Lexo më Shumë

Policia e Korçës ka vënë në pranga një 33-vjeçar, që u përfshi në konfliktin mes dy biznesmenëve në Malin e Marovës në Korçë.Në flagrancë është arrestuar pas deklaratave të marra e pas këqyrjes së pamjeve filmike, E. M., 33 vjeç, banues në Korçë. Njoftimi i policisë: Në vijim të veprimeve hetimore të kryera, me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur një ditë më parë, në afërsi të një kompleksi në Malin e Moravës, Korçë, ku u plagos me sende të mprehta e të forta shtetasi S. M., 68 vjeç, banues në Korçë, ju informojmë se: Specialistët…

Lexo më Shumë

Nj shofer bashkë me një pasagjere janë arrestuar në Tiranë me drogë. 34-vjeçari u kap duke drejtuar mjetin nën efektin e lëndëve narkotike kurse me vete kishte dhe 39-vjeçaren H.B. Po ashtu policët i gjetën në mjet edhe një sasi lënde narkotike heroinë. Nga ana tjetër në rrugën ‘’Jordan Misja” në Tiranë një 38-vjeçar ka goditur me thikë një 32-vjeçar. Autori është arrestuar menjëherë kurse 32-vjeçari ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. NJOFTIMI NGA POLICIA Tiranë  Vihen në pranga 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve…

Lexo më Shumë

Gjykata Themelore në Ferizaj ka bërë të ditura detaje në lidhje me vrasjen e 18-vjeçares në Ferizaj, teksa ka njoftuar se të dyshuarit tjetër Arbër Sejdiu, i cili e dërgoi bashkë me Dardan Krivaqën, tashmë të ndjerën në Emergjencën e Ferizajt, i është caktuar masa e paraburgimit. “Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit A.S. shtetas Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale të kryer në bashkëkryerje vrasje e rëndë nga neni 173 paragrafi 1 nën paragrafi 1.4 dhe…

Lexo më Shumë

Një zëdhënëse e Komisionit Europian i tha Deutsche Welles, se procesi i pranimit të vendeve të Ballkanit në sistemin e certifikatave digjitale COVID të BE është në vazhdim, e së shpejti do të ketë aty vende të tjera. Certifikata digjitale e vaksinimit kundër COVID është në funksionim brenda BE nga 1 korriku. Vendet anëtare të Bashkimit Europian e njohin këtë certifikatë dhe qytetarët e pajisur me të mund të udhëtojnë të lirë. Por vendet e Ballkanit kanë qenë të përjashtuara deri më tani. Para dy ditësh BE futi në sistemin e saj edhe certifikatat digjitale të lëshuara nga Maqedonia e…

Lexo më Shumë

Qeveria greke shpall paketën e re të masave, që do të jenë në fuqi deri në Mars 2022. Ministri i Shëndetësisë së vendit, Vasilis Kikilias, ka theksuar se nga shtatori nuk do të ketë më teste falas për covid-19 për të pavaksinuarit, madje nga 1 shtator të punësuarit në sektorin e shëndetësisë që nuk kanë paraqitur certifikatën e vaksinimit do të ndalohen nga puna derisa të vaksinohen. Gjithashtu, për të pavaksinuarit ambientet e brendshme si dhe institucionet publike do të jenë thuajse të padepërtueshëm. Nëpunësit e sektorit publik dhe privat do të deklarojnë në aplikacionin elektronik covid free app të…

Lexo më Shumë

Është arrestuar i dyshuari kryesor i vrasjes së 18-vjecares, M.O, Dardan Krivaqa. Lajmin e ka konfirmuar para masës që po protestonin një zyrtar i policisë së Kosovës. ‘Para dy tre minuta e kemi marrë konfirmimin se Dardan Krivaqa është arrestuar në Ferizaj’, tha ai. ‘Njësitet policore janë në terren, janë duke e sjellë në polici, është arrestuar në territorin e Ferizajt me një fshat, pas pak dalim me komunikatë për shtyp’, thotë ai.Dardan Krivaqa është i dyshuari kryesor për vrasjen e 18-vjeçares, M.O, që të dielën është dërguar pa shenja jete në emergjencën e Ferizajt.I arrestuar si i dyshuar për këtë…

Lexo më Shumë

Një pushues nga Ukraina është mbytur në bregdetin shqiptar.Policia njofton se është mbytur duke u larë në det turisti A. R., rreth 66 vjeç. Kavajë/Informacion paraprak Rreth orës 11:30, në plazhin e Golemit, në breg të detit është gjetur pa shenja jete shtetasi Ukrainas A. R., rreth 66 vjeç, i cili dyshohet se është mbytur duke u larë në det.Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes.

Lexo më Shumë

Policia e Vlorës ka parandaluar një ngjarje kriminale në një familje, duke arrestuar një 47-vjeçar.Në pranga ka rënë shtetasi A. B., banues në Vlorë, pasi ka kanosur me thikë djalin e tij, ndërsa është sekuestruar arma e ftohtë.Gjithashtu, Policia e Vlorës ka arrestuar edhe disa shtetas të tjerë, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale. Njoftimi i policisë: Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, pas njoftimit se në lagjen “Pavarësia”, në ambientet e banesës, shtetasi A. B. kishte ushtruar dhunë fizike dhe po kanoste me mjet prerës (thikë) djalin e tij, menjëherë kanë shkuar në adresën e dhënë, duke…

Lexo më Shumë

“Kryefamiljari ka të drejtë të zërë vendin kryesor në shtëpi, të posedojë armët e tij, të kontrollojë fitimet e atyre që jetojnë me të, të blejë, shesë dhe ndryshojë tokën, të japë dhe të marrë hua dhe të hyjë në garanci, të ndërtojë shtëpi, të ketë verë ose raki, të ndëshkojë ata që jetojnë në shtëpi kur nuk sillen në interes të familjes. —Nga ligjet e Kanunit të Lekë Dukagjinit (Kosovë, shek. XV).”. Kështu do ta niste artikullin e tij, William Langewiesche, gazetari i revistës amerikane, Vanity Fair, dedikuar ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj në 12 nëntor të 2008. Teksa…

Lexo më Shumë

Tefik Osmani premton një Tiranë ndryshe këtë sezon. Drejtori i bardhebluve flet pa doreza në një intervistë për “Panorama Sport” dhe nuk kursen askënd, as veten e tij. “Nëse nuk ia dolëm të shkonim as në Europë sezonin që shkoi, fajtor jam edhe unë, pavarësisht se pati plot gjëra të tjera që dolën jashtë parashikimeve. Por tani jemi ndryshe dhe Shehi ka një skuadër siç e donte ai. Ka ikur koha kur gazetarë të ndryshëm trazonin ujërat në klub”, thotë ndër të tjera ai. Si do të jetë Tirana këtë vit? Do të jetë një skuadër ndryshe. Investimi është shumë…

Lexo më Shumë

Bledar Muça i cili mbeti i vrarë gjatë atentatit në Lushnje nuk rezulton me precedent penale. Ai është pronar i disa lokaleve në qytet, një prej të cilëve dhe “Pedonale’’ ku mbeti i vrarë. Mësohet se janë mbi 20 të shoqëruar në komisariatin e Lushnjes për verifikime. Pista e parë hetimore e këtij atentati është lidhja fisnore që ka Muça me Roland Shytin, anëtarin e bandës “Hakmarrje për Drejtësi”. Muça rezulton i martuar me mbesën e Shytit dhe përveç kësaj lidhje fisnore kanë dhe lidhje të forta miqësie. Nuk përjashtohet edhe një pistë tjetër e cila i përket konflikteve për…

Lexo më Shumë