Author: almakos

Policia Rrugore  ka vijuar monitorimin e pandërprerë në të gjitha akset rrugore nacionale, qendrat  urbane dhe akset kryesore rurale me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe rritjen e parametrave të sigurisë rrugore. Në një njoftim zyrtar Policia Rrugore bën me dije se  janë arrestuar në flagrancë 15 drejtues mjetesh, ka pezulluar 96 leje drejtimi dhe duke ndëshkuar  3245 persona për shkelje që sjellin pasoja në jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës. Policia gjithashtu nisur nga fakti se në akset rrugore në drejtim të zonave bregdetare dhe turistike vijon të ketë fluks shumë të lartë të automjeteve, apelon për të…

Lexo më Shumë

Një plagosje ka ndodhur pak minuta më parë në Tiranë. Gazetarja Klodiana Lala raporton se ngjarja ka ndodhur në fillim të Rrugës së Barrikadave, ku i plagosur me thikë ka mbetur shtetasi Gerian Nano, 34 vjeç.Mësohet se i riu është jashtë rrezikut për jetën.Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes në fjalë si dhe identiteti i autorit. Vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave. NJOFTIMI I POLICISE Më datë 25.08.2021, rreth orës 14:40, në Rrugën e Barrikadave, në rrethana ende të paqarta është dëmtuar me mjet prerës (thikë) shtetasi G. M. 34 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin…

Lexo më Shumë

14 persona kanë vdekur si pasojë e Koronavirusit gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë. Siç bën të ditur Ministria e Shëndetësisë, janë regjistruar 2541 raste të reja pozitive, ndërsa 604 qytetarë janë shëruar, përcjell Bota sot. Njoftimi i MSH: 25 Gusht 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 18.326 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 747.898 doza të vaksinës. Deri më sot 250.626 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 12.618 testime,…

Lexo më Shumë

Analisti Spartak Ngjela i ftuar në rubrikën ‘’Opinion’’ në News24 ka folur për dy mandatet e Ramës, qeevrinë e re dhe çështjen Berisha Ngjela thotë se deri më tani qeveritë e Ramës në dy mandatet e  para nuk kanë pasur asnjë arritje, por vetëm staniacion duke siguruar që mos ketë krizë. “Çfarë arritjesh se s’kam dëgjuar? Ku në të gjitha fushat? Do thuash  çfarë? Ku di unë. Do thotë bëmë këtë, këtë, këtë. Është abstraksion. S’ka aritje. Staniacion. Pyetja ime është kjo, sa e blen këtë pas 8 vitesh. Sa e ke rrogën pas 8 vitesh? Me kë flas? Çfarë arritjesh? Bluzat…

Lexo më Shumë

Kreu i PD, Lulzim Basha ka reaguar pas fjalës përmbyllëse të kryeministrit Edi Rama për mandatin e dytë, teksa ka pohuar se “nuk ka asgjë të re nga përsëritja e mashtrimeve të vjetra.” Me anë të një postimi në Twitter, Basha thotë se bilanci real i regjimit që masakron zgjedhjet është korrupsioni që ka kapur shtetin dhe është i përhapur në çdo qelizë të qeverisë duke varfëruar dhe largon shqiptarët. Sipas tij, Partia Demokratike është e angazhuar për të sjellë ato zgjidhje që masakra e 25 prillit u mohoi qytetarëve. Basha: Asgjë e re nga përsëritja e mashtrimeve të vjetra.…

Lexo më Shumë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka nënshkruar sot amendamentin e dytë të Marrëveshjes së Grantit për Objektivat Zhvillimore me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me të cilin Republika e Kosovës përfiton edhe 3.8 milion dollarë shtesë. Kjo marrëveshje fillimisht ishte nënshkruar në nëntor të vitit 2020, me të cilën Republika e Kosovës ka përfituar 33 milion dollarë nga USAID-i. Në maj të këtij viti, u nënshkrua amendamenti 1 i marrëveshjes, i cili i siguron Republikës së Kosovës një shtesë të mjeteve financiare në shumën prej 1.6 milion dollarë amerikan. Kurse sot, me amendamentin 2 të kësaj marrëveshjeje, Republika e Kosovës…

Lexo më Shumë

Dorëheqja e Najada Çomos nga mandati i deputetes bën që Partia Socialiste ta zëvendësojë me një emër tjetër në listën e zgjedhjeve të 25 prillit. Lajmi për dorëzimin e mandatit të Çomos u bë i ditur nga kryeministri Edi Rama, i cili tha se ajo ka vendosur t’i përkushtohet punës në Spitalin Infektiv kundër koronavirusit. Ndërkohë, në karrigen e deputetes do të ulet një tjetër socialist. Në bazë të kodit zgjedhor, një deputet që i përket shtresës më pak të përfaqësuar në Parlament (në këtë rast gratë) lë mandatin për një arsye të caktuar, ky mandat i shkon një tjetër…

Lexo më Shumë

Kryeministri Edi Rama theksoi  se javën e ardhshme do të shpallë qeverinë e re, të dalë nga zgjedhjet e 25 prillit të 2021. Në fjalën e tij përmbyllëse të mandatit të dytë qeverisës, Rama deklaroi se qeveria e re kërkon një formacion të mirë qeverisës, një kryesi të mirë të grupit parlamentar, si dhe një stol rezervash të gjatë, për të pasur mundësi energjizimi të partisë. “Qeveria e re do të shpallet javën e ardhshme dhe ju do të vijoni të gjithë punën deri në minutën e kalimit të detyrës, pa lënë asnjë ditë të shkojë kot. Kemi një skuadër…

Lexo më Shumë

Policia e Fierit ka arrestuar katër persona, dy prej të cilëve të shpallur në kërkim, pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale. Nga sa bëhet e ditur në pranga kanë rënë shtetasi Artur Xhafa, Xhabir Berisha, Mirjan Shehu dhe Nexhat Sada. Njëri prej të arrestuarve, shtetasi Mirjan Shehu, akuzohet se ka vjedhur në banesën e shtetasit A. V., shumën 2.050.000 lekë të rinj dhe 2 televizorë, ngjarje e ndodhur në vitin 2013. Njoftimi i policisë: Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Seksionin Operacional në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, në vijim të punës për kapjen e…

Lexo më Shumë

Seanca gjyqësore për vrasjen e 18-vjeçares Osmani në Kosovë është ndërprerë. Autorit të vrasjes, Dardan Krivaqës iu përkeqësua gjendja shëndetësore dhe është nxjerrë nga GJykata. Ai po merr ndihmën e parë, por mësohet se nuk është dërguar në emergjencë. Krivaqa bashkë me Arbër Sejdiun disa ditë më parë lanë të vdekur në derën e spitalit 18-vjeëaren. Krivaqa dhe Osmani ishin të lidhur dhe dyshohet se vrasja ndodhi për xhelozi.

Lexo më Shumë

Drejtuesja e Departamentit të Kontrollit të Sëmundjeve Infektive, Silva Bino tha se gjithë Ballkani tashmë po shënon rritje rastesh. Lidhur me vendimin e SHBA për ta future SHqipërinë në nivelin 3 të riskut, ajo thotë se nga list aka mbetur jashtë vetëm Rumania, teksa në po të njëjtin nivel janë dhe Franca me Italinë. Ajo thekson se shkak i rritjes së rasteve ka qenë sezoni veror dhe kryesisht grumbullimet e moszbatimi i masave antiCovid. ‘’Nuk është vetëm Shqipëria, gjithë Ballkani përveç Rumanisë, është Italia, Franca, Kroacia. Jo vetëm Shqipëria në nivelin 3. Pra, këtë gjë doja të theksoja. Duket sikur…

Lexo më Shumë

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka dalë sot në një konferencë për media, prej ku ka thënë se ka një rritje të rasteve të reja ditore, për shkak të virusit Delta. Shefja e ISHP, Albana Fico, deklaroi se mesatarja javore e rasteve të reja ka shkuar në 482 nga 291 që ishte një javë më parë. Sipas Ficos, “masat nuk kanë ndryshuar, por duhen zbatuar ato që janë, si përdorimi i maskës, mbajtja e distancës dhe higjiena”. “Mesatarja javore e rasteve të reja ka shkuar në 482 raste, nga 291 që ishin një javë më parë. Numri total i rasteve aktive…

Lexo më Shumë