Kalimi i masave ajrore më të freskëta dhe të lagështa ka bërë që vendi ynë të jetë orët e fundit në ndikimin e një moti të paqendrueshëm.
Sinoptikanët e Meteoalb thonë se nga mesnata sonte deri mesditën e të premtes, reshjet e shiut e përkohësisht shtrëngatat e shkurtra do të jenë prezente si pasojë e qarkullimit të të njëjtave masa.
Më të prekura nga reshjet e shiut do të jenë pjesa bregdetare dhe zonat e ulëta.
Më tej moti do të vijë drejt kthjellimit.
Era do të fryjë nga juglindja e jugperëndimi me shpejtësi 1 deri në 8 m/sek duke u shoqëruar me valëzim të forcës 2 deri në ballë.
Temperaturat parashikohen:
zonat malore 14°C deri në 29°C
zonat e ulëta 16°C deri në 33°C
zonat bregdetare 18°C deri në 31°C



