Author: almakos

Presidenti Ilir Meta ka folur për skandalin e incerneratorëve të cilën e ka konsideruar një aferë të rëndë korruptive e një grupi të struktruar kriminal. Sipas Metës, selia e këtij grupi është vetë Kryeministria. Në një intervistë për Të Paekspozuarit në MCN, Meta vuri në dukje se “përgjegjësi kryesor i aferës së inceneratorëve është kryetari i Këshillit të Ministrave, do të thotë Kryeministri” “Inceneratoret janë një afere e rëndë korruptive, e një grupi të strukturuar kriminal me seli në Këshillin e Ministrave. Përgjegjësi kryesor i aferës së inceneratorëve është kryetari i Këshillit të Ministrave, do të thotë Kryeministri. Tek inceneratorët…

Lexo më Shumë

Shefi i grupit parlamentar të BDI-së Arbër Ademi njëherit dhe kryetar i Komisionit për Çështje Evropiane hodhi poshtë akuzat e deputetes së VMRO-DPMNE-së Blagica Lasovska për keqpërdorim të flamurit evropian, gjatë miratimit të propozim ligjeve me ligjeve. – Advertisements – Sipas Ademit propozim/ligjet me flamur evropian vijnë nga Qeveria dhe jo nga deputetët, shkruan Alsat. “Propozim/ligjet me flamur evropian vijnë vetëm nga Qeveria dhe jo nga kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane, jo nga deputetët. Deputetët nuk kanë mundësi që të propozojnë propozim/ligje me flamur evropian. Por kur vijnë si të tilla nga propozuesi më i madh që është Qeveria,…

Lexo më Shumë

Është ndarë nga jeta në moshën 87-vjeçare Kadrie Kadare, motra e shkrimtarit të madh. Ajo u shua të mërkurën dhe u përcoll për në banesën e fundit të enjten në Tiranë. Në ceremoninë e varrimit ishte i pranishëm edhe shkrimtari dhe miq e të afërm të familjes.Kadrie Kadare ka qenë redaktore letrare në disa media. E njohur në qarqet letrare si Kakuja, vitet e fundit ajo punoi edhe në shtëpinë botuese “Onufri”

Lexo më Shumë

Pas një votimi pa debat, Kuvendi rrëzoi të enjten katër kandidatët e përzgjedhur nga trupat e pedagogëve si anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokukurorisë. Katër emrat e përzgjedhur për të plotësuar 4 vakancat në këto dy institucione nuk morën numrin e domosdoshëm të votave, duke e rikthyer procedurat e përzgjedhjes së tyre në nënkomisionin e posaçëm të ligjeve. Kandidatët për anëtarë të KLGJ-së, Yllka Rupa dhe Orjona Muçollari, morën 87 vota pro, 9 kundër dhe 16 abstenim. Edhe dy kandidatët për KLP-në, Ilir Rusi dhe Mirela Bogdani u rrëzuan pasi morën 87 vota pro,…

Lexo më Shumë

Inflacioni është fiksuar në nivelin 3.7% në janar, pa ndryshuar nga muaji dhjetor, por sërish më i lartë se objektivi i Bankës Qendrore. Ndryshe nga muaji i mëparshëm ngritja e çmimeve është më e fortë tek ushqimet këtë muaj. Sipas shifrave rritje të fortë kanë perimet me 17%, frutat, por edhe vajrat dhe yndyrat. Të gjitha këto produkte ndikojnë në mënyrë direkte në koston e jetesës së qytetarëve. Më pas, Transporti është grupi i dytë me ndikimin më të fortë në inflacion, teksa shpenzimet për karburante janë rritur me 9%. Statistikat tregojnë se në kushtet kur qytetarët po shpenzojnë shumë…

Lexo më Shumë

Sipas hulumtimit të “Economist” për indeksin e demokracisë në botë, Maqedonia ka përmirësuar indeksin e demokracisë për 5 vende, në krahasim me vitin e kaluar dhe është një nga 13 shtetet nga ato 167 në përgjthësi, që kanë ndryshuar statusin e tyre. – Advertisements – Këtë vit Maqedonia, e renditur në vendin e 73-të me indeks 6.03, ka kaluar nga “regjimi hibrid” në kategorinë e “demokracisë me të meta”. Procesi zgjedhor dhe pluralizmi, funksionimi i qeverisë, pjesëmarrja politike, kultura politike demokratike dhe liritë qytetare janë pesë masat, sipas të cilave matet indeksi i demokracisë, nga të cilat Maqedonia është treguar…

Lexo më Shumë

Presidenti i Republikës Ilir Meta, ka vlerësuar luftëtari e çetës së Çerçiz e Bajo Topullit, Seit Skënderi (Frashëri) me titullin e lartë “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”. Presidenti Meta theksoi se vepra e tij, si e të gjithë luftëtarëve, dëshmorëve dhe heronjve, në mbrojtje të pavarësisë, integritetit dhe sovranitetit të Shqipërisë do të mbetet gjithmonë frymëzues. “Zona e Dangëllisë, dhe kryeqendra e saj, Frashëri mbartin prej shekujsh, traditat dhe vlerat më të larta kombëtare. Nuk është rastësi që nga kjo trevë e patriotizmit dhe kulturës kanë dalë burra të jashtëzakonshëm, të mençur e trima, të penës e të dijes, por…

Lexo më Shumë

Delegacioni i udhëhequr nga ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski, sot po qëndron për vizitë pune në Sofje, Republika e Bullgarisë, ku u mbajt takimi i dytë i Grupit të punës për transport, energjetikë dhe vetëqeverisje lokale mes qeverive të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Bullgarisë – Advertisements – Siç bëri të ditur Ministra e Transportit dhe Lidhjeve, në kuadër të grupit të punës për infrastrukturë dhe transport rrugor i udhëhequr nga ministri Boçvarski, të dyja palët janë pajtuar në rritjen e kuotës së lejeve në 1.500 leje vjetore për transport të mallrave për edhe nga…

Lexo më Shumë

Kryedemokrati Lulzim Basha gjatë fjalës së tij për mediat pas dëshmisë së dhënë në SPAK mbrëmjen e sotme e ka konsideruar jë bisedë konstruktive atë me prokurorët belgë që do i shërbeje hetimit por nuk ka dhënë informacione më tej apo edhe për të treguar burimin e informacioneve të tij. “Unë personalisht kam bindjen që ishte një bisedë konstruktive dhe që i shërben hetimit. Në hetimet nuk mund të them më shumë informacione. Ju deklaruar se do jeni në dispozicion edhe këtu edhe ne SPAK. Cfarë nënkuptoni? “Asgjë përvec gadishmërisë për të bërë gjithkka për të mirën e shqiptarëve. Nuk…

Lexo më Shumë

Një person ka humbur jetën në një aksident fatal që ka ndodhur në autostradën Shtip-Radovishp në kilometrin e njëzetë. – Advertisements – Sipas zëdhënëses së SPB Shtip, Gordana Panajotova, bëhet fjalë për njërin nga shoferët e veturës që ka marrë pjesë në aksident. Sipas informacioneve nga terreni, ka ndodhur një përplasje në mes të një automjeti me targa të Radovishit dhe një kamion me targa të Shkupit, të cilët lëviznin në drejtim të kundërt. Aksidenti në stacionin policor Shtip është raportuar në ora 14:39″, njofton MIA. Rruga Shtip – Radovish aktualisht është e mbyllur për qarkullim.

Lexo më Shumë

Gazetare: Fatlume Dervishi – Advertisements – Emrat e zv/ministrave të Qeverisë së Kovaçevskit në shqyrtim para deputetëve. Kryeministri tha se si ministrat, ashtu edhe zv/ministrat do të përqendrohen në realizimin e angazhimeve kryesore të ekzekutivit, si standardi ekonomik, perspektivë dhe drejtësi. Në listë janë emra të cilët ishin edhe në përbërjen e kaluar, por edhe emra të rinj. “Ju sot fitoni detyrime të larta dhe përgjegjësi që të punoni për qytetarët tanë, përsëris, jo të drejta, por detyrime dhe përgjegjësi. Si kërkoj nga të gjithë ministrat, ashtu kërkoj dhe pres që ta bëni punën tuaj me efikasitet, në kohë dhe…

Lexo më Shumë