Kryedemokrati Lulzim Basha gjatë fjalës së tij për mediat pas dëshmisë së dhënë në SPAK mbrëmjen e sotme e ka konsideruar jë bisedë konstruktive atë me prokurorët belgë që do i shërbeje hetimit por nuk ka dhënë informacione më tej apo edhe për të treguar burimin e informacioneve të tij.
“Unë personalisht kam bindjen që ishte një bisedë konstruktive dhe që i shërben hetimit. Në hetimet nuk mund të them më shumë informacione.
Ju deklaruar se do jeni në dispozicion edhe këtu edhe ne SPAK. Cfarë nënkuptoni?
“Asgjë përvec gadishmërisë për të bërë gjithkka për të mirën e shqiptarëve. Nuk mund të ketë një Shqipëri të zhvilluar pa luftuar korupsionin ne politikanëve. PD e ka të pamundur të ndjekë pushimin e cdo cështje në prokurori. Unë ua kam thënë që cështja nuk është mbyllur dhe vazhdon. Dua të përsëris mbështetjen totale të PD ndaj SPAK e BKH ne hetimet e tyre e ju them kanë shef e bos tjetër në krye për vec qytetarëve shqiptarë.”



