Një grup prej 39 qytetar të Afganistanit të cilët përkohësisht qëndronin në vendin tonë, sot paradite nga aeroporti ndërkombëtarë i Shkupit u nisën për në Kanada, vend ky i cili u siguroi qëndrim në pajtim me aksionin e bashkuar global për ndihmë të popullatës civile afgane. – Advertisements – “Momentalisht në Republikën e Maqedonisë së Veriut qëndrojnë 503 qytetar afganë. Nga vendi deri tani janë larguar 217 civil të cilëve qëndrim të përhershëm u siguruan më shumë shtete”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga shërbimit qeveritar për marrëdhënie me publikun.
Author: almakos
I konsideruar si kreu i grupit kriminal, i vënë nën një sërë akuzash në Itali dhe Shqipëri, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, Moisi Habilaj vijon të jetë në arrati. Ai iku nga vendqëndrimi i tij, ku gjendej në masë arresti shtëpiak pak ditë para se sa Gjykata e Apelit në Katanja të jepte vendimin për dënimin e tij me 15.5 vite burg. Por ndërkohë që Habilaj mundi të arratisej, ndaj tij u lëshua një urdhër ndërkombëtar kërkimi. Ai nuk është gjendur ende as nga Policia italiane dhe as nga Interpoli, por Moisi Habilaj nuk i ka mbyllur ende problemet e…
Gjatë ditës së djeshme diku rreth orës 19:25 minuta në rrugën “Çerenja” në Shtip, policia, gjegjësisht njësiti special “Tigrat” kanë privuar nga liria 32 vjeçarin E.M. nga Shtipi. Ai kërkohej me fletarrestim qendror të lëshuar nga Shtëpia Ndëshkuese-Shtip, për shkak të arratisjes nga burgu. – Advertisements – E.M. është i dënuar me 12 vjet e 5 muaj heqje lirie për më shumë vepra penale, ndërkohë që i kishin ngelur edhe 5 vjet e 2 muaj. Personi në fjalë është dërguar menjëherë në burg për të vuajtur dënimin e mbetur.
Një 62-vjeçar është arrestuar nga Policia e Gjirokastrës në kuadër të operacionit të koduar “Last Winter”, pasi u kap me dy armë zjarri, municion luftarak dhe pajisje të ndryshme që përdoren për kultivimin e bimëve narkotike në ambiente të mbyllura. Në pranga ka rënë shtetasi Maliq Skënderi, për veprat penale “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Përdorimi i paligjshëm i teknologjisë së lartë” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”. Njoftimi i policisë: Në vijim të punës së pandërprerë për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave që mbajnë armë zjarri…
Kuvendi Kuvendi i Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme në rend dite ka ndryshimet në Ligjin për pagën minimale, me të cilën parashikohet që kjo pagë të rritet nga 15.200 në 18.000 denarë. – Advertisements – Nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë thonë se presin që deputetët njëzëri të mbështesin rritjen e pagës minimale. Marrëveshja për rritjen e pagës minimale është arritur të hënën, pas bisedimeve disaditore mes LSM-së, Qeverisë dhe Organizatës së Punëdhënësve. Sipas marrëveshjes, punëdhënësit do të rrisin pagën minimale, ndërsa shteti do të ndihmojë duke subvencionuar mbulimin e shpenzimeve për kontributet e punëtorëve.
20-vjeçari shqiptar i arratisur në Shqipëri pas vrasjes së 19-vjeçarit, Alqis Kambanu, ka kërkuar të dorëzohet në autoritetet greke. Mësohet se ai ka bërë një telefonatë dhe ka kërkuar që të dorëzohet te uniformat blu, ndërsa është shpallur nga autoritetet greke në kërkim ndërkombëtar. Ngjarja ndodhi afër stadiumit të skuadrës “Aris” në Selanik. Me një telefonatë në një zyrë avokatie në Selanik, i riu ka kërkuar të dorëzohet vetë duke u kthyer në Greqi. Ndërkohë, avokatët grekë kanë thënë në median greke se pas lëshimit të urdhrit ndërkombëtar për arrest është e pamundur që i riu të kthehet vetë në Greqi,…
Delegacioni vendor i udhëhequr nga ministri i Transportit dhe Lidhjeve Bllagoj Boçvarski sot dhe nesër do të qëndrojë në Sofje, ku do të mbahet takimi i grupit punues për transport dhe infrastrukturë ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Bullgarisë. – Advertisements – Raportohet se në takim do të diskutohet për linjën ajrore të paralajmëruar nga Sofja në Shkup, si dhe për çështje me interes të përbashkët në fushën e trafikut rrugor, lidhjes së transportit dhe digjitalizimit. Në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit nesër pritet të mbërrijnë delegacionet e Maqedonisë dhe Bullgarisë, së bashku me operatorët turistikë. Fluturimi Shkup…
Situata e krijuar nga pandemia në vitin 2020, kur vendi për disa muaj ishte në karantinë, ka nxitur pushimet brenda vendit, duke kompensuar disi rënien e ndjeshme të hyrjeve të të huajve. INSTAT ka publikuar raportin “Turizmi në shifra 2020” i cili jep treguesit kryesorë mbi turizmin në Shqipëri, bazuar në dy anketa “Pushime dhe Udhëtime” dhe “Anketa e Strukturave Akomoduese”. Duke iu referuar vitit 2020, statistikat në lidhje me turistët e huaj dhe vendas në Shqipëri synojnë të monitorojnë karakteristikat dhe zhvillimet e turizmit në vendin tonë, sipas INSTAT. Sipas raportit, në vitin 2020, janë regjistruar 1,4 % më…
Në krye të listës së politikanëve më të pasur në Itali është gjithmonë ai: Silvio Berlusconi. Drejtuesi i Forza Italia ka deklaruar në organet tatimore mbi 50 milionë euro. Në raport me të njëjtën periudhë të vitit 2021, shuma e kryeministrit aktual Mario Draghi është afërsisht 528 mijë euro. Përveç shumës së tatueshme, pasuria e Berlusconit lidhet me paratë e tij në bankë, aksionet, vilat që zotëron dhe makinat në emër të tij. Deri në vitin 2020, pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme të Berlusconit nuk kanë ndryshuar. Formulari i dorëzuar tek autoritetet tatimore në vitin 2021, megjithatë, tregon se…
Serbia ka dërguar në gjyq disa prej personaliteteve shqiptare të Luginës së Preshëvës të cilat prokuroria serbe i akuzon për shkelje ligjesh. Kështu, ish-drejtori i Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc, Granit Sadriu është dërguar në gjykatë me arsyetimin se ka shkelur ligjin pasi ka lëshuar njërën nga sallat e këtij institucioni për manifestimin e Ditës së Flamurit Kombëtar. “Kjo është shkelje e të drejtave të njeriut. Në vendet tjera në shekullin XXI njerëzit mendojnë për zhvillim ekonomik”, deklaroi Sadriu në RTK. Nga ana tjetër departamenti Special i Prokurorisë së Nishit ka ngritur aktakuzë ndaj deputetit Shaip Kamberi për tejkalim të ndarjeve…
Qeveria duhet të ndihmojë vetëm kompanitë që nuk kanë mundësi të paguajnë pagën minimale, por jo edhe ata që kanë mundësi, tha në emisionin “Magazina Ekonomike” në Alsat, eksperti i ekonomisë Branimir Jovanoviq. – Advertisements – “Shteti nuk duhet të ndihmojë kompanitë që mund ta rrisin pagën minimale dhe kompanitë që nxjerrin fitime të mëdha. Për shembull, nëse keni një fabrikë të madhe që punëson 5000 njerëz, 90% e të cilëve janë me pagë minimale, dhe ajo fabrika ka fitim miliona, pse duhet ta ndihmojë shteti, mund t’i rrisë vetë pagat. Nuk ka asnjë justifikim,” tha Jovanoviç.
Amerika Latine është shëndërruar në një “strehë të sigurtë” për shqiptarët për të lulëzuar biznesin e trafikut të drogës. Pas Ekuadorit, shqiptarët kanë tentuar të provojnë edhe Panamanë në trafikun e drogës. Por duket se kalimi i kufirit të Panamasë është më i vështirë se ai i Ekuadorit ku shumë prej trafikantëve të drogës mund të hyjnë lirisht. Kështu policia panameze ka goditur tre raste të trafikut të drogës që vinin nga vinin nga vendet evropiane, rumunë, britanikë dhe midis tyre edhe shqiptarë. Po ashtu shumë prej trafikantëve të drogës vinin edhe nga Kolumbia, Republika Domenikane, Kuba, Ekuadori, Peruja dhe…

