Qeveria duhet të ndihmojë vetëm kompanitë që nuk kanë mundësi të paguajnë pagën minimale, por jo edhe ata që kanë mundësi, tha në emisionin “Magazina Ekonomike” në Alsat, eksperti i ekonomisë Branimir Jovanoviq.
– Advertisements –
“Shteti nuk duhet të ndihmojë kompanitë që mund ta rrisin pagën minimale dhe kompanitë që nxjerrin fitime të mëdha. Për shembull, nëse keni një fabrikë të madhe që punëson 5000 njerëz, 90% e të cilëve janë me pagë minimale, dhe ajo fabrika ka fitim miliona, pse duhet ta ndihmojë shteti, mund t’i rrisë vetë pagat. Nuk ka asnjë justifikim,” tha Jovanoviç.



