Kryetari i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, Darko Dimovski, shprehi falënderim për miratimin e zgjidhjes ligjore për pagën minimale, duke theksuar se bazës prej 18.000 denarë, e cila mbulon shportën e konsumatorit, do t’i shtohen edhe disa baza. – Advertisements – “Paga minimale nuk mund të jetë 18.000 denarë, por në atë shumë rriten shtesat sipas kontratës kolektive, siç janë stazhi, puna me turne, puna e natës, puna për festa dhe zgjidhja e pashmangshme ligjore, e diela ditë jopune. – tha Dimovski./ Alsat.mk
Author: almakos
E nisur si një furtunë e vogël mbi një konflikt interesi, ku paratë publike përfundojnë në duart e personave që kanë lidhje me zyrtarët, skandali që ka përfshirë Fondin Shqiptar të Zhvillimit me personazh kryesor shefin e kuzhinës Alfio Rrotani, ka përfunduar në duart e SPAK. Në lojë janë 410 mijë dollarë, për të dizenjuar një meny me ushqimet tradicionale shqiptare, realizimin e një dokumentari me seri, dhe promovimin e produkteve vendase. Emisioni “Ne Shenjester” ne ‘News24’ sjell fakte të reja. Skema e përzgjedhur nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit për të tenderuar këtë shumë parash është një procedura e prokurimit…
Tre ministra nga Bullgaria dhe dy nga Republika e Maqedonisë së Veriut do të marrin pjesë nesër në takimin e grupit ndërdikasterial për bashkëpunim në fushat e infrastrukturës, transportit dhe lidhjes, kumtuan nga Ministria për Zhvillim Rajonal dhe Punë Publike e Bullgarisë. – Advertisements – Në takim do të marrin pjesë zëvendëskryeministri dhe ministri i Zhvillimit Rajonal dhe Punëve Publike Grozdan Karaxhov, ministri i Vetëqeverisjes Lokale të Republikës së Maqedonisë së Veriut Goran Milevski, ministrat e Transportit të Bullgarisë – Nikolay Sabev dhe ministri i Maqedonisë së Veriut – Bllagoj Boçvarski dhe ministri i Energjisë Aleksandar Nikollov. Në takimin e…
Marina kolumbiane ka sekuestruar në një anije, 4 tonë kokainë. Anija e cila kishte si destinacion Amerikën Qendrore përpara mendohet se transportonte drogë me vlerë 150 milion dollarë. Kjo është konsideruar si ngarkesa më e madhe e drogës së kapur nga forcat detare të Paqësorit në dy vitet e fundit, transmeton Insight Crime. Inteligjenca Detare, njësitë e Stacionit të Rojës Bregdetare të Tumaco-s dhe një patrullimi ajror bënë që të ndalonin anijen me drogë ndërsa kanë vendosur në pranga katër persona. Gjatë bastisjes së anijes 15 metra të gjatë, u gjetën 200 thasë me 4000 pako kokainë.
Nje ngjarje e rende eshte regjistruar ne Gjermani. Një shofer kamioni në gjendje të dehur kaloi në semafor të kuq, duke dëmtuar më shumë se 30 automjete. Nga aksidenti u shkaktua një zjarr në një shtëpi në Gjermaninë jugore mbrëmjen e së martës. Ai u plagosi veten dhe dy të tjerë në mes të kaosit në Fuerth, Bavari. “Shoferi turk 50-vjeçar u arrestua në vendngjarje dhe ishte në gjendje të dehur”, tha policia, duke shtuar se dëmi ishte i madh. Oficerët shpjeguan se ai nuk arriti ta kuptonte që semafori ishte i kuq dhe goditi një makinë pasagjerësh në një…
Gjykata e Tiranës ka dënuar me 37 vite burg dy vëllezërit që akuzohen për vrasjen e taksistit Avdulla Budlla në Rinas. Bëhet fjalë për vëllezërit Saimir dhe Arsil Shera, të cilët akuzohen për vrasje me paramendim. Ata e vranë taksistin 71-vjeçar, për një histori që ishte përhapur në fshat mes tij dhe nënës së tyre. Për këtë gjë ata në gjykatë thanë se ishin të rënduar psikologjikisht dhe se thashethemet që fliteshin nëpër fshat ndikuan shumë te gjendja e tyre mendore. Rëndimin psikologjik, vëllezërit e përdorën në gjykatë, si një mënyrë për të ulur dënimin e tyre. 71-vjeçari Abdulla Budlla, baba…
Partia Demokratike ka përjetuar një përçarje të thellë gjatë këtyre muajve të fundit, një përçarje që nisi me shpalljen “non-grata” të Sali Berishës. Kjo përçarje kulminoi me protesta të dhunshme në përpjekje të ish-kryeministrit për të marrë nën kontroll selinë blu më 8 janar. Berisha dhe pasuesi i tij, kreu de juro i PD-së, Lulzim Basha e kanë çuar konfliktin e tyre edhe një hap më tej, në Gjykatë. Partia Demokratike doli kundër faktit se Agron Zhukri do të ishte gjyqtari që do të vendosë lidhur me ligjshmërinë e Statutit të ri të Partisë Demokratike, që është dorëzuar nga Komisioni…
Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 4.153 testime për COVID-19 ku 1554 persona kanë rezultuar pozitiv, shkruan Alsat. – Advertisements – Po ashtu janë regjistruar edhe 22 pacientë të vdekur, ndërsa nga sistemi “Termini im” janë paraqitur edhe 12 pacientë të vdekur, të cilët kanë ndërruar jetë në periudhën prej 30 janar deri 6 shkurt 2022. Ndërsa 1.843 pacientë të shëruar janë shëruar nga kt virus./ Alsat.mk
Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 6 persona, ndërsa 700 të tjerë rezultojnë të infektuar. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, kanë ndërruar jetë një qytetar nga Korça 48 vjeç, dy qytetarë nga Tirana të moshave 66-71 vjeç, një qytetare nga Vlora 71 vjeçe, një qytetare nga Durrësi 78 vjeçe, një qytetar nga Elbasani 84 vjeç. Ndërkohë, raportohet se aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 123 pacientë, nga të cilët 12 janë në gjendje më të rënduar. Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Sipas…
Gazetare: Melihate Rustemi – Advertisements – Matematikë, fizikë, kimi, biologji, histori dhe gjeografi janë lëndët të cilat po përballen me mungesë kuadri në shkolla të caktuara fillore dhe të mesme. Drejtorët që kontaktuam thanë për Alsat se në raste të caktuara nxënësit kanë ngelur disa javë rresht pa mësim për shkak se vështirë mund të gjendet zëvendësim. Për momentin, shkolla fillore “Liria” në Shkup nuk përballet me këtë problematikë. Por, drejtoresha Teuta Idrizi tha se motivimi I nxënësve duhet nisur që nga arsimi fillor. “Kur të arrijnë klasat e teta dhe të nënta veç më me këto punë merren kujdestarët…
Gjërat që duhet ti bëni nëse nuk ju zë gjumi Nëse qumështi i ngrohtë, dushi apo leximi i librit nuk jua sjell gjumin, atëherë ka edhe një teknikë tjetër që ia vlen ta provoni. Ajo njihet si teknika 4-7-8 dhe sipas raportimeve pretendohet t’ju vërë në gjumë brenda 60 sekondave. Gjithçka duhet të bëni është shumë e thjeshtë: – merrni frymë me hundë për 4 sekonda – mbajeni frymën 7 sekonda – lëshojeni frymën me gojë për 8 sekonda “Daily Mail” thotë se këto duhet të përsëriten 3 – 4 herë. Kjo teknikë i mbush me oksigjen mushkëritë duke qetësuar…
Fillimisht në këtë incenerator kanë mbërritur deputetët e mazhorancës dhe pak më vonë u bashkuan edhe ata të PD-së. Ky impianti i përpunimit të mbetjeve në Elbasan është i pari i këtij lloji që u ndërtua në Shqipëri me ardhjen në pushtet të së majtës në 2013. Edhe Deputetët e Partisë Demokratike Luçiano Boçi e Lefter Geshtenja kanë inspektuar të gjitha ambientet e brendshme të Inceneratorit. Gjatë fjalës së saj zëvendëskryetarja e Komisionit, Ermonela Felaj theksoi se ky objekt është vënë në funksion para disa vitesh. Gazetari Fatmir Popja raporton për BalkanWeb se pasi deputeti i PD-së, Boçi ka debatuar…

