Gjykata e Tiranës ka dënuar me 37 vite burg dy vëllezërit që akuzohen për vrasjen e taksistit Avdulla Budlla në Rinas.
Bëhet fjalë për vëllezërit Saimir dhe Arsil Shera, të cilët akuzohen për vrasje me paramendim.
Ata e vranë taksistin 71-vjeçar, për një histori që ishte përhapur në fshat mes tij dhe nënës së tyre. Për këtë gjë ata në gjykatë thanë se ishin të rënduar psikologjikisht dhe se thashethemet që fliteshin nëpër fshat ndikuan shumë te gjendja e tyre mendore. Rëndimin psikologjik, vëllezërit e përdorën në gjykatë, si një mënyrë për të ulur dënimin e tyre.
71-vjeçari Abdulla Budlla, baba i 3 djemve dhe 1 vajze u ekzekutua pasditen e 3 gushtit në zonën e Fushë Prezës në aksin që lidhet me aeroportin e Rinasit,ku edhe ishte parkuar me mjetin e tij si çdo ditë punë. Ndaj tij u afrua një mjet tip “Volkswagen”, dhe qëlloi me breshëri disa herë duke e lënë të vdekur në vend. Në vendngjarje nuk u gjet asnjë gëzhojë edhe pse ndaj tij ishte shtënë disa herë. Abdulla Budlla ishte një person pa precedent të mëparshëm penal e që njihej nga fqinjët në fshatin Ahmetaq si një njeri i qetë dhe shembullor. Por me arrestimin e të dyshuarve kryesore për ngjajren pritet që të mësohet edhe motiv lidhur me vrasjen e tij.



