Fillimisht në këtë incenerator kanë mbërritur deputetët e mazhorancës dhe pak më vonë u bashkuan edhe ata të PD-së. Ky impianti i përpunimit të mbetjeve në Elbasan është i pari i këtij lloji që u ndërtua në Shqipëri me ardhjen në pushtet të së majtës në 2013.
Edhe Deputetët e Partisë Demokratike Luçiano Boçi e Lefter Geshtenja kanë inspektuar të gjitha ambientet e brendshme të Inceneratorit. Gjatë fjalës së saj zëvendëskryetarja e Komisionit, Ermonela Felaj theksoi se ky objekt është vënë në funksion para disa vitesh. Gazetari Fatmir Popja raporton për BalkanWeb se pasi deputeti i PD-së, Boçi ka debatuar me Felajn, ai është ‘kapur’ edhe me administratorin e Inceniratorit për çështjen e energjisë.
Aktualisht Inceneratori i Elbasanit vijon punën, ndonëse është vënë nën sekuestro nga Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (SPAK). Ky komision më 11 shkurt do inspektojë inceneratorin e Tiranës. Ndërkohë nga datat 21 shkurt deri më 23 shkurt do të thirren dëshmitarët për të dëshmuar në këtë komision.



