Marina kolumbiane ka sekuestruar në një anije, 4 tonë kokainë. Anija e cila kishte si destinacion Amerikën Qendrore përpara mendohet se transportonte drogë me vlerë 150 milion dollarë.
Kjo është konsideruar si ngarkesa më e madhe e drogës së kapur nga forcat detare të Paqësorit në dy vitet e fundit, transmeton Insight Crime.
Inteligjenca Detare, njësitë e Stacionit të Rojës Bregdetare të Tumaco-s dhe një patrullimi ajror bënë që të ndalonin anijen me drogë ndërsa kanë vendosur në pranga katër persona. Gjatë bastisjes së anijes 15 metra të gjatë, u gjetën 200 thasë me 4000 pako kokainë.



