Author: almakos

Ish-ministrja Gordana Jankulloska, ish-ministri Mile Janakieski, si dhe ish-sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Martin Protugjer, në seancën e sotme për rastin “Titanik” e kanë pranuar fajësinë, përcjell “Fokus”. – Advertisements – Ata theksuan se përgjegjësinë e marrin nga pikëpamja morale, e në të kundërt nuk ndihen fajtorë. Edhe Biljana Brishkovska e pranoi fajësinë, si dhe katër të pandehur të tjerë. Gjyqi për këtë çështje së fundmi është rikthyer nga fillimi dhe për këtë arsye pas katër vitesh gjykim, të pandehurit patën një tjetër mundësi për ta pranuar fajin. Për ta është e ndarë procedura, e cila do të pasohet me…

Lexo më Shumë

Policia e Tiranës i ka vënë prangat dy personave në operacionin e koduar “Thread”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Pas hekurave përfunduan shtetasit Adrian Dida dhe Anesti Pinderi. Operacioni u zhvillua nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, ku u sekuestruan 570 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë, katër aparate celulare, dy automjete dhe 889.000 lekë të rinj, që dyshohen se janë përfituar nga shitja e lëndës narkotike. Të arrestuarit, Adrian Dida 19 vjeç dhe Anesti Pinderi, 62 vjeç, u lokalizuan dhe u…

Lexo më Shumë

Ministria për Punë të Brendshme njofton se edhe gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrollet e shtuara në trafik, me çrrastë janë shqiptuar 269 gjoba. – Advertisements – Sipas njoftimit të MPB-së vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 269 gjoba, nga të cilat 60 për tejkalim të shpejtësisë, 20 për mosdhënie përparësi këmbësorëve, 81 gjoba për kundërvajtje të kryera nga këmbësorët. Janë shqiptuar dhe 12 gjoba për drejtim të automjeteve pa patentë shofer, gjashtë për përdorim të celularit, katër për automjete të paregjistruara, tre për mosvënien e rripit të sigurimit, 65 për parkim të parregullt.

Lexo më Shumë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano zhvilloi një takim me përfaqësuesit e vendeve partnere, të atashuar në Shqipëri, për rritjen e kapaciteteve të Policisë së Shtetit, në luftën kundër terrorizmit, krimit të organizuar dhe trafiqeve të paligjshme. Gjatë takimit, Nano prezantoi strukturën e re të Njësisë së Informacionit të Pasagjerit, si një kapacitet më shumë në luftën e përbashkët kundër krimit dhe në rritjen e sigurisë në përgjithësi e të asaj kombëtare në veçanti. “Policia e Shtetit është tërësisht e angazhuar dhe e fokusuar në bashkëpunimin me partnerët dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese, për të luftuar bashkërisht…

Lexo më Shumë

Sinoptikania Lajda Porja zbuloi në një lidhje me “Skype” për Neës24 se si do të jetë moti këtë fundjavë, por edhe ditën e hënë, ku shënohet “Dita e të dashuruarve”. Sinoptokania Porja tha se fundjava pritet të jetë me diell dhe temperatura të larta, kryesisht e shtuna, ndërsa të dielën në mbrëmje priten vranësira e reshje shiu, të cilat do të vijojnë edhe gjatë të hënës. Sipas Porjes, dita e hënë do të jetë një ditë tipike vjeshte, me atmosferë gri, me vranësira dhe reshje shiu, por jo rrebeshe. “Ka ndryshuar tabloja termike, ku kemi pasur ndryshim të masave ajrore,…

Lexo më Shumë

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve vendosi këtë të mërkurë, që ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ta kryejë dënimin e tij prej 3.4 vitesh në burgun e Fierit. Në këtë burg, ish-ministrit të Brendshëm, do t’i lejohet të ketë vetëm 4 vizita në muaj. Orari i vizitave për familjarët është nga e hëna në të premte, ora 08:30 – 15:00. Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar më datë 4 shkurt dha vendimin për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, duke lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë, me ndryshimin që Tahiri do të vuajë në burg…

Lexo më Shumë

Kompania “Doni Fruits”, që ka aktivitet në grumbullimin e fruta perimeve dhe ka në pronësi dhe sera, ka marrë një konvikt në afërsi të Lushnjës si ambiente banimi për 30 gra që pritet të vijnë shumë shpejt nga Nepali për të punuar në njësinë e grumbullimit bashkë me 35 gra shqiptare. Me gjithë përpjekjet, kompania “Doni Fruits” nuk mund ta përmbushë kërkesën me punonjës nga tregu vendas dhe ju drejtua agjencive që po sjellin këta punonjës nga jashtë. Drejtori i eksporteve Alban Vinca tha se ka siguruar kontrata pune 2-vjeçare me 30 gra nga Nepali që pritet të vijnë shumë…

Lexo më Shumë

Mëngjesin e sotëm më ftohtë ishte në Manastir dhe Berovë me -6 gradë, në Strumicë janë matur -5, në Shkup-Petrovec dhe Pretor -4, në Kriva Pallankë, Prilep, Shtip, Demir Kapi -3, Shkup, Tetovë, Kumanovë, Ohër, Gjevgjeli -2. Në Vinicë dhe Dojran janë matur 0 gradë, ndërsa 2 gradë në Krushevë. – Advertisements – Më së shumti borë ka në Hanet e Mavrovës 33 centimetra, Në Kodrën e Diellit shtresa e dëborës arrin në 24 centimetra, ndërsa në Krushëvë 18 centimetra.

Lexo më Shumë

Shqipëria është përmirësuar për të dytin vit radhazi në Indeksin e Demokracisë, që publikohet nga revista e njohur The Economist, duke u renditur në vendin e 68, nga ai i 71 që ishte vitin e mëparshëm. Shqipëria renditet më mirë se Maqedonia e Veriut (73), Mali i Zi (74), Bosnjë Hercegovina (95), ndërsa më mirë në rajon është Serbia, në vendin e 63. Në 2021, vendi ynë hyri për herë të parë në grupin e dytë të vendeve të ashtuquajtura demokraci me probleme (ku zgjedhjet janë të lira dhe ka të drejta civile, por ka probleme si liria e medias…

Lexo më Shumë

10:08 | 10 Shkurt 2022 Një diamant i zi miliard-vjeçar, që besohet të jetë diamanti më i madh i prerë në botë, është shitur për 4.3 milionë dollarë (3.16 milionë funte). I quajtur Enigma, guri i çmuar prej 555.55 karatësh, që peshon pothuajse sa një banane, pritej të merrte më shumë se 4.4 milionë funte në aksionin online, bbc transmeton arbresh.info Drejtuesi i ankandit “Sotheby” tha se “blerësit ka zgjedhur të përdorë kriptovalutën për këtë blerje”. Ekzistojnë teori konkurruese rreth origjinës së gurit, përfshirë atë që erdhi në Tokë nga një asteroid. /arbresh.info/

Lexo më Shumë

Vrasja e 39 vjeçarit shqiptar, Bledar Muça, intensiteti i trafikut të kokainës dhe përplasjet mes grupeve rivale për dominimin e territoreve në Belgjikë dhe veçanërisht në portin e Antwerpit, ka nxjerrë në dritë të tjerë bosë të botës së errët. Kështu, i ashtuquajturi bosi i trafikut të drogës Frank V., me nofkën Frank the Tank ka dalë sot para gjykatës belge të Antwerpit së bashku me 24 të dyshuar të tjerë. Ata akuzohen për trafikimin e të paktën shtatë ngarkesave të kokainës përmes portit të Antwerp-it në vitet 2015-2016,  raporton Panorama.al. Në total, ngarkesat ishin më shumë se një ton e gjysmë…

Lexo më Shumë

Deputeti i LSDM-së, Darko Kaevski, nuk pajtohet me pretendimin e koleges së tij nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Bllagica Laskovska, sipas së cilës Kuvendi miraton një sërë ligjesh duke përdorur flamurin evropian, shkruan Alsat. – Advertisements – “Numri i ligjeve të miratuara nën flamurin evropian është ulur ndjeshëm. Spini i tillë se po miratohen disa ligje me flamur evropian dhe po keqpërdoret procedura është diçka që po përpiqet ta bëjë VMRO-DPMNE-ja”, tha Kaevski në “Rruga Drejt”./ Alsat.mk

Lexo më Shumë