Author: almakos

Një sasi prej 3 tonë e 519 kg kafe janë sekuestruar në Kukës. Burime zyrtare të policisë bëjnë të ditur se sasia e madhe e kafesë, është future në mënyrë kontrabandë në vend. Gjatë kontrolleve në dy subjekte tregtare ka rezultuar se në ambientet në pronësi të shtetasit M.B., të marrë në përdorim nga shtetasi D. J., u gjetën dhe u sekuestruan 123 kilogramë kafe, të ndara në paketime, me mbishkrime të ndryshme. Gjithashtu, shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në magazinën e shtetasit Q.B., gjetën dhe sekuestruan 2 tonë e 280 kilogramë kafe e pa përpunuar (kokërr) dhe…

Lexo më Shumë

Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria janë vende fqinje dhe mike, ndërsa bashkëpunimi bilateral në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë e reflekton pikërisht këtë, tha ministrja e Mbrojtjes Slavjanka Petrovska në takimin e sotëm me ambasadorin e Shqipërisë në vendin tonë, Fatos Reka. – Advertisements – Sipas Ministris së Mbrojtjes, ajo theksoi se aktivitetet e përbashkëta stërvitore kontribuojnë në forcimin e ndërveprimit dhe ngritjen e nivelit të trajnimit dhe gatishmërisë së pjesëtarëve të të dyja ushtrive. Pjesëmarrja e pjesëtarëve të ushtrisë shqiptare në stërvitjen e ardhshme “Swift Response 22”, tha ministrja Petrovska, është një tjetër konfirmim i aleancës mes dy vendeve…

Lexo më Shumë

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë është zgjedhur anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të bankës. Propozimi për një mandat të dytë si anëtar i Këshillit Mbikëqyrës nënkupton se Gent Sejko do të kandidojë edhe për një mandat të dytë si Guvernator i Bankës së Shqipërisë. Ligji “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që Guvernatori zgjidhet nga Kuvendi me propozimin e Presidentit të Republikës. Formula e përcaktuar në ligj kërkon dakordësi mes Presidentit dhe shumicës parlamentare Gent Sejko u zgjodh anëtar i Këshillit Mbikëqyrës në vitin 2015, si propozim i vetë Këshillit dhe më tej u votua edhe si Guvernator i Bankës së Shqipërisë.…

Lexo më Shumë

Gazetar: Ile Petrevski – Advertisements – Kriza energjetike do t’i kushtojë Maqedonisë së Veriut më shumë se një miliard euro, pohojnë nga Oda Ekonomike e Energjetikës. Biznesmenët i fajësojnë kuadrot joprofesionalë të qeverisë dhe përsëri kërkuan shkarkimin dhe dorëheqjen e ministrave nga resorët ekonomikë, shkruan Alsat. “Kriza me siguri do të na kushtojë një miliardë euro. Nëse ju kujtohet, në gusht kur reagova që shteti të investonte vetëm 300 milionë euro, ne do kishim shpëtuar nga kjo krizë. Ne do blinim energji elektrike dhe shteti sërish do ua shiste furnizuesve të licencuar dhe ata energji elektrike do mund ta shisnin…

Lexo më Shumë

Në pikat e shitjes me pakicë në Tiranë, nafta këtë të premte tregtohej me 199 lekë/litri, së bashku me benzinën. Trendi po vazhdon edhe pse autoriteti i konkurrencës njoftoi se ka vënë në monitorim tregun e hidrokarbureve, për shkak të rritje së menjëhershme të çmimit, që ngjante i koordinuar. Kjo është rritja e tetë në pak muaj e karburanteve, me çmimin që është 40% më i lartë në krahasim me pandeminë. Çmimi i karburanteve po sjell edhe inflacionin në ekonomi, pasi çdo qytetar në mirëmbajtje për makinën po harxhon 13% më shumë se një vit më parë, sipas statistikave. Shqipëria…

Lexo më Shumë

Gazetar: Adnan Qaili – Advertisements – Vazhdojnë pritjet pranë Repartit të Hematologjisë në Shkup, për të dytën ditë me radhë të inspektimit të televizionit ALSAT. Pacientët ankohen se pas pritjes disa mujore për termin e tyre, u duhet gjithashtu të humbin orë të tëra pranë kësaj klinike për një pasqyrë gjaku apo ekzaminime të tjera mjekësore në këtë Klinikë, shkruan Alsat. Disa thonë se marrja e shërbimeve përmes lidhjeve, dhe duke hyrë pa rend, ka bërë që të krijohen radhë të pritjes edhe për pacientët, të cilët kanë fatin të gjejnë ndonjë termin të lirë herë pas here. “Tani po…

Lexo më Shumë

Megjithëse Kolegji i Posaçëm i Apelimit konstaton në disa raste hetime të paplota e të paqarta të Komisionit për pasuritë e ish-gjyqtarit të Kukësit, Isuf Shehu, pamundësia e subjektit për të kundërshtuar balancat negative dhe pasaktësitë në deklarime lanë në fuqi shkarkimin e tij nga detyra. Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA vendosi më 15 nëntor 2021 të lërë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për shkarkimin nga detyra të ish-gjyqtarit të Kukësit Isuf Shehu, pasi i gjeti të pabazuara pjesën më të madhe të shkaqeve të ankimit të ngritura prej këtij subjekti rivlerësimi – që…

Lexo më Shumë

Gazetare: Andrea Çobanova – Advertisements – Grevë e përgjithshme e gjithë administratës në muajin mars nëse nuk rriten pagat e tjera me rritjen e pagës minimale, shkruan Alsat. Nga Konfederata e Sindikatave të Lira thonë se problemin me rritjen marramendëse të pagave do të mundohen ta zgjidhin përmes dialogut social me Qeverinë. “Jemi sindikatë që duam t’i zgjidhim gjërat përmes dialogut social, por nëse na mbështesin për muri, atëherë do të përgjigjemi në përputhje me rrethanat. Ka kërkesa të ndryshme për të shkuar direkt në grevën e përgjithshme”, tha Blagoja Ralpovski – Konfederata e Sindikatave të Lira. Barazimi i pagave…

Lexo më Shumë

Edhe në Durrës, është pritur me kundërshtime prezantimi i hartës së re gjyqësore të propozuar nga KLGJ e cila largon qytetarin nga aksesi në drejtësi dhe sjell kosto të larta për të gjitha palët e përfshira në proceset gjyqësore. Lorval Petani, kryetar i DHA Durrës: ”…Faktet reale me ato që ju diskutoni janë të kundërta… Ka fluks gjykimesh, po vonesa që vijnë si pasojë e mungesës së gjyqtarëve. Qytetarëve i largohet shumë përfaqësimi në gjykata.” Lidhur me debatin mbi aksesin e qytetarit në gjykata, larg vendbanimit, në emër të KLGJ-së, zv.kryetari i saj Maksim Qoku argumentoi: Maksim Qoku, zv.kryetar i KLGJ: ”Duke…

Lexo më Shumë

Gazetar: Mefail Ismaili – Advertisements – Cilësia e debatit në Kuvendi ka shënuar rënie dhe vlerësohet me notë të dobët. Gjatë prezantimit të raportit për monitorimin e punës së Kuvendit, nga Instituti për Demokraci theksuan se në gjashtë mujorin e dytët të vitit të kaluar debati në Kuvend ka marr notën 5.4, që është minimale dhe më e ulët se e gjysmë vjetorit të parë kur për cilësinë e debatit Kuvendi është vlerësuar me notë 5.6, shkruan Alsat. “Në përgjithësi vërehet një përkeqësim i nivelit të argumentimit nga pjesëmarrësit në diskutimin në Kuvend. Folësit në 52% të fjalimeve të tyre…

Lexo më Shumë

Gjykata Kundër korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka dënuar sot me 11 vite burg Bardh Hotin, i cili akuzohet se vodhi 150 mijë euro (70,000 € cash dhe sende me vlerë) në Francë.  Mësohet se Hoti u arrestua gjatë operacionit ‘Aquila 2019’ në maj të vitit 2019, si pjesë një grupi ‘skifterësh’ që vodhën më shumë se 60 banesa në Francë. Bashkë me të u arrestuan edhe 7 shqiptarë të tjerë, nën akuzën e vjedhjeve me forcë të rreth 70 apartamenteve në Nancy të Francës. Këto vjedhje sipas autoriteteve franceze ishin kryer përgjatë tre muajve të fundit të vitit…

Lexo më Shumë

Gazetare: Fatlume Dervishi – Advertisements – Kryeministri Dimitar Kovaçevski assesi të caktojë takimin e paralajmëruar me kreun e VMRO-DPMNE-së në të cilin kishte thënë se do të diskutohet për situatën aktuale politike, shkruan Alsat. Plot një muaj nga paralajmërimi i këtij takimi, Kovaçevski këmbëngul se ky takim do të ndodhë por pa potencuar se kur. “Ata takime normalisht se do të ndodhin. Kur të ketë detaje do t’u informojmë”, tha Dimitar Kovaçevski, kryeministër. Pas zgjedhjet kryetar i LSDM-së dhe para votimit të Qeverisë së re, Kovaçevski kishte deklaruar se me Mickoskin në takim do të diskutojnë për disa çështje. “Unë…

Lexo më Shumë