Author: almakos

Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë 24 orëve të fundit vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar 218 gjoba për shkelje të rregullave në trafik, prej tyre: 57 për tejkalim të shpejtësisë, 44 për mosdhënien e përparësisë këmbësorëve, 10 gjoba u janë shqiptuar dhe këmbësorëve. – Advertisements – Sipas njoftimit të MPB-së janë shqiptuar dhe 12 gjoba për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 10 për makina teknikisht të parregullta dhe të paregjistruara, 6 për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, 5 për vozitësit fillestar, 6 për ngasje të makinës në gjendje të dehur dhe 57 për…

Lexo më Shumë

Arrestimi i ish-ministrit Lefter Koka për çështjen e inceneratorëve ka risjellë edhe një herë në vëmendje aferën që pretendohet se është bërë për këto koncesione. Ish-ministri Koka, sipas SPAK, ka lejuar përfitime të padrejta nga ana e pronarëve të kontratës së koncesionit, e cila u lidh përmes procedurës së negocimit të drejtpërdrejtë, pa shpallje nën justifikimin e gjendjes së jashtëzakonshme; ndërsa Klodjan Zoto dhe Stela Gugallja akuzohen se kanë kryer transaksione të rreme me paratë e marra nga buxheti i shtetit për llogari të kontratës koncesionare. Sipas SPAK, koncesioni është dhënë në kundërshtim me ligjin, teksa “Albtek” dhe “Integrated Technology…

Lexo më Shumë

Në ora 7 në mëngjes më së shumti borë, 30 centimetra është matur në Hanet e Mavrovës, 22 centimetra në Kodrën e Diellit, 15 centimetra në Krushevë, 10 në Pozharan dhe tre centimetra në Gjurishtë. – Advertisements – Më ftohtë në Berovë, ku janë matur -6 gradë, Manastir -4, Tetovë, Kodra e diellit -3, Shkup, Strumicë, Demir Kapi, Hanet e Mavrovës -2, Shtip, Pretor, Dibër -1, Ohër, Gjevgjeli, Kriva Pallankë 0 gradë Celsiusë.

Lexo më Shumë

Një aksion i madh i policisë greke ka çuar në pranga 30 persona, 20 prej të cilëve shqiptarë, 8 pakistanezë, 1 rumun dhe 1 nga Bangladeshi. Të arrestuarit ishin anëtarë të një grupi që kryente vjedhje të pasagjerëve të transportit publik. Gjatë aksionit, policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim edhe 9 të huaj të tjerë, si pjesë e bandës. Të arrestuarit akuzohen për krijimin e një organizate kriminale me raste të shumta të vjedhjeve, si dhe për shkelje të ligjit për parandalimin e pastrimit të parave. Që nga fillimi i tetorit 2021, ata kishin krijuar një organizatë të strukturuar…

Lexo më Shumë

Për herë të parë që nga viti 1923, kur nisi të matej popullsia e vendit, popullsia e Shqipërisë pësoi shtesë natyrore në vitin 2021 sipas të dhënave të fundit të INSTAT për shkak se vdekjet ishin më të larta se lindjet. Gjatë vitit 2021 lindën 27.284 foshnja, duke shënuar një rënie me 2,8 %, krahasuar me një vit më parë. Gjatë vitit 2021 humbën jetën 30.580 persona, duke shënuar një rritje me 10,8 %, krahasuar me një vit më parë. Shtesa natyrore e popullsisë në tremujorin e katërt 2021 tregon se janë 898 vdekje më shumë se sa lindje. Ndërsa…

Lexo më Shumë

15:49 | 11 Shkurt 2022 Rutina e mëngjesit mund të jetë një sfidë më vete, madje edhe për ata që e konsiderojnë veten “njerëz mëngjesi”. Nëse përballeni me një orar të ngjeshur dhe/ose kujdeseni për familjen, mëngjesi mund të jetë i lodhshëm. Prandaj është e rëndësishme të paturit një rutinë që ka për qëllim t’ju bëjë të ndiheni mirë dhe të përgatiteni për ditën që ju pret. Ekspertët e shëndetit dhe psikologët këshillojnë teknikën 30-minutëshe. 2 minutat e para – Minutat e para kur zgjoheni kanë shumë rëndësi, pasi me gjasë aty përcaktoni edhe gjendjen me të cilën do të…

Lexo më Shumë

Një grua shqiptare është arrestuar nga policia turke pasi është kapur duke kaluar kontrabandë, flori, orë dorësh të shtrenjta dhe monedha të ndryshme floriri. Ajo që e ka shtangur policinë e aeroportit të Stambollit ka qenë vendi ku i kishte fshehur gruaja e identifikuar si Fatime Reçi. Reçi i kishte fshehur të gjitha sendet me vlerë në një çantë të vendosur rreth barkut që të dukej në formën e kërthizës. Siç raportojnë mediat turke, shtetasja shqiptare Fatime Reçi, avioni i së cilës u ul në Terminalin e Mbërritjeve Ndërkombëtare të Aeroportit të Stambollit u kap të premten e 14 janarit…

Lexo më Shumë

“CIA ka një depo të dhënash sekrete, të pazbuluar që përfshin informacione të mbledhura për amerikanët- eshte kjo deklarata bomben e dy demokratëve në Komitetin e Inteligjencës së Senatit. Ndërsa as agjencia dhe as ligjvënësit nuk do të zbulonin specifikat rreth të dhënave, senatorët pretenduan se CIA kishte fshehur prej kohësh detaje rreth programit nga publiku dhe Kongresi. Sensorët Ron Wyden nga Oregon dhe Martin Heinrich nga Nju Meksiko i dërguan një letër zyrtarëve të lartë të inteligjencës duke kërkuar që të deklasifikoheshin më shumë detaje rreth programit. Pjesë të mëdha të letrës, e cila u dërgua në prill 2021…

Lexo më Shumë

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski ka shoqëruar për në shkollë një vogëlushe 11-vjeçare për në shkollë, pasi dëgjoi se po e bullizonin shokët e shoqet e klasës. Pendarovski e mbajti Embla Ademin për dore teksa po shkonte në shkollën e saj fillore në qytetin e Gostivarit të hënën. Emblën e kanë bullizuar në shkollë për shkak të sindromës Doën, një gjendje gjenetike që shkakton aftësi të kufizuara në të mësuar, probleme shëndetësore dhe karakteristika dalluese të fytyrës, siç raportohet. Pendarovski “bisedoi me prindërit e Emblas për sfidat me të cilat ajo dhe familja e saj përballet çdo ditë”…

Lexo më Shumë

Edhe përkundër kërkesës së vazhdueshme të opozitës për zgjedhje të parakohshme parlamentare, sekretari i përgjithshëm i Alternativës dhe njëherit ministër i shëndetësisë Bekim Sali shprehet i prerë se zgjedhje të parakohshme parlamentare nuk do të ketë, por qeveria aktuale do të angazhohet në realizimin e programit të premtuar para qytetarëve, shkruan Alsat. – Advertisements – “Nuk besoj se do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare, për arsye se qeveria ka një perspektivë. Ne jemi pjesë e kësaj shumice për arsye të stabilizimit të punës së qeverisë. Por e dini se si është në politikë, asnjëherë nuk ka diçka që mund…

Lexo më Shumë

Vrasësi profesionist nga Suedia, që i mori jetën 36-vjeçarit shqiptar Flamur Beqiri është dënuar me 8 vite burg. Anis Hemissi ekzekutoi Beqirin në vigjilje të Krishtlindjeve në Londër, mu para syve të bashkëshortes së viktimës duke e qëlluar 10 herë brenda 2 sekondash me një automatik. Mediat britanike raportojnë se vrasja u krye per larje hesapesh midis bandave dhe se ekzekutori qëndroi 4 orë rreth e rrotull banesës së Beqirit për tu njohur me zonën. Në ditën e ekzekutimit, vrasësi është maskuar si mbledhës mbeturinash, por e tradhëtoi mjeti I transportit që zgjodhi të përdorte. Ai vendosi të qarkullonte me…

Lexo më Shumë

Të pranosh të udhëheqësh me resorin e shëndetësisë në kohë pandemie, duhet të kesh kapacitet të përballesh me këtë sfidë. Unë për këtë kam marrë besimin e kryeministrit Dimitar Kovaçevski dhe kryetarit të partisë Alternativa, Afrim Gashi, kështu u përgjigj ministri Bekim Sali në pyetjen nëse posti i ministrit mund të jetë shpërblim për zgjedhjet e humbura, shkruan Alsat. – Advertisements – “Nuk është shpërblim, është besim i cili është dhënë ndaj meje nga ana e partisë Alternativa dhe nga ana e kryem ministrit Kovaçevski. Ne të gjithë e dimë se po gjendemi në periudhë të betejës së madhe, një…

Lexo më Shumë