Author: almakos

Kërcënimet e vazhdueshme nga Rusia si dhe paralajmërimet e SHBA-së për një pushtim të mundshëm të Ukrainës, ka marrë vëmendjen botërore, për shkak të frikës së shpërthimit të një lufte mes dy vendeve. Në këtë kohë, shtetet dhe organizatat më të fuqishme po lobojnë dhe po vijojnë negociatat për të gjetur një zgjidhje paqësore. Gazetarët ndërkombëtarë po mundohen të mbulojnë çdo detaj lidhur me situatën e krijuar. Pavarësisht pasigurisë që ka kapluar Ukrainën, një prej korrespondentëve të medias britanike “The Guardian” gjen edhe pak vend për humor. Shaun Walker shkruan në një postim në Twitter, se qytetarët në Ukrainë duket…

Lexo më Shumë

Shumë kohë ka kaluar që nga viti 2014, kur ish-oficeri i Antidrogës në Vlorë, Dritan Zagani, u arrestua për akuzën e shpërdorimit të detyrës nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në qytetin e Fierit. Pasi arriti t’i shpëtonte “shërbëtorëve civilë” me të cilët kishte shërbyer dhe u kishte besuar jetën, por duhej ta arrestonin sapo ta shihnin, ai u vendos në një shtet neutral. Në një intervistë ekskluzive për Gazetën Shqiptare, Dritan Zagani, jeta dhe karriera e të cilit duket se është “shkatërruar nga burokratët e korruptuar” tregon se si kanë rrjedhur ngjarjet dhe si situata ka arritur deri në…

Lexo më Shumë

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka miratuar pasditen e sotme modelin e fletës së votimit për zgjedhjet e pjesshme vendore që do të zhvillohen në 6 mars. KQZ ka publikuar fotot fletëve të votimit në faqen e saj zyrtare. Bashkia Dibër: Koalicioni ‘Shtëpia e Lirisë’ me  Premtim KryemadhinPartia Demokratike me Luan HakënPartia Socialiste me Rahim SpahiunLëvizja e re me Dritan Torbën Bashkia Rrogozhinë: Partia Demokratike me  Ferdinand SaraçinPartia Socialiste me Edison MemollënKoalicioni ‘Shtëpia e Lirisë’ me Hekuran Xhanin Bashkia Vorë: Koalicioni ‘Shtëpia e Lirisë’ me Lulzim VranënPartia Socialiste me Blerim SherënPartia Demokratike me Ymer Markun Bashkia Durrës: Koalicioni ‘Shtëpia e Lirisë’…

Lexo më Shumë

Banorët në zonën e “5 majit” në kryeqytet kanë përshkallëzuar protestat e tyre. Ata kanë dalë këtë pasdite, në kryqëzimin që të dërgon te “5 maji” dhe kanë bllokuar rrugën. Në zonën e tregut shihet momenti që në tension e sipër, protestuesit përplasen me efektivët e policisë. Po ashtu, njëri prej tyre kërkon që protestuesit të ulen në rrugë dhe të vijojnë protestën në këtë formë. Kujtojmë që banorët e “5 majit” janë duke protestuar prej ditësh pasi janë kundër prishjes së banesave të tyre. Ata kërkojnë nga qeveria që t’i rimbursojnë jo vetëm me sipërfaqet e ndërtesave, por edhe me…

Lexo më Shumë

Presidenti Ilir Meta e ka cilësuar krim, ndërhyrjen e Kuvendit për të ndryshuar datën e dokumenteve që dorëzoi në Gjykatën Kushtetuese lidhur me procesin për shkarkimin e Kreut të Shtetit. Sipas Metës, ky krim duhet të ndëshkohet, pasi kemi të bëjnë me falsifikim provash. Në një intervistë për televizionin Apollon, Meta deklaron se nuk ka zot që e ndal atë të reagojë kundër padrejtësive dhe shkeljeve Kushtetuese. “Krim më të rëndë se sa krimi më i freskët i Kuvendit të Shqipërisë, i cili në seancën e fundit të gjykimit të çështjes, kundër Presidentit, qoftë për ndonjë provë të re, duke…

Lexo më Shumë

E ftuar në emisionin ‘Kjo javë’ me Nisida Tufën në News24, nënkryetarja e PD, Jorida Tabaku sqaroi qëndrimin e PD për të votuar në kuvend zgjatjen e afatit për organet e vettingut, propozim ky i PS e për të cilin duheshin 94 vota. Ndërsa tha se është më mirë që ky proces të kryhet me monitorim ndërkombëtar, Tabaku theksoi se duhej bërë një debat publik lidhur me këtë cështje. “Opozita ka pranuar të votojë reformën në drejtësi në korrik të vitit 2016, pas një debati shumë të gjerë. Diskutimi ishte t’i siguronim qytetarëve një sistem të pakapur. Vetingut u miratua atëherë në…

Lexo më Shumë

Kryetarja e komisionit hetimor për inceneratorët Jorida Tabaku, e ftuar në emisionin ‘Kjo Javë në News24, u shpreh se në rastin e inceneratorëve korrupsioni është i faktuar. Ndër të tjera Tabaku sqaroi edhe kërkesën e komisionit që ajo drejton për të thërritur si dëshmitar kryeministrin Edi Rama. “Unë në emër të PD kam analizuar shumë afera, por kur afera e inceneratorëve filloi që të analizohej nga specialistët antikorrupsion në PD, askush nuk e kishte menduar se do arrinte në një aferë të tillë prej 430 mln euro. Në atë interpelancë unë kam paraqitur çështjen e inceneratorit të Elbasanit, që në…

Lexo më Shumë

Në prag të shpërthimit të një lufteje, shumë prej shteteve u bëjnë thirrje qytetarëve të tyre që jetojnë në Ukrainë të kontaktojnë me ambasadat dhe të largohen. Së fundmi, Ministri i Jashtëm i Greqisë u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të saj, që të kontaktojnë me ambasadën në Kiev. “Qytetarët grekë të cilët jetojnë në Ukrainë, ose që udhëtojnë drejt saj, këshillohen që të jenë në kontakt të vazhdueshëm me ambasadën në Kiev”, tha në një deklaratë ministri grek. Sipas mediave të huaja, në Ukrainë ka një numër të lartë shtetasish grek. Janë të paktën 100 mijë qytetarë të…

Lexo më Shumë

Aplikacioni i takimeve, Tinder, po bën një përditësim të ri përmes së cilit synon që t’i ndihmojë përdoruesit “të krijojnë lidhje njerëzore”. Opsioni i ri quhet “Blind Date”, dhe u mundëson njerëzve që të komunikojnë në lidhje me zakonet, stilin e jetës, karakterin apo personalitetin para se të shikojnë pamjen fizike. Në lidhje me përditësimin, kompania tha se janë frymëzuar nga zakonet e takimeve të njerëzve të lindur para ose në vitet ’97, të cilët vlerësojnë origjinalitetin dhe personalitetin. Kompania tha se ky ndryshim është frymëzuar nga zakonet e takimeve të Gen Z – njerëz të lindur në ose pas…

Lexo më Shumë

Disa mijëra ukrainas u mblodhën në Kiev të shtunën [12 shkurt] për të treguar unitet mes frikës së një pushtimi rus, ndërsa udhëheqësi ukrainas u tha njerëzve të mos bëjnë panik. Tensioni është rritur pasi Rusia ka vendosur më shumë se 100,000 trupa pranë Ukrainës dhe ka kryer stërvitje në shkallë të gjerë . Shtetet e Bashkuara thanë të premten se një pushtim mund të fillojë në çdo moment. Rusia mohon planifikimin e pushtimit. Ukrainasit dolën nëpër qendrën e Kievit në një kolonë, duke brohoritur “Lavdi Ukrainës” dhe duke mbajtur flamuj ukrainas dhe pankarta që thoshin “Ukrainasit do të rezistojnë”…

Lexo më Shumë

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jovanka Trençevska sot ka vizituar dy familje me një prind në Shtip, me të cilët ka biseduar për nevojat dhe sfidat me të cilat ballafaqohen, si dhe për efektet e reformës sociale, e cila krejtësisht e ndryshoi qasjen ndaj kategorive të cenueshme, qytetarët. – Advertisements – Sipas MPPS-së, ajo theksoi se reforma sociale e krijuar për promovimin e të drejtave dhe rritjen e ndihmës për kategoritë e cenueshme të qytetarëve, jep rezultate reale – 300 për qind rritje të asistencës sociale, ndihmës për fëmijë dhe pajisje arsimore si dhe më shumë të drejta dhe…

Lexo më Shumë

Kreu i Kadastrës, Artan Lame, ka qenë këtë mesditë i pranishëm në Berat, ku ka shpërndarë për qytetarët atje disa legalizime. Teksa po kryente shpërndarjen, Lame është ndalur dhe te situata në lagjen 5 maji në kryeqytet dhe në Unazën e Re. Kreu i Kadastrës tha se qytetarët atje, kërkojnë të paguhen edhe për tokën, por ndërkohë që toka nuk është e tyre. Ai tha se ky debat nuk ia vlen të diskutohet sepse shteti ka detyrimin për të rimbursuar shtëpinë e bërë prej tyre dhe jo tokën, që nuk u përket. “Po ndjekim atë që po ndodh në zonën…

Lexo më Shumë