Author: almakos

Edhe pse në vendin tonë, ditët e fundit, është shënuar një ulje e ndjeshme e numrit të të infektuarve me Covid-19, sërish autoritetet shëndetësore bëjnë apel të vazhdueshëm për qytetarët që të vaksionohen, si mënyra e vetme për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Instituti i Shëndetit Publik këtë të dielë e ka nisur me një postim ku kërkon nga qytetarët që të vaksinohen për të qenë të mbrojtur ndaj infeksionit Covid. “Zgjidh jetën vaksinohu ndaj Covid. Vaksinat me mARN janë po aq të sigurta sa vaksinat e tjera, ato nuk mund ta ndryshojnë ADN-në tuaj”, thuhet në postimin e ISHP.

Lexo më Shumë

13 Shkurti është caktuar si Dita Botërore e Radios nga UNESCO në kujtim të datës së themelimit të Radios së Kombeve të Bashkuara në vitin 1946. Me këtë rast, Autoriteti i Mediave Audiovizive organizoi në mjediset e Bibliotekës së Re të qytetit të Korçës një takim me ofrues të shërbimeve audio. Kryetarja e Autoritetit Armela Krasniqi në fjalën e saj tha se: “duke kujtuar këtë ditë synohet që të tërhiqet vëmendje ndaj rolit dhe ndikimit të këtij mediumi në shoqëri, të nxitet përshtatja e performancës së redaksive me zhvillimet e vrullshme teknologjike dhe përhapjen në shkallë të gjerë të internetit”.…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani gjatë takimit të sotëm me gazetarët bëri apel që shtetasit e Maqedonisë së Veriut që gjenden në Ukrainë, të kthehen në vend. – Advertisements – “Sa i takon shtetasve, duhet ta shfrytëzojnë mundësinë dhe të kthehen me fluturime komerciale në Maqedoni”, deklaroi Bujar Osmani, ministër i jashtëm. Ai njëherit theksoi se në Ukrainë ka rreth 100 shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ndryshe, edhe shtetet tjera përfshirë edhe SHBA-të, Australinë, Kanadanë, kanë bërë thirrje që shtetasit e tyre sa më parë të largohen nga Ukraina.

Lexo më Shumë

Policia e Sarandës ka arrestuar një 23-vjeçar që shpërndante dhe që ka tentuar të kultivojë kanabis sativa. Efektivët e Policisë sekuestruan 300 gramë lëndë narkotike dhe 200 fara bimë kanabis, një thikë, një automjet, peshore elektronike dhe  një shumë parash. Ndërsa mësohet se 23-vjeçari i rënë në prangat e policisë së Sarandës është Denis Shehu. Njoftimi i Policisë Sarandë: Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “PËRGATITJA”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Operacioni nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë. Arrestohet në flagrancë 1 shtetas që shpërndante dhe tentonte të kultivonte bimë narkotike cannabis sativa. Sekuestrohen…

Lexo më Shumë

Tre shtetas shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë angleze, pasi janë kapur në një ‘shtëpi bari’. Daily Mail shkruan se personat e arrestuar janë: Ali Hoxha 29 vjeç, Juljan Jaku 21 vjeç dhe Renald Dema 21 vjeç. Droga me vlerë 1.3 milionë paund u zbulua me anë të qenëve nuhatës në një zonë të Leicester. Policia mbeti e habitur, kur një kompani sigurie e specializuar në trajnimin e qenve nuhatës të drogës i informoi ata se qentë e tyre kishin gjetur një sasi të madhe droge në një banesë në ‘Thames Street’, Leicester. Pas marrjes së njoftimit policia shkoi…

Lexo më Shumë

Dasmat e shtrenjta çojnë në divorc Sipas Daily Mail, një zbulim i kohëve të fundit thotë se çiftet që shpenzojnë shumë ditën e dasmës kanë më shumë gjasa të përfundojnë në divorc. Rezultatet e sondazhit tregojnë se 10% e martesave që patën një dasëm që kushtonte më shumë se 20,000 £ u prishën brenda tre viteve. Ata zbuluan gjithashtu se 34 % që kishin dhjetë ose më pak të ftuar në dasmën e tyre përfunduan duke u divorcuar brenda një dekade. Drejtori i kërkimit, Harry Benson, tha se dasmat e shtrenjta mund të jenë të këqija për martesat për shkak…

Lexo më Shumë

Policia e Tiranës ka vënë në pranga dy persona, në kuadër të një operacionit për goditjen e aktivitetit të kundërligjshëm në fushën e lojërave të fatit. Blutë e kryeqytetit kanë evidentuar një rast të ushtrimit të kësaj veprimtarie, nëpërmjet lotarive sportive. Mësohet se dy personat kishin përshtuar një ambient lokali për të ushtruar këtë veprimtari të jashtëligjshme. Të arrestuarit janë: – E. O., 35 vjeç, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojra të palejuara”; – A. D., 41 vjeç, për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”. “Këta shtetas u konstatuan…

Lexo më Shumë

Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme në territorin e gjithë shtetit ka shqiptuar gjithsejtë 263 gjoba për shkelje të rregullave në trafik, prej tyre 19 gjoba për vozitësit që kanë vozitur me shpejtësi për 50 kilometra më shumë se shpejtësia e lejuar, ndërkohë që dy makina madje kanë qarkulluar për 60 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar. Ndërkohë 160 vozitës kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanime, derisa 103 të tjerë jashtë vendbanimeve. – Advertisements –

Lexo më Shumë

Kryeministri Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me gëzimin e 28 familjeve në fshatin Kodër Zgjupë në Gramsh, që tashmë kanë një strehë të re dhe të ngrohtë, pasi i humbën ato disa kohë më parë si pasojë e rrëshqitjes së dherave. Trualli në fshat do të vijojë t’ju mbetet banorëve për të kultivuar produkte bujqësore, por jo për ndërtim, për shkak të rrezikut që zona paraqet. Postimi i Ramës në Facebook: “Mirëmëngjesi dhe me gëzimin e 28 familjeve të fshatit Kodër Zgjupë në Gramsh, tashmë me një strehë të re, më komode e të sigurt, duke i dhënë…

Lexo më Shumë

Sot mbushen 3 vjet nga tragjedia e Llaskarcës ku humbën jetë 16 persona. Tragjedia ndodhi kur autobusi i kompanisë “Durmo Turs” u rrokullis në dalje nga Shkupit, menjëherë sapo kaloi pikën pagesore. – Advertisements – Komuna e Gostivarit edhe këtë vit ka paraparë aktivitete për të kujtuar viktimat nga kjo tragjedi. Në ora 13:30 do të vendosim lule në vendin e tragjedisë në fshatin Llaskërcë, në ora 17:30 do të ketë tubim tek parku në qendër të Gostivarit, për t’i kujtuar viktimat e kësaj tragjedie dhe për të bashkë ndarë dhimbjen me të gjithë ata që humbën të afërmit e…

Lexo më Shumë

Çfarë po ndodh me serrat e ngritura vite më parë nga të ardhurat e punës në emigracion? Pse fermerët e Lushnjës dhe Beratit po lënë investimet e tyre për të punuar sërish në emigracion? Bujqit tregojnë shqetësimet, që nga mospërballimi i rritjes 25% të kostos së prodhimit, që nisi me ndryshimet e skemës së TVSH në 2019, dhe shtrenjtimin vjet me 27% të çmimit të plastmasës, dyfishimin e çmimeve të inputeve bujqësore e deri te mosgjetja e tregut të shitjes që solli falimentimin e serave dhe rikthimin e tyre në emigracion. Fatmir Ndoja, me origjinë nga Tropoja, investoi në vitin…

Lexo më Shumë

Orët e paradites vijojnë në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta ku më të dendura do të jenë në zonat veriore dhe qendrore. Parashikohet që orët në vijim të sjellin zhvillim të vranësirave duke rrezikuar shira në pjesën më të madhe të vendit, por shirat do të jenë të dobët dhe të përkohshme. Përjashtim bëjnë zonat jugore, të cilat dominohen nga kthjellime dhe vranësira të dendura, por pa reshje. Temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes, por kostante vijon mesdita duke luhatur vlerat ditore nga -1°C deri në 16°C. Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi…

Lexo më Shumë