Qytetarët të shumtë kanë shprehur interesimin për pjeëmarrje për skriningun nga Instituti i Imunologjisë, i cili pritet të jep një pasqyrë se sa qytetarë të Shkupit kanë krijuar imunitet kolektiv ndaj COVID-19, shkruan Alsat. – Advertisements – Kjo fushatë do të zhvillohet në pesë lokacione të ndryshme të shkupit, gjegjësisht në pesë komuna të kryeqytetit./ Alsat.mk
Author: almakos
Mbrëmjen e djeshme, në fshatin Grudë e Re në Shkodër, u regjistrua një ngjarje e rëndë, ku u ekzekutua me armë zjarri në lokalin ku ishte ulur, punonjësi i Ujësjellës Kanalizimeve, Prekë Tonaj. Vrasja e Tonajt tronditi të pranishmit në lokal, të cilët në momentin e ngjarjes nuk kanë reguar, pasi sikurse e thonë ata vetë, janë kërcënuar nga autori që të mos lëvizin nga vendi, pasi përndryshe do t’i ekzekutonte. Autori e kishte planifikuar gjithçka me detaje, që nga hyrja në lokalin ku qendronte Tonaj, te mesazhi që i dha atij para se ta qëllonte për vdekje, e deri…
Policia e Tiranës njoftoi sot se ka vënë në pranga dy ‘mashtruese’, të cilat akuzohen se vidhnin të dhënat bankare të qytetarëve të ndryshëm, me qëllim blerjen e produkteve online. Sipas bluve të kryeqytetit, në pranga ka rënë një 33-vjeçare, banuese në Tiranë, e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi kompjuterik”. Po ashtu, gjatë kryerjes së veprimeve hetimore u procedua në gjendje të lirë një 35-vjeçare, banuese në Tiranë, e cila dyshohet si bashkëpuntore në kryerjen e veprës penale “Mashtrimi kompjuterik”. Nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se J. M. ka kryer blerje në shumën rreth 1.700.000 lekë, ndërkohë…
Mbërrin nën masa të rrepta sigurie në Gjykatën e Lezhës, Edmond Përdoda, autori i dytë i dyshuar për vrasjen e Kol Murranit dhe Preng Simonit në Lalm të Vjetër më 27 prill 2020. Përdoda do të njihet me masën e sigurisë. Të dy vëllezërit, Aleksandër dhe Edmond Përdoda, janë autorët e dyshuar të vrasjes së dyfishtë. Burime të sigurta pranë grupit hetimor bëjnë me dije se autori e ka pranuar autorësinë e krimit duke bashkëpunuar me Policinë dhe Prokurorinë, duke treguar dhe vendin e ngjarjes ku kishte fshehur armët e krimit, dy kallashnikovë. Më 11 shkurt 2022, Policia e Lezhës,…
Pavarësisht se rezulton në kërkim për ekzekutimin e Endri Mustafës, Ibrahim Lici pretendon se nuk është ai autori i vrasjes, duke depozituar në Gjykatë video, me anë të të cilave pretendon se ndodhej në Tiranë natën e krimit të rëndë. Nëpërmjet avokatit, Lici pretendon se ndodhej në një resort në kryeqytet në kohën kur ndodhi vrasja, pamje të cilat janë sekuestruar nga oficerët e Policisë Gjyqësore. Avokati ka dorëzuar pamjet si provë, duke ndjekur kështu rrugën e dy të arrestuarve nga Policia si autorë të dyshuar për vrasjen e ish-deputetit Pashk Ujka, të cilët janë lënë të lirë nga Gjykata…
Ministria e Brendshme dje (13.02.2022) ka vazhduar me kontrollet e shtuara në fushën e trafikut. – Advertisements – Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 238 masa, nga të cilat 62 për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar, 43 për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, 24 masa u janë shqiptuar këmbësorëve. 26 masa për drejtim mjeti pa patentë shoferi, shtatë sanksione për mjete të paregjistruara, 10 masa për mospërdorim të rripit të sigurimit, shtatë sanksione për mosdhënien përparësi këmbësorëve, katër masa për kalim në semafor të kuq, tre sanksione ndaj motoçikiustëve. Nga MPB-ja njoftojnë se kontrollet e…
Një automjet ka humbur kontrollin e për pasojë është përmbysur në rrugë. Aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Laç. Si pasojë e këtij aksidenti, është plagosur drejtuesja e mjetit. Ajo është dërguar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërkohë, Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit. Njoftimi i policisë: Rreth orës 07:50, në rrugën e fshatit Pllanë, Lezhë në afërsi të shkollës, mjeti me drejtuese akoma të paidentifikuar ka dalë nga rruga dhe është përmbysur, ku si pasojë ka marrë dëmtime drejtuesja e mjetit dhe është transportuar në spitalin Rajonal Lezhë. Grupi hetimor…
Nga sot nis testi skrining, i cili duhet të tregojë nëse dhe çfarë imuniteti ndaj COVID-19 ka popullata në vend për të ndihmuar Komisionin e Sëmundjeve Infektive dhe shtetin në planifikimin e masave të ardhshme. – Advertisements – Testi është planifikuar të bëhet në një kampion prej 1000 të anketuarve në Shkup, por ekziston mundësia që të zgjerohet në të gjithë vendin për të marrë të dhëna më reale për imunizimin në këtë moment. Kryetari i Komisionit për sëmundje infektive, Aleksandar Petliçkovski, javën e kaluar informoi se një test i tillë është bërë para një viti dhe ka treguar se…
Shën Valentini festohet çdo vit me datën 14 shkurt. Është dita kur njerëzit ia shfaqin dashurinë një personi tjetër përmes dhuratave të ndryshme, duke përfshirë dërgimin e kartolinave, luleve apo çokollatave. Por, kush ka qenë Shën Valentini? Kjo ditë ka marrë emrin nga një shenjtor i famshëm, por ka shumë histori sa i përket asaj se kush ishte ai. Kryesisht besohet se Shën Valentini kishte qenë prift nga Roma gjatë shekullit të tretë. Perandori Klaudius II atëkohë e kishte ndaluar martesën sepse kishte menduar se meshkujt e martuar janë ushtarë të dobët. Por Valentini kishte besuar se ai rregull është…
Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) në mbledhjen e sotme duhet të vendos për çmimet e reja të derivateve të naftës me pakicë, shkruan Alsat. – Advertisements – Çmimet e reja eventuale do të hyjnë në fuqi nga mesnata dhe do të zgjasin deri të hënën e ardhshme. Kujtojmë se javën e kaluar KRRE-ja vendosi për rritjen e çmimeve të derivateve të naftës, ndërkohë që sot në mesditë do të mësojmë nëse do të ketë rritje apo ulje të çmimeve.
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në Tiranë, ku një makinë ka përplasur një 17 vjeçar, ndërsa shoferi ka braktisur mjetin dhe është arratisur nga vendi i aksidentit. Si pasojë e aksidentit, 17-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërsa grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, dhe sqarimin e rrethanave të aksidentit. Njoftimi i Policisë: Tiranë/Informacion paraprak Më datë 14.02.2022, rreth orëve të para të mëngjesit, në “Don Bosko”, një mjet me drejtues ende të paidentifikuar, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin M. B., 17 vjeç, dhe më pas drejtuesi i…
Një grua është nxjerrë zvarrë nga Komisariati i Lushnjes. Ngjarja skandaloze dhe e paprecedentë ka ndodhur ditë ne sotme në qytetin e Lushnjes. Pamjet e publikuara nga JOQAlbania tregojnë momentin kur dy efektivë kapin një grua, njëri nga këmbët e tjetri nga krahët dhe e nxjerrin nga ambientet e komisariatit. Mësohet se gruaja në fjalë kishte shkuar në komisariat për djalin e saj, M. V., 21 vjeç (i cili ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi” për veprën penale “Dhuna në familje”) por sot ishte konfliktuar me një person me inicialet E. M., 35 vjeç, banues në Lushnjë. Ndërkohë, në…

