Author: almakos

Shpërthimi në largpërçues në trafostacionin Shkup 4 drejt trafostacionit Bunarxhik dhe zjarri në afërsi të trafostacionit, ishte shkaku për ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike në pjesën më të madhe të Shkupit, pjesë të Velesit dhe Ovçe Poles, njoftojnë nga MEPSO – Advertisements – Këta dy faktorë kushtëzuan ndërprerjen e dy transformatorëve 400/110 kV, e me këtë edhe ndërprerjen e gjithë nënstacionit Shkupi 4 në vendbanimin Pintija. Dispeçerët e SHA MEPSO sa më shpejt që është e mundur kanë vendosur tension në shumicën e vendbanimeve dhe aty është normalizuar furnizimi me energji elektrike. Defektet janë të izoluara dhe po punohet…

Lexo më Shumë

Prodhimi i energjisë elektrike nga SHA EMV zhvillohet sipas planit të planifikuar të prodhimit dhe në përputhje me nominimet e EVN-së dhe nevojave tjera. – Advertisements – Në REK Manastir janë dy blloqe, termocentrale me gaz Energjetike në Shkup, një kaldajë në TC Negotin, hidrocentralet sipas nevojës dhe rryma merret nga TEC-TO sipas marrëveshjes aktuale. Nuk ka kohë joproduktive në prodhim dhe termocentralet janë gati në çdo moment për të dhënë sasitë e nevojshme të energjisë në sistem. Sa i përket sistemit të ngrohjes qendrore në Shkup, ndërprerja është shkaktuar nga ndërprerja e rrymës që është e nevojshme për funksionimin…

Lexo më Shumë

Tronditet Shkodra. Sipas burimeve paraprake, mësohet se ka ndodhur një vrasje me armë zjarri në fshatin Grudë në Shkodër. Mësohet se ka mbetur i vrarë Prek Tonaj viktima, punonjes i ujësjellës-kanalizime në Shkodër. Menjëherë pas sinjalizimit për vrasjen e Tonajt, policia ka shkuar ne vendngjarje dhe ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve. Ndërkohë, rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta. Nuk dihet cilat janë motivet që mund të kenë shtyrë autorin apo autorët për të ekzekutuar Tonajn. Gjithashtu, nuk dihet ende nëse viktima kishte konflikte me ndonjë person apo gjithccka ka ardhur pas një sherri momental. Shkodra…

Lexo më Shumë

Sonte VMRO-DPMNE ka prezanturar para opinionit publik punën 100 ditore të të gjithë kryetarëve të komunave të cilat kanë arritur ti fitojnë në zgjedhjet e fundit lokale, shkruan Alsat. – Advertisements – Pikërisht në momentet kur lideri i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski jepte llogari për punën e bërë në njëqind ditët e para, në objektin e Filarmonisë së Maqedonisë u ndal rryma. Mickoski vazhdoi me raportin dhe në kushtet e mungesës së energjisë elektrike me fjalimin e tij. “Qeveria e LSDM BDI-së i detyrohet përgjigje dhe përgjegjësi pse nuk ka rrymë? Kërkojmë përgjegjësi, sepse askush nuk duhet ta heshtë demokracinë”,…

Lexo më Shumë

Pjesa më e madhe e Shkupit ka mbetur pa energji elektrike pasditen e sotme. – Advertisements – Nuk ka rrymë në Qendër, Aerodrom, Kisella Vodë, Karposh, Çair, Gjorçe Petrov. Deri më tani EVN nuk ka informacion për arsyen e ndërprerjes së furnizimit me energji elektrike.

Lexo më Shumë

Katër persona kanë ndërruar jetë si pasojë e infektimit me koronavirus. Një qytetare nga Berati 53 vjeçe, një qytetar nga Kurbini 54 vjeç, një qytetare nga Tirana 83 vjeçe dhe një qytetar nga Durrësi 83 vjeç nuk kanë mundur dot që t’i mbijetojnë infektimit me koronavirus dhe kanë ndërruar jetë. Në bilancin e 24 orëve të fundit nga Ministria e Shëndetësisë bëhet me dije se janë kryer 1874 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 296 qytetarë. Janë 8,773 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 129 pacientë, nga të…

Lexo më Shumë

E ndërsa çmimi i mesatar i naftës në mbarë botën është 1,17 Dollarë amerikanë për litër, në Shqipëri ai po kap vlerën e 200 Lekë.  Eksperti i ekonomisë, Zef Preçi thotë se, rritja e çmimit të naftës pritet të ketë efekt domino në sektorët e ekonomisë. “Çfarëdolloj rritje çmimesh në lëndët energjetike përkthehet në një efekt domino në të gjitha çmimet e produkteve, pra të mallrave dhe shërbimeve. Zhvillimet negative në ekonomi nuk mund të mos çojnë në tkurrjen e konsumit për rrjedhojë edhe në ngadalësimin e rritjes ekonomike kombëtare”, tha Zef Preçi, ekspert ekonomie. Sipas ekspertëve, zhvillimet në tregjet…

Lexo më Shumë

Porti i Durrësit ka njoftuar të gjithë pasagjerët se është anuluar udhëtimi drejt Ankonës me tragetin “Claudia”. Kjo ka ndodhur për shkak të një avarie që ka pësuar ky traget. “Njoftojmë pasagjerët që kanë rezervuar udhëtimin e tyre mbrëmjen e sotme drejt Ankonës me tragetin “Claudia” se ky lundrim është anuluar për shkak të një avarie që ka pësuar ky traget. Kompania do të rimbursojë ose shtyjë për një moment të dytë të gjitha biletat e rezevuara për këtë lundrim.  Linja e Barit do të vijojë normalisht sipas orareve të parashikuara. Për informacione mbi oraret e trageteve: https://ëëë.durresport.al/tragetetsot.php”, njofton Porti i Durrësit.…

Lexo më Shumë

Policia e Fierit ka arrestuar mesditën e sotme një person i cili ishte shpallur më herët në kërkim për armëmbajtje pa leje. Mesohet se  i ndaluari është Marjan Hema 45 vjeç. Më datë 14 dhjetor 2021, Gjykata e Lushnjës ka vendosur për 45-vjeçarin masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”. Më 20.10.2021, gjatë kontrollit të ushtruar në një ambient në përdorim nga ky person u gjetën dhe sekuestruan 1 armë zjarri automatik, 12 krëhëra pistolete dhe automatiku, 179 fishekë pistolete dhe automatiku, 2 silenciator dhe 1 tytë të montuar, 3…

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë njofton se nga 3338 teste të kryera 920 persona kanë rezultuar pozitiv me Kovid-19, dhe atë: Shkup 502, Kumanovë 48, Manastir 54, Prilep 31, Tetovë 35, Kavadar 27, Gostivar 18, Veles 40, Ohër 16, Shtip 24, Strumicë 18, Kërçovë 20, Koçanë 11, Strugë 7, Gjevgjeli 12… – Advertisements – Ndërkohë nga Instituti për Shëndet Publik njoftojnë për 1190 pacientë të shëruar dhe 11 të tjerë të cilët e kanë humbur betejën me Kovid-19. /Alsat.mk

Lexo më Shumë

Gazetare: Fatlume Dervishi – Advertisements – Gjatë dy javëve të ardhshme, Shkupi dhe Sofja do të kenë disa takime në nivel të grupeve të punës por edhe në nivel të Ministrive të Punëve të Jashtme, shkruan Alsat. Më 17 shkurt do të takohet grupi i punës për Arsim dhe Kulturë dhe po ashtu grupi i punës për eurointegrime, agjendë të gjelbër dhe digjitalizim. Ministri Bujar Osmani deklaroi se pozitat mes palëve mbeten akoma të kundërta por takimin e pak ditëve më parë mes përfaqësuesve të dy vendeve e quajti konstruktiv. Në takimin e radhës pas datës 20 shkurt në Shkup,…

Lexo më Shumë