Tronditet Shkodra.
Sipas burimeve paraprake, mësohet se ka ndodhur një vrasje me armë zjarri në fshatin Grudë në Shkodër.
Mësohet se ka mbetur i vrarë Prek Tonaj viktima, punonjes i ujësjellës-kanalizime në Shkodër. Menjëherë pas sinjalizimit për vrasjen e Tonajt, policia ka shkuar ne vendngjarje dhe ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Ndërkohë, rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta. Nuk dihet cilat janë motivet që mund të kenë shtyrë autorin apo autorët për të ekzekutuar Tonajn. Gjithashtu, nuk dihet ende nëse viktima kishte konflikte me ndonjë person apo gjithccka ka ardhur pas një sherri momental.
Shkodra është ndër qytetet që nuk gjen qetësi nga ngjarjet kriminale. Në këtë qytet kriminaliteti është rritur në vitin 2021 me 11.9% dhe është ulur zbulueshmëria me 5%.



