Me propozim të këshilltarëve të opozitës dhe përfaqësuesve të partive të vogla, Këshilli Bashkiak i Memaliajt zhvilloi një mbledhje të jashtëzakonshme, ku u vendos organizimi i dëgjesave publike me komunitetin në të gjitha njësitë administrative të bashkisë.
Në mbledhje morën pjesë 12 nga 15 anëtarët e këshillit, ndërsa vendimi u miratua me votë unanime. Dëgjesat do të zhvillohen në datat 8, 9 dhe 10 shtator, me dy takime në ditë, duke përfshirë të gjitha njësitë administrative.
Për drejtimin dhe organizimin e këtyre takimeve u ngrit një komision i përbërë nga këshilltarë bashkiakë. Kryetare e komisionit u zgjodh Afize Sula, nënkryetar Flamur Muçomati, sekretar Xhevit Kaçorri, ndërsa anëtarë Bujar Mamaj dhe Petrit Lumani.
Dëgjesat publike synojnë të sjellin më pranë institucionit vendor shqetësimet dhe problematikat e banorëve në njësitë administrative të Bashkisë Memaliaj.
The post Propozimi i PS për shkrirjen e bashkive/ Këshilli Bashkiak i Memaliajt vendos zhvillimin e dëgjesave publike në njësitë administrative appeared first on Gazeta Shqiptare Online.


