Pas një lumi të vazhdueshëm kritikash të qeverisë ndaj drejtuesve të shkollave, Ministria e Arsimit ka ndërhyrë duke shtrënguar kushtet, si për ata që janë në sistem, ashtu edhe të tjerët që dëshirojnë të ngrihen një shkallë më lart në karrierë. Ministrja Evis Kushi ka firmosur dy udhëzime që rregullojnë procedurën e rekrutimit të tyre, uljen në detyrë e deri te pezullimi nga puna. DREJTORËT Çdo drejtues shkolle duhet të punojë në dy drejtime: rritjen e performancës së institucionit që drejton, sikundër edhe të figurës së tij, pasi çdo vit do i nënshtrohet një vlerësimi. Nuk ka detaje mbi mënyrën…
Author: almakos
Gazetar: Lluka Andreev – Advertisements – Për momentin, Ministria e Punëve të Jashtme nuk jep informacione se sa shtetas të Maqedonisë që ishin në Ukrainë janë kthyer në vend. Janë regjistruar qindra njerëz që banonin në Ukrainë, shkruan Alsat. Dy diplomatë tanë me siguri do të qëndrojnë në Kiev si dhe rreth 30 vëzhgues që janë pjesë e OSBE-së, megjithëse disa nga shtetet anëtare të kësaj organizate tashmë po tërheqin stafin e tyre. Ndërkohë, derisa informacioni i sigurisë u përhap se një pushtim ushtarak rus është i pashmangshëm, banorët e Kievit shprehen të qetë. “Duhet të shqetësohemi vetëm për diçka…
Është mbledhur ditën e sotme Komisioni Hetimor për Inceneratorët ku ka qenë e pranishme si dëshmitare, administratorja e Inceneratorit të Tiranës Ariola Kodra. Dëshmitarja Kodra pohon se Inceneratori i Tiranës merr të ardhura jashtë kontratës fillestare për mbetjet. Këshilli Bashkiak Tiranë i dha të drejtën të marrë të ardhura edhe nga ndërtimet. PYETJE PËRGJIGJET E KRYETARES SË KOMISIONIT HETIMOR PËR INCENERATORËT, JORIDA TABAKU DHE DËSHMITARES, ADMINISTRATORES SË INCENERATORIT TË TIRANËS. Jorida Tabaku: Ju deklaruat që merrni tarifën 29 euro ton mbetje që është e vetmja pagesë që inceneratori juaj merr, keni një kontratë me Bashkinë e Durrësit prej 10 milionë…
Gazetar: Adnan Qaili – Advertisements – Një kontratë prej 47,757 eurove ka lidhur Zyra për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta të Qeverisë me një kompani private për furnizim me lule të freskëta, shkruan Alsat. Taksapaguesve do tu kushtojë mbi 2,9 milion denarë freskimi i Qeverisë dhe Presidencës për protokolle shtetërore. Përmes, faqes elektronike për furnizime publike detajet e tenderit u panë se fituese është “Trista-Grup” DOOEL Shkup. Buqetat e dekoruara të luleve prej më të ndryshmeve shihet se kanë çmimin nga 2,100- 5,900 denarë. Kjo kompani ka fituar tenderin e ngjashëm për të tretin viti radhazi, ndërsa nga Qeveria…
Ditën e sotme është zhvilluar Komisioni Hetimor lidhur me aferën e Inceneratorëve. Mbledhja u shoqëruara me debate , pas diskutimeve mes kryetares së Komisionit Jorida Tabaku dhe anëtarëve. Tabaku u shpreh se Partia Demokratike do t’i shkojë deri në fund kësaj çështje, ndërsa nga ana e tij deputeti i PS, Fadil Nasufi tha se nuk mund të hidhen akuza apo të cilësohen skena krimi dhe se gjuha e përdorur në këtë Komision është provokuese. Debati: Pëllumb Xhufi: Nuk e keni tagrin të gjykoni ka ndodhur apo nuk ka ndodhur. Për sa kohë ju dilni përtej kësaj në do të diskutojmë……
Gazetare: Melihate Rustemi – Advertisements – Programet mësimore në arsimin e mesëm profesional duhet të modifikohen dhe përshtaten në bazë të kërkesave të tregut të punës, kërkojnë nga Oda ekonomike, shkruan Alsat. Drejtori Antoni Peshev tha se që nga viti 2007 është e qartë se ajo që po ndodh me arsimin e mesëm dhe sistemin arsimor në përgjithësi në vend nuk i plotëson nevojat e kompanive. Sipas tij, që ndryshimet të jenë të suksesshme duhet plotësuar disa kushte. “E para është që ekonomia e cila inicion këtë lloj edukimi, ta pranojë stafin kur të mbarojë shkollën e mesme dhe t’u…
Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka publikuar të dhënat e fundit të COVID-19 atje. Në 24 orët e fundit janë shënuar 247 persona të infektuar, e nga ana tjetër, për fat të keq, nuk e kanë fituar betejën me virusin 2 qytetarë. Sot janë shëruar 2 mijë e 96 qytetarë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 209 mijë e 312. Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë: 14 Shkurt 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:Në 24 orët e fundit janë dhënë 302 doza të vaksinës kundër COVID-19.Prej fillimit të vaksinimit…
Gazetare: Evi Shkopi – Advertisements – “Kjo deponi ilegale në rrugën e vjetër nga Haraçina për në Likovë ka pritur e ka përcjellë shumë kryetarë komunash dhe shumë ministra ekologjie. Të njëjtët në fillim të mandatit shpalosnin vizione të mëdha për mënyrën se si do ta zgjidhnin problemin. Megjithatë siç flet edhe vet pamja, fjalë ka pasur shumë, e punë aspak”. Kur përmendin fshatin na vjen në mendje ajri i pastër, por vetëm pak minuta pasi qëndruam aty filluam të ndjejmë ndezje në kraharor. Me këtë ndjenjë zgjohen e jetojnë çdo ditë banorët e fshatit Orllancë që ndodhet shumë pranë…
Java e dytë e shkurtit duket se ka rezervuar një mini pranverë për vendin tonë. Meterologia Drinalda Shaholli në një prononcim për abcnews.al bën me dije se pjesa e dytë e kësaj javë do të sjellë temperatura deri në 19 gradë. Sipas saj temperaturat janë si pasojë e masave ajrore që vijnë nga pjesa jug-perëndimore e kontinentit. “Kjo javë do të jetë në dominimin e temperaturave që do të jenë nga jug perëndimi i kontinentit duke bërë që mot i ngrohtë dhe me temperatura të larta të jenë dominuese gjatë gjithë javën. Deri ditën e mërkurë termometri do të ngjitet…
Ministri i Arsimit Jeton Shaqiri, në bazë të pasurisë së deklaruar që nga koha kur ishte ministër i Shoqërisë Informatike, posedon tre makina, një Audi A6, një Citroen C1, një Golf 4 si dhe një furgon Ford Tranzit, shkruan Alsat. – Advertisements – Sipas listës anketuese të publikuar në ueb faqen e Komisionit antikorrupsion Shaqiri posedon edhe një shtëpi, një banesë prej 81 metra katror dhe një dyçan 80 metra katror. Por kjo nuk është e tëra, Shaqiri ka deklaruar edhe pronë të paluajtshme, e cila është në emër të prindërve të tij si dhe 5 mijë euro gjësende të…
Policia e Tiranës ka vendosur në pranga 5 persona, të akuzuar për vepra të ndryshme penale. Sipas bluve të kryeqytetit, është arrestuar në flagrancë shtetasi K. K., 28 vjeç, pasi gjatë kontrollit iu gjet kokainë. Po ashtu, në pranga ka rënë 22-vjeçari R. Sh., i cili drejtonte makinën në mënyrë të parregullt. Njoftimi i Policisë së Tiranës: Vihen në pranga 5 shtetas, për vepra të ndyshme penale. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit K. K., 28 vjeç, pasi gjatë kontrollit nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi…
Kanë dalë përpara gjykatës së Tiranës për dhënien e masës së sigurisë tre personat e arrrestuar për “shtëpinë e barit” në Ndroq. News 24 zbulon se në burg është lënë punëtori i laboratorit Eriban Daja, ndërsa në ‘arrest shtëpie’ faturisti Erjon Mema dhe elektricistin Qemal Hasa. Policia procedoi penalisht shtetasin Elez Kapllani (kryeplaku i fshatit Pinet) dhe nga AMP u procedua Adrian Malliku (SPZ), 39 vjeç, me detyrë Ndihmës Specialist për Policimin në Komunitet, në zonën e Ndroqit. Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasja Rudina Xhambazi, e cila kishte marrë me qira këtë banesë.

