Ditën e sotme është zhvilluar Komisioni Hetimor lidhur me aferën e Inceneratorëve.
Mbledhja u shoqëruara me debate , pas diskutimeve mes kryetares së Komisionit Jorida Tabaku dhe anëtarëve.
Tabaku u shpreh se Partia Demokratike do t’i shkojë deri në fund kësaj çështje, ndërsa nga ana e tij deputeti i PS, Fadil Nasufi tha se nuk mund të hidhen akuza apo të cilësohen skena krimi dhe se gjuha e përdorur në këtë Komision është provokuese.
Debati:
Pëllumb Xhufi: Nuk e keni tagrin të gjykoni ka ndodhur apo nuk ka ndodhur. Për sa kohë ju dilni përtej kësaj në do të diskutojmë… Lexo rregulloren…
Tabaku: Për pengesat që i keni krijuar këtij komisioni , dorëzohen këtu material dhe dëshmi,. Mos pengoni punën e Komisionit.
Etjen Xhafaj: Ruaj etikën, lexo rregulloren
Tabaku: Lexoje t’i rregulloren
Nasufi: Ne këtu nuk jemi skena e krimit siç artikuloni ju, skenë krimi është vendi kur vrasësi ka zgjedhur të vrasë viktimën, skemë krimi shtetëror quaj Gërdecin…Vrasjen e Azem Hajdarit, ndaj korrigjo gjuhën, mos përdor terma aprovokim dhe apolitik
Tabaku: Zotërinjtë sa herë gjenden keq përmendin situata të tjera. Këtu PD ka ardhur për Komisionin e inceneratorëve dhe do t’i shkojë deri në fund…



