Kanë dalë përpara gjykatës së Tiranës për dhënien e masës së sigurisë tre personat e arrrestuar për “shtëpinë e barit” në Ndroq.
News 24 zbulon se në burg është lënë punëtori i laboratorit Eriban Daja, ndërsa në ‘arrest shtëpie’ faturisti Erjon Mema dhe elektricistin Qemal Hasa.
Policia procedoi penalisht shtetasin Elez Kapllani (kryeplaku i fshatit Pinet) dhe nga AMP u procedua Adrian Malliku (SPZ), 39 vjeç, me detyrë Ndihmës Specialist për Policimin në Komunitet, në zonën e Ndroqit. Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasja Rudina Xhambazi, e cila kishte marrë me qira këtë banesë.



