Policia e Tiranës ka vendosur në pranga 5 persona, të akuzuar për vepra të ndryshme penale.
Sipas bluve të kryeqytetit, është arrestuar në flagrancë shtetasi K. K., 28 vjeç, pasi gjatë kontrollit iu gjet kokainë. Po ashtu, në pranga ka rënë 22-vjeçari R. Sh., i cili drejtonte makinën në mënyrë të parregullt.
Njoftimi i Policisë së Tiranës:
Vihen në pranga 5 shtetas, për vepra të ndyshme penale. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit K. K., 28 vjeç, pasi gjatë kontrollit nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë.
Specialistët e Seksionit të Kërkimit bënë kapjen e shtetasit në kërkim R. Sh., 22 vjeç, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
– U. A., 46 vjeç, S. P., 31 vjeç dhe S. K., 22 vjeç pasi u kapën duke drejtuar mjetet e tyre përkatëse, në gjendje të dehur.
Më datë 14.02.2022, gjatë natës, persona të paidentifikuar kanë vjedhur një shumë parash dhe një orë në subjektin në pronësi të shtetasit F. Gj. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Më datë 13.02.2022, shtetasja A. U., 38 vjeçe, ka kallëzuar se djali i saj, shtetasi S. U., 13 vjeç, është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer. Punohet për gjetjen e 13-vjeçarit.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.



