Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në Tiranë, ku një makinë ka përplasur një 17 vjeçar, ndërsa shoferi ka braktisur mjetin dhe është arratisur nga vendi i aksidentit.
Si pasojë e aksidentit, 17-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërsa grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, dhe sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 14.02.2022, rreth orëve të para të mëngjesit, në “Don Bosko”, një mjet me drejtues ende të paidentifikuar, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin M. B., 17 vjeç, dhe më pas drejtuesi i mjetit ka braktisur mjetin dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Si pasojë e aksidentit, 17-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, dhe sqarimin e rrethanave të aksidentit.



