Edhe pse në vendin tonë, ditët e fundit, është shënuar një ulje e ndjeshme e numrit të të infektuarve me Covid-19, sërish autoritetet shëndetësore bëjnë apel të vazhdueshëm për qytetarët që të vaksionohen, si mënyra e vetme për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.
Instituti i Shëndetit Publik këtë të dielë e ka nisur me një postim ku kërkon nga qytetarët që të vaksinohen për të qenë të mbrojtur ndaj infeksionit Covid.
“Zgjidh jetën vaksinohu ndaj Covid. Vaksinat me mARN janë po aq të sigurta sa vaksinat e tjera, ato nuk mund ta ndryshojnë ADN-në tuaj”, thuhet në postimin e ISHP.



