Policia e Sarandës ka arrestuar një 23-vjeçar që shpërndante dhe që ka tentuar të kultivojë kanabis sativa.
Efektivët e Policisë sekuestruan 300 gramë lëndë narkotike dhe 200 fara bimë kanabis, një thikë, një automjet, peshore elektronike dhe një shumë parash.
Ndërsa mësohet se 23-vjeçari i rënë në prangat e policisë së Sarandës është Denis Shehu.
Njoftimi i Policisë Sarandë:
Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “PËRGATITJA”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Operacioni nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë. Arrestohet në flagrancë 1 shtetas që shpërndante dhe tentonte të kultivonte bimë narkotike cannabis sativa.
Sekuestrohen 300 grame lëndë narkotike, e dyshuar cannabis sattiva, 200 fara bimë cannabis sativa, një thikë, një automjet, peshore elektronike dhe një shumë parash.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, pas një pune të mirëfilltë hetimore, bazuar dhe në të dhënat e grumbulluara në rrugë operative, se një shtetas shpërndante lëndë narkotike, kishte siguruar fara dhe tentonte për të kultivuar bimë narkotike cannabis sativa organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “PËRGATITJA”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:
-D. Sh., 23 vjeç, lindur dhe banues në Sarandë.
Gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit D. Sh., dhe kontrollit fizik në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 300 gram lëndë narkotike, e dyshuar cannabis sativa, 200 fara bimë canabis sattiva, një thikë, një automjet, peshore elektronike dhe një shumë parash.
Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.



