Kryeministri Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me gëzimin e 28 familjeve në fshatin Kodër Zgjupë në Gramsh, që tashmë kanë një strehë të re dhe të ngrohtë, pasi i humbën ato disa kohë më parë si pasojë e rrëshqitjes së dherave.
Trualli në fshat do të vijojë t’ju mbetet banorëve për të kultivuar produkte bujqësore, por jo për ndërtim, për shkak të rrezikut që zona paraqet.
Postimi i Ramës në Facebook:
“Mirëmëngjesi dhe me gëzimin e 28 familjeve të fshatit Kodër Zgjupë në Gramsh, tashmë me një strehë të re, më komode e të sigurt, duke i dhënë fund ankthit nga rrëshqitjet e tokës, ju uroj të diel të qetë.”, shkruan Rama përbri fotove të publikuara.



