Presidenti Ilir Meta ka folur për skandalin e incerneratorëve të cilën e ka konsideruar një aferë të rëndë korruptive e një grupi të struktruar kriminal. Sipas Metës, selia e këtij grupi është vetë Kryeministria.
Në një intervistë për Të Paekspozuarit në MCN, Meta vuri në dukje se “përgjegjësi kryesor i aferës së inceneratorëve është kryetari i Këshillit të Ministrave, do të thotë Kryeministri”
“Inceneratoret janë një afere e rëndë korruptive, e një grupi të strukturuar kriminal me seli në Këshillin e Ministrave. Përgjegjësi kryesor i aferës së inceneratorëve është kryetari i Këshillit të Ministrave, do të thotë Kryeministri. Tek inceneratorët përveç ish ministrave, ai që ka abuzuar në mënyrë të tmerrshme me ligjin është Kryetari i Bashkisë së Tiranës që ka rrëmbyer kompetencat e 5 këshillave të qarkut të Tiranës”, u shpreh ai



