Shefi i grupit parlamentar të BDI-së Arbër Ademi njëherit dhe kryetar i Komisionit për Çështje Evropiane hodhi poshtë akuzat e deputetes së VMRO-DPMNE-së Blagica Lasovska për keqpërdorim të flamurit evropian, gjatë miratimit të propozim ligjeve me ligjeve.
– Advertisements –
Sipas Ademit propozim/ligjet me flamur evropian vijnë nga Qeveria dhe jo nga deputetët, shkruan Alsat.
“Propozim/ligjet me flamur evropian vijnë vetëm nga Qeveria dhe jo nga kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane, jo nga deputetët. Deputetët nuk kanë mundësi që të propozojnë propozim/ligje me flamur evropian. Por kur vijnë si të tilla nga propozuesi më i madh që është Qeveria, kur marr obligim nga kryetari i Kuvendit, që Komisioni për Çështje Evropiane si trup punues amë t’i shqyrtoj ato, unë e kam për obligim që ti propozoj në rend dite, ndërsa deputetët në mënyrë kolektive me shumicë votash votojnë nëse do ta mbështesin, apo nuk do ta mbështesin ndonjë propozim ligj. Ta rrumbullakoj, fare nuk është në tagrin tim si kryetar i Komisionit për Çështje Evropiane se një propozim Ligj do të ketë apo jo flamur evropian”, tha Ademi. /Alsat.mk



