Author: almakos

Java e ardhshme pritet të rrisë temperaturat mbi mesatare, e kjo për shkak të depërtimit të masave ajrore të thata dhe të nxehta me origjinë nga Anticikloni Afrikan. Ekstremin e temperaturave të larta e mban dita e premte, e cila do arrijë deri në 43 gradë Celsius, kryesisht në Elbasan, Berat dhe Fier, ndërsa kryeqyteti do të jetë me 41 gradë celsius. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin gjatë gjithë javës por nuk do të mungojnë vranësirat e pakta deri mesatare kalimtare të tipit të lartë transparente të cilat do të jenë më tepër…

Lexo më Shumë

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar në lidhje me bllokimin e mjetit lundrues në Dhërmi ditën e sotme nga uniformat blu bregdetare. Përmes një postimi në Facebook, Balla shprehet se policia kufitare dhe njësia policore detare kanë të detyrueshme rritjen e vigjilencës për të garantuar sigurinë e pushuesve në plazhet e të gjithë vendit. Gjithashtu ministri i bën thirrje të gjithë publikut të denoncojë çdo rast. Postimi i plotë Policia Kufitare dhe Njësia Policore detare duhet të rrisin vigjilencën për të garantuar papreksmërinë e perimetrit të sigurisë në plazhet e gjithë vendit. Përgëzime Policisë Kufitare dhe Njësive Policore detare…

Lexo më Shumë

Policia e Sarandës ka vënë në pranga një 63 vjeçar i cili transportonte me kamionë dhe trajlera produkte për konsum në sasi të mëdha, të cilat ishin të kontrabanduara. Gjithashtu janë arrestuar doganierja 54 vjeçare dhe përgjegjësi i turnit në Degën Doganore Qafë Botë, 49 vjeç, nën akuzën e shpërdorimit të detyrës. Në kërkim është shpallur administratori i këtij biznesi të paligjshëm. Niko Gazeli, 63 vjeç, përmes kamionëve dhe trajlerave fuste në Shqipëri sasi të mëdha produktesh për konsum, të kontrabanduara. Produkte këto që silleshin në vend për llogaritë biznesit që 52 vjeçari me iniciale A.M., administronte. Ky i fundit…

Lexo më Shumë

Në xhaminë e Mustafa Pashës në Shkup u mbajt manifestimi qendror në Maqedoninë e Veriut me rastin e festës së Kurban Bajramit, ku besimtarët muslimanë mbushëm hapësirat e brendshme dhe oborrin e xhamisë. Në programin e organizuar nga Bashkësisë Fetare Islame (BFI) e Maqedonisë së Veriut, para faljes së namazit të Bajramit u kënduan pjesë nga Kurani, si dhe ilahi në gjuhën shqipe, turke dhe boshnjake. Fjalimin e hutbes së Bajramit shqip, turqisht dhe maqedonisht e mbajti myftiu i Tetovës Selver Xhemaili, në emër të kreut të BFI-së, Shaqir Fetahi, i cili gjendet në Arabinë Saudite për kryerjen e Haxhit.…

Lexo më Shumë

Presidenti Bajram Begaj ka mbajtur fjalimin e tij në Samitin për paqen në Zvicër, ku ka thekuar mbështetjen ndaj Ukrainës dhe ka dënuar agresionin rus. Begaj u shpreh s agresioni rus ndaj Ukrainës ka shkaktuar humbje të mëdha në jetë njerëzish, shkatërrime dhe zhvendosje të popullsisë dhe se sfida është që të arrihet paqja mes dy vendeve që janë në luftë. “Shqipëria do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën derisa të arrihet paqja, në përputhje me Kartën e OKB-së, duke respektuar sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës dhe duke përfshirë edhe përgjegjësinë për veprimet e Rusisë”, theksoi kreu i shtetit. Fjalimi…

Lexo më Shumë

Presidentja e shtetit, Gordana Siljanovska Davkova me rastin e festës së madhe myslimane të Kurban Bajramit, dërgoi një mesazh urimi krerët e Bashkësisë Fetare Islame, Fetahu dhe të gjithë qytetarëve të fesë islame. Gordana Siljanovska Davkova, presidente “Të japim dhe të ndihmojmë njëri-tjetrin, të mbështesim njëri-tjetrin, së bashku në të mirë e në të keq, pa dallim feje, etnie, gjinie apo çfarëdo përkatësie dhe të punojmë për prosperitetin e atdheut tonë dhe mirëqenien e të gjithë qytetarëve”. Kryeministri Talat Xhaferi gjithashtu uroi për mirëqenie dhe paqe, duke përmendur lutjet e haxhilerëve të cilët janë në rrugën e shenjtë të haxhit.…

Lexo më Shumë

Një turist 74 vjeç me shtetësi polake ka ndërruar jetë ditën e sotme në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Pilur, në vendin e quajtur “Kisha” mesditën e sotme. Uniformat blu dyshojnë se 74 vjeçari ka humbur jetën për shkak të një arresti kardiak. Policia po kryen verifikimet e nevojshme për zbardhjen e plotë të ngjarjes. “Sot, në fshatin Pilur, në vendin e quajtur “Kisha”, dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e arrestit kardiak shtetasi polak 74 vjeç. Grupi hetimor po kryen veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Lexo më Shumë

Një aksident ka ndodhur mesditën e kësaj të diele në bulevardin kryesor të qytetit të Pogradecit, ku një fugon mallrash ka devijuar nga rruga dhe është përplasur fillimisht me shtyllën e ndriçimit e më pas ka marrë para pemë e vazo dekorative pranë një lokali. Sipas informacioneve kanë mbetur të plagosur shoferi dhe pasagjeri i mjetit të transportit por gjenden jashtë rrezikut për jetën. Si pasojë e aksidentit janë shënuar dëme të shumta materiale. Ndërkohë uniformat blu kanë shkuar menjëherë në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e aksidentit, por deri më tani dyshohet të ketë ndodhur nga përgjumja e drejtuesit…

Lexo më Shumë

Më lejoni që në emrin tim dhe në emër të anëtarëve të VMRO-DPMNE-së të uroj të gjithë besimtarët islamë për festën e madhe fetare të Kurban Bajramit, shkruan në urimin e tij kryetari i VMRO-DPMNE-së dhe mandatari për formimin e qeverisë, Hristijan Mickovski.“Ju uroj të gjithëve që festojnë këtë festë të madhe shëndet, lumturi dhe momentet e festave tuaja të kaloni në paqe, dashuri dhe gëzim me më të dashurit tuaj.Kurban Bajramin uroj të e kaloni në frymën e bujarisë, duke ndihmuar dhe ndarë me ata që kanë nevojë për ndihmë, duke vënë në pah humanizmin dhe kujdesin njerëzor në…

Lexo më Shumë

Një 45-vjeçar është arrestuar sot pasi qarkullonte me makinë i armatosur. Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë ndaluan automjetin tip “Benz”, me të cilin lëvizte 45-vjeçari, dhe kanë ushtruar kontroll, gjatë të cilit, në pjesën e poshtme të sediljes së shoferit, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pistoletë me krehër dhe municion luftarak si dhe një shumë parash. Njoftimi: Finalizohet nga Forca e Posaçme Shqiponja në DVP Vlorë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Vlorë, operacioni policor i koduar “Strike 15”. Policia sekuestroi 1 armë zjarri pistoletë, me krehër dhe municion luftarak. Shërbimet e Policisë, në…

Lexo më Shumë

Kryetari i Bashkimit Demokratike për Integrim, Ali Ahmeti ka uruar myslimanët për Kurban Bajramin. “Festat tona të Bajramit janë çaste të freskisë shpirtërore, çaste reflektimi mbi madhështinë e veprës së mirë konform vlerave më të larta të besimit, respektit dhe solidaritetit mes njëri – tjetrit.Dita e sotme festive le të jetë frymëzim për praktikimin e veprave të mira, shtrirjen e dorës së ndihmës dhe mbështetjes, hapërimit drejt horizonteve të përparimit! Qofshin gjithmonë të bekuara vatrat tuaja familjare nga mirësitë e Zotit!”, shkruan Ahmeti. MARKETING

Lexo më Shumë

Afrim Gashi, kryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut ka uruar besitmarët myslimanë për festën e Bajramit të Kurbanit. Ai ka theksaur se është ndër festat më kuptimplote që flet me historikun e saj të flijimit të më të dashurës dhe më të shtrenjtës për idealet më të larta e sublime. “Ngjarja e babait të monoteizmit, Ibrahimit, me të birin e tij, Ismailin, është jo vetëm skena më prekëse në shiritin e historisë, por është edhe ngjarja më mbresëlënëse në kuptim të gatishmërisë së njeriut për të flijuar dhe për t’u flijuar për një premtim dhe për një…

Lexo më Shumë