Një aksident ka ndodhur mesditën e kësaj të diele në bulevardin kryesor të qytetit të Pogradecit, ku një fugon mallrash ka devijuar nga rruga dhe është përplasur fillimisht me shtyllën e ndriçimit e më pas ka marrë para pemë e vazo dekorative pranë një lokali.
Sipas informacioneve kanë mbetur të plagosur shoferi dhe pasagjeri i mjetit të transportit por gjenden jashtë rrezikut për jetën.
Si pasojë e aksidentit janë shënuar dëme të shumta materiale.
Ndërkohë uniformat blu kanë shkuar menjëherë në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e aksidentit, por deri më tani dyshohet të ketë ndodhur nga përgjumja e drejtuesit të automjetit.