Një anije është përfshirë nga flakët pasditen e sotme, 3 shtator, në Portin e Shëngjinit.
Sipas informacioneve paraprake, menjëherë pas njoftimit drejt portit janë nisur forcat zjarrfikëse, të cilat po ndërhyjnë për shuarjen e flakëve.
Edhe punonjësit e portit kanë nisur përpjekjet për neutralizimin e zjarrit.
Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa nuk ka informacion zyrtar nëse ka persona të lënduar nga ngjarja.
The post Përfshihet nga flakët një anije në Portin e Shëngjinit, forcat zjarrfikësve drejt vendngjarjes appeared first on Gazeta Shqiptare Online.


