Aktivistja Sidorela Vatnikaj, ka bërë thirrje që qytetarët të bashkohen nesër pra Gjykatës Penale pasi , protestuesit e arrestuar pritet të dalin nesër para gjykatës në orën 10:00.
14 protestues janë duke u mbajtur padrejtësisht në burg prej dy netësh. Arrestimi i tyre tregon formën se si ka qeverisur Edi Rama dhe qeveria e tij përgjatë gjithë këtyre mandateve, pavarësisht se e mburr veten si kryeministri më demokratik, kontraversial.
Të 14 protestuesit që po mbahen do të dalin nesër para gjykatës penale që ndodhet ngjitur me SPAK në orën 10:0. Janë të ftuar që të bashkohet çdo qytetar nesër në orën 10: 00 para Gjykatës Penale.
E ka përdorur policinë e shtetit si polici të pushtetit, e cila ka arrestuar qytetarët me urdhra politikë, duke shkelur çdo rregull me qëllim për të na zmbrapsur, frikësuar e intimiduar.
Nuk e kanë kuptuar ende se intimidimi i tyre nuk na frikëson, por na shton revoltën, qëndresën dhe na bën të jemi këtu përsëri për t’i thënë policisë së pushtetit arrestoni Ramën”, theksoi ajo.
The post Protestuesit e arrestuar pas tensioneve te Kryeministria, nesër para Gjykatës/ Aktivistja Sidorela Vatnikaj: Në orën 10:00 të bashkohemi para Gjykatës Penale! appeared first on Gazeta Shqiptare Online.


