Jemi vetëm një ditë larg festës së Kurban Bajramit, festë kjo e cila po pritet me shumë entuziazëm nga qytetarët e vendit, sidomos për prerjen e kurbanit. Qytetarë, në deklaratat e tyre për TV-Shenja treguan për përgatitjet ndërsa sërish vunë në pah çmimet e larta. Një nga qytetarët tha se pregatitjet po shkojnë mirë edhe pse çmimet janë të fryra. Por, theksoi se ai vlerëson domethënien e kurbanit pavarësisht kostos. Qytetari7 “Pregatitjet elhamdulilah shumë mirë na shkojnë. Jemi të kënaqur me këtë bajram, mirë është puna. Çmimet janë pak të fryme për bajram pro do t’i përballojmë inshaallah, se duhet…
Author: almakos
Kurban Bajrami ngërthen tri ngjarje të rëndësishme që drejtuan botën drejt rrugëtimit të drejtë të njerëzimit. Me këtë mesazh ka nisur urimin e tij reisi Shaqir Fetai. Ai theksoi se në këto ditë përfundoi shpallja e Kura’anit Famëlartë, me të cilin një herë e përgjithmonë u dhanë konceptet hyjnore mbi Zotin, njeriun dhe shoqërinë. SHAQIR FETAI, KREU I BFI-SË “Në këto ditë kryhet kushti i pestë Haxhi në Mekken fisnike, në Qa’be, Arafat, Mine, Muzdelife dhe shumë obligime tjera, ndërsa pjesëtarët e Islamit në të gjithë botën kryejnë obligimin e therrjes së kurbanëve duke u inspiruar nga Ibrahimi a.s. dhe…
Presidentja Gordana Siljanovska Davkova, me ftesë të presidentes të Konfederatës zvicerane, Viola Amherd, sot dhe nesër në Burgenshtok – Lucern në Zvicër do të marrë pjesë në Samitin për paqe në Ukrainë. Është paraparë presidentja Siljanovska Davkova të ketë fjalim në samit dhe të realizojë takime bilaterale me disa nga pjesëmarrësit në samit, informoi Kabineti presidencial. Tubimi ka për qëllim të vendosë forum për dialog të nivelit të lartë për mënyrat e arritjes së paqes së përhershme, gjithpërfshirëse dhe të drejtë për Ukrainën në pajtim me të drejtën ndërkombëtare dhe Kartën e KB-së, të promovojë mirëkuptim të përbashkët për kornizë…
Lidhja e Sindikatave të RMV-së paralajmërojnë se nëse do të rritet çmimi i energjisë elektrike, do të pasojë një valë e re rritjesh. Ata thonë se sipas informacioneve, energjia elektrike vendase pritet të shtrenjtohet për rreth 5 %. Ata theksojnë se nëse kjo nuk parandalohet, do të pasojë një periudhë e vështirë. Rritja e çmimit të bukës do të jetë vetëm fillimi, thonë ata. “Kjo do të thotë një tjetër zhvlerësim i pagës mesatare minimale, por edhe një rritje tjetër e shportës minimale. Nëse rritet çmimi i energjisë elektrike, do të rriten edhe çmimet e të gjithë artikujve dhe të…
Javë pas jave kemi komentuar atë që quhet grupimi i Lulzim Bashës. Ndonëse të paktë në numër, demokratët kanë treguar se kanë marrëdhënie të mira me njëri-tjetrin. Pamjet që vinin nga Parlamenti ishin thuajse të njëjta. Basha ishte gjithnjë në krye të grupit të tij dhe të gjithë mbërrinin së bashku në ambientet e Parlamentit. Si një grup i unifikuar, deputetët hynin e dilnin së bashku nga seanca plenare, duke zgjedhur të kalonin pak kohë me kolegët e tyre në ambientet e jashtme. Por java e fundit ka pasur zhvillime të rëndësishme për këtë forcë, ku vula kaloi me vendim gjykate…
Prokuroria themelore publike në Kumanovë ka lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore ndaj një 36-vjeçare, banuese në Kratovë, e dyshuar për kryerjen e veprës penale të vrasjes. “Gjatë ushtrimit të dhunës në familje më 13 qershor, e dyshuara vrau me paramendim bashkëshortin dhe vjehrrin e saj. Pas një debati të mëparshëm verbal, bashkëshorti e ka sulmuar fizikisht të dyshuarën, duke e goditur me grushte në pjesën e kokës dhe trupit, më pas e kapi me duar nga qafa dhe filloi ta mbyste. Ajo ka arritur të largohet dhe ka marrë një thikë kuzhine nga kuzhina me të cilën ka…
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri thotë se kryeministri Albin Kurti e ka pranuar Asociacionin e Komunave me Shumicë serbe, por për shkak të zgjedhjeve nuk po e themelon. Ai akuzon kreun qeveritar se tentoi të dërgojë vendin në zgjedhje të parakohshme më 7 korrik për qëllime të tij puro politike. Sipas Tahirit, kryeministri Kurti donte që të prekë ndjenjat e qytetarëve duke përdorur parakalimin e FSK-së dhe Policisë në 25-vjetorin e çlirimit si dhe të hapë Urën e Ibrit para zgjedhjeve, mirëpo siç thotë ai opozita nuk ra në grackën e Kurtit.…
Sonte do të luhet një takim shumë i rëndësishëm për Kombëtaren shqiptare, teksa do të përballet kundër Italisë, në takimin e parë të Grubit B, të Kampionatin Europian 2024. “Panorama Sport”, ju përcjell pamje nga qyteti i Dortmundit, vend ku edhe do të luhet takimi, ku shikohen tifozët shqiptar që festojnë dhe këndojnë në sheshin qendror të qytetit duke e bllokuar totalisht atë. Ju rikujtojmë që kjo atmosferë ka ditë që zhvillohet në qytetet e Gjermanisë por sot është një ndër ditët më të veçanta. Jemi 8 orë larg startimit të takimit dhe tifozët kanë filluar të festojnë që tani…
Policia Rrugore ka zbuluar se përgjatë kësaj jave në të gjithë vendin janë pezulluar 126 leje drejtimi dhe u arrestuan 35 shoferë të cilët shkelën rregullat e qarkullimit rrugor. Gjithashtu paralajmërohet se shërbimet e Policisë Rrugore do të vijojnë intesivisht monitorimet në të gjitha rrugët urbane, interurbane dhe rurale për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore. Policia Rrugore apeloi drejtuesit e mjeteve për zbatim me rigorozitet të rregullave të qarkullimit rrugor, për përdorim të rrugëve alternative, për qëndrim në radhë kur ka ngadalësim të lëvizjes së automjeteve në raste fluksi, t’u japin përparësi këmbësorëve dhe të mos kryejnë parakalime të gabuara apo…
Shqipëria do të përballet kundër Italisë, sonte në orën 21:00 te stadiumin i qytetit të Dortmundit, “Signal Iduna Park”. Ashtu siç ka ditë që raportohet, gjigandët italian të Milanit janë në vëzhgim të sulmuesit shqiptar dhe thuhet se takimi i sotëm i kuqezinjve kundër “axurrëve” do të jetë vendimtar për fatet e tij. Vëzhgues të ekipit të Milanit do të jenë të pranishëm në shkallët e stadiumit të Dortmundit, ku do të shikojnë nga afër Brojën. Një gol sonte, mund t’i hapë një rrugë të ndritur shqiptarit në të ardhmen. PANORAMASPORT.AL
Portieri i Milluall si dhe i kombëtares së Malit të Zi ka ndërruar jetë tragjikisht mëngjesin e ditës së sotme, pasi po kalonte një sëmundje të rëndë, që i mori edhe jetën. Emri i tij është Matija Sarkiç dhe fatkeqësisht ishte vetëm 26-vjeç. Ai u gjet i sëmurë rëndë nga shokët e tij të skuadrës në një hotel në Budva, teksa ishte i grumbulluar me kombëtaren e tij për ta përfaqësuar atë në disa ndeshje miqësore. Shokët e ekipit thirrën menjëherë ambulancën, por ishte tepër vonë, sepse Sarkiç tashmë kishte ndërruar jetë. Ndeshjen e fundit të karrierës ai e zhvilloi…
Kreu i BFI-së, Shaqir Fetai ka uruar qytetarët me rastin e Kurban Bajramit. MESAZHI I FESTËS SË KURBAN BAJRAMIT NGA REISUL ULEMA H.HFZ. SHAQIR EF. FETAI Bismillah… لَنْ يَنَالَ اللّٰهَ لُحُومُهَا وَلَا دِمَٓاؤُ۬هَا وَلٰكِنْ يَنَالُهُ التَّقْوٰى مِنْكُمْؕ كَذٰلِكَ سَخَّرَهَا لَكُمْ لِتُكَبِّرُوا اللّٰهَ عَلٰى مَا هَدٰيكُمْؕ وَبَشِّرِ الْمُحْسِنٖينَ Te Allahu nuk arrin as mishi i tyre as gjaku i tyre, por te Ai arrin vepra e mirë – e bërë nga ju, kështu Ai – ua ka nënshtruar juve ato, për ta madhëruar ju Allahun, që ju ka udhëzuar (në rrugën e drejtë). Dhe, sihariqoji bamirësit! (Sureja el- Haxh, Ajeti: 37)…

