Author: almakos

Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka dhe sulmuesi Xherdan Shaqiri i kanë rezistuar tranzicionit te përfaqësuesja helvete, pavarësisht moshës. Fakti që janë me origjinë shqiptare e shton edhe më shumë kuriozitetin rreth perfomancës së tyre te publiku kuqezi. Së fundmi ata janë prononcuar para mediave në vigjilje të duelit me Hungarinë: XHAKA – “Në Europianin e zhvilluar në ‘Euro 2020’ shkuam deri në çerekfinale dhe më pas u mposhtëm me penallti. Kësaj radhe grupi i ka fituar pjekur dhe pretendojmë më lart. Ky do të jetë synimi ynë madhor në Gjermani, mbërritja në gjysmëfinale. Të jesh kapiteni i Zvicrës dhe te drejtosh…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka dhënë një intervistë ekskluzive për median italiane “Tutto Sport” ku është pyetur në lidhje me takimin e mbrëmjes së sotme, ku Kombëtarja shqiptare do të përballet me Italinë në “Signal Iduna Park” të Dortmundit. Kjo ndeshje bëhet edhe më emocionuese për Ramën, sepse siç dihet tashmë, ai është një tifoz i flaktë i Juventusit por edhe i kombëtares italiane: Mirëmëngjes zoti Rama, Itali-Shqipëri vlen këtë herë për Kampionatin Europian. Çfarë efekti ka te ju? “E pabesueshme. Do të jetë hera e parë dhe shpresoj e fundit në jetën time, që dëshiroj që Italia të…

Lexo më Shumë

Nga një model simulacionesh statistikore që kam ndërtuar qysh në dhjetor për “Panorama Sport” (dhe që e kam përditësuar deri ditët e fundit), rezulton se probabiliteti për një rezultat pozitiv (barazim ose fitore) të kombëtares tonë ndaj Italisë është pothuaj 42 %. I përkthyer në koeficiente bastesh, ky probabilitet jep koeficientin 2.4 për dopio shans X-2 për kombëtaren tonë. Në karrierën time kam kryer 62 studime shkencore të botuara në SHBA (https://www.researchgate.net/scientific-contributions/EduardZaloshnja-39551747), por asnjëri s’ka qenë më i vështirë se sa ndërtimi i modelit të simulacioneve statistikore për ndeshjen Itali-Shqipëri. Një merimangë e vërtetë ndërthurjesh probabilitare! Sidoqoftë janë dy faktorë…

Lexo më Shumë

 Teksa presidenti Bajram Begaj ka udhëtuar sot drejt Zvicrës për të marrë pjesë në Samitin e nivelit të lartë të Paqes për Ukrainën, është shoqëruar edhe nga ministrja Elisa Spiropali, ku kjo e fundit ka postuar dhe një foto ku shihet krah presidentit Begaj. “Me Presidentin Bajram Begaj, për në Samitin e Paqes për Ukrainën, që do të zhvillohet sot dhe nesër në Bürgenstock, pranë qytetit të Lucernës, në Zvicër”- shkruan ajo. Ndërkohë mësohet se sot nis Samiti i nivelit të lartë të Paqes për Ukrainën, që do të zhvillohet në datat 15 dhe 16 qershor 2024 në Bürgenstock, pranë qytetit…

Lexo më Shumë

Kur Naim Frashëri shkruante “Ti Shqipëri më jep nder” as që e kishte në mendje futbollin, lojën magjike që në kohët e sotme bën bashkë mbi 35 mijë shqiptarë në një stadium të Europës. Të gjithë ata do të këndojnë sot në mbrëmje me sa fuqi të kenë himnin kombëtar bash në mes të Gjermanisë. Miliona shqiptarë të tjera do ta bëjnë para televizorit në vendin ku do t’i kapë ora 21:00. Është fuqia e jashtëzakonshme e futbollit dhe ekipit kombëtar. Askush nuk do që t’i humbasë 90- minutat e Kombëtares së Shqipërisë, që moto të saj ka pikërisht vargun…

Lexo më Shumë

 Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ida Mëngjesi, motra e avokatit Sokol Mëngjesi ka reaguar në rrjetet sociale për gjendjen e të vëllait ku dhe ka falenderuar të gjithë njerëzit të cilët u janë gjendur pranë në ditët e vështira ku Mëngjesi ishte në koma apo i intubuar. “Asgjë nuk vlen sa fuqia e mbinatyrshme e dashurisë njerëzore që u derdh mbi të dhe mbi ne, në një mënyrë të papërshkruar me fjalë!”- shkruan ajo. Postimi i plotë: Ne emrin e vellait tim te shtrenjte. Ne emer te prinderve te mi heronj. Ne emer te Anxheles se dashur dhe engjejve…

Lexo më Shumë

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot një dollar do blihet me 93.1 lekë dhe do shitet me 94.1 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 99.8 lekë dhe do shitet me 100.6 lekë. Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 104 lekë dhe do shitet me 105 lekë. Ndërsa paundi britanik do blihet me 118 lekë dhe do shitet me 119 lekë.

Lexo më Shumë

Vendi ynë gjatë fundjavës do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike.  Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin për të dyja ditët por nuk do të mungojnë vranësirat kalimtare, të cilat do të jenë më tepër prezente përgjatë relieveve malore në lindje. Njoftimi i SHMU: Për fundjavën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike kjo dhe për shkak të depërtimit të masave ajrore të thata dhe relativisht të ngrohta me origjinë jugore. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin për të dyja ditët por nuk do të mungojnë vranësirat kalimtare të cilat…

Lexo më Shumë

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka falënderuar homologen zvicerane për ftesën për t’iu bashkuar Samitit të Paqes për Ukrainën. Përmes një njoftimi në Facebook, Osmani ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen e fortë të Zvicrës përgjatë çdo etape. “Faleminderit për një pritje të përzemërt, Presidente Amherd, si dhe për ftesën për t’iu bashkuar Samitit të Paqes për Ukrainën. Kosova është përherë mirënjohëse për mbështetjen e fortë të Zvicrës përgjatë çdo etape”, ka shkruar osmani në Facebook. Presidentja nuk ka harruar ta përmend edhe rolin e mërgatës sonë në Zvicër. “Në prag të Samitit, ishte kënaqësi të diskutojmë për mundësitë e pafundme…

Lexo më Shumë

Zyrtarët policor të Njësitit të Hetimeve të Përgjithshme të Prishtinës, në asistim të Njësitit për Reagim të Shpejtë, kanë arrestuar një person të dyshuar për veprën rrëmbim. Policia e Kosovës njofton se rasti është raportuar sot [premte] rreth orës 18:30, ku personi i dyshuar ka rrëmbyer një person, për lirimin e të cilit nga familjarët e viktimës ka kërkuar një shumë parash (30,000 euro). “Është arrestuar Sh. K. mashkull, 23 vjeç , shtetas i Republikës së Kosovës, dhe lirimi i viktimës (në gjendje të mirë shëndetësore), është bërë pak minuta pas raportimit si rezultat i një pune intensive hetimore, të…

Lexo më Shumë

Deklarata e presidentes Gordana Siljanovska Davkova se ajo personalisht “nuk mendon se shkel Kushtetutën dhe nuk mendon se mospërdorimi i emrit kushtetues mund të shkaktojë probleme” është sot në fokus të mediave greke, si në edicionet onlajn ashtu edhe në lajmet e disa televizioneve, njoftoi korrespondentja e MIA-së nga Athina. Agjencia greke e lajmeve ANA-MPA në tekstin me titull “Siljanovska: Mospërdorimi i emrit Maqedonia e Veriut nuk përbën shkelje të Kushtetutës”, detajisht e transmeton deklaratën e presidentes gjatë konferencës së përbashkët të djeshme për shtyp me homologët e saj nga Mali i Zi, Jakov Milatoviq dhe të Shqipërisë, Bajram Begaj,…

Lexo më Shumë