Author: almakos

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e festës së Kurban Bajramit. Osmani ka uruar që festa e Kurban Bajramit të sjellë gëzim, paqe dhe begati në familjet e gjithësecilit. “Kjo festë bashkon njerëzit, ndaj në këtë ditë hapen jo vetëm dyert, por edhe zemrat për ta shpërfaqur traditën tonë, si dhe shpirtin solidar për të ndarë diçka nga vetja për ata që kanë nevojë”, thuhet në urimin e presidentes. Osmani ka shtuar se Kurban Bajrami është festë e sakrificës, mundësi për reflektim, dhembshuri dhe mirënjohje. “Shtëpitë tuaja në këtë ditë feste qofshin të mbushura me…

Lexo më Shumë

Gjykata e Tiranës ka lënë të lirë protestuesin Bledar Krasniqi, i cili u arrestua në protestën e së premtes, që u zhvillua nga opozita para Bashkisë së Tiranës. Ndaj tij është caktuar masa e sigurisë detyrim paraqitje teksa këtë të diel la ambientet e paraburgimit ku ndodhej prej 2 ditësh. Krasniqi, u akuzua se ka hedhur molotovë në drejtim të policisë dhe godinës së bashkisë. Mbi 39-vjeçarin rëndojnë veprat penale “Prishja e qetësisë publike”, “Goditjet për shkak të detyrës”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”, dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit…

Lexo më Shumë

Komiteti Ekzekutiv dhe ai Qendror i VMRO-DPMNE-së duhet të përcaktojnë kandidatët për ministra nga koalicioni “Maqedonia juaj” e udhëhequr nga partia e mandatarit Hristijan Mickoski. Këtë ai e ka bërë të ditur katër ditë më parë, ndërsa ka sqaruar se të martën, më 18 qershor, në Kuvend do të dorëzohet lista zyrtare e kandidatëve për anëtarë të qeverisë së re. Në qeveri do të marrin pjesë përfaqësues të koalicionit “Maqedonia juaj”, VLEN dhe nga partia ZNAM. Mickoski në një deklaratë ditë më parë ka konfirmuar se opozitë do të jetë koalicioni “Fronti Evropian” i udhëhequr nga BDI, koalicioni “Ardhmëria Evropiane”…

Lexo më Shumë

Këtë verë do të shpërndahen banesat e reja në Kombinat për familjet e prekura nga tërmeti. Lajmin e mirë e dha kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, njëherësh Drejtues Politik i PS për Qarkun, gjatë takimit me strukturat e kësaj force në Njësinë 6. Veliaj deklaroi se banesat do të ishin gati shumë më herët nëse puna nuk do të ishte bllokuar nga opozita për tre vite. “A ju kujtohen betejat që kemi pasur për lagjen e re? Ju kujtohet Monika me Ilirin? Gjyq, gjyq, gjyq! Sot po mbarojnë pallatet. Mund t’i kishim mbaruar para tre vitesh, por na…

Lexo më Shumë

kryeministri teknik Talat Xhaferi ka uruar besitarët muslimanë për festën e Kurban Bajramit! “Festa e madhe e Kurban Bajramit, le të jetë shkas për tu tubuar rreth gjirit familjar, për të ndarë gëzimet, sukseset, por edhe brengat dhe shqetësimet, sepse familja është bërthama thelbësore dhe qeliza prej të cilës fillon dhe ndërtohet një shoqëri e shëndoshë, me vlera dhe standarde pozitive. Le të jetë gëzuar dhe për shumë vite festa e Kurban Bajramit!”, ka shkruar Xhaferi. MARKETING

Lexo më Shumë

Një zjarr këtë mëngjes ka përfshirë dy banesa në lagjen nr.1 të qytetit të Kukësit.   Zjarri është përhapur sipas dëshmitarëve nga rrjedhja e gazit në njërën prej banesave, pikërisht asaj të katit të tretë e më pas ka përfshirë edhe banesën e katit të katërt. Forcat e zjarrëfikse kanë ndërhyrë për të shuar zjarrin. Ndërkohë zjarri i rënë fatmirësisht nuk ka shënuar të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Lexo më Shumë

KURBAN BAYRAMI USKUP ( Dzihat Aliju – Anadolu Agency ) Në xhaminë e Mustafa Pashës në Shkup u mbajt manifestimi qendror në Maqedoninë e Veriut me rastin e festës së Kurban Bajramit, ku besimtarët muslimanë mbushëm hapësirat e brendshme dhe oborrin e xhamisë. Në programin e organizuar nga Bashkësisë Fetare Islame (BFI) e Maqedonisë së Veriut, para faljes së namazit të Bajramit u kënduan pjesë nga Kurani, si dhe ilahi në gjuhën shqipe, turke dhe boshnjake. Fjalimin e hutbes së Bajramit shqip, turqisht dhe maqedonisht e mbajti myftiu i Tetovës Selver Xhemaili, në emër të kreut të BFI-së, Shaqir Fetahi,…

Lexo më Shumë

Besimtarët myslimanë festojnë sot Kurban Bajramin! Mijëra besimtarë u mblodhën në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ për faljen e namazit të Kurban Bajramit. Falja nisi në orën 06:00. Kreu i KMSH, Bujar Spahiu, teksa uroi besimtarët, theksoi se shpresonte që kjo ditë të shërbejë si një ditë reflektimi për më shumë dashuri me njëri-tjetrin.

Lexo më Shumë

Redaksia e Televizionit SHENJA të gjithë besimtarëve muslimanë jua uron festën e Kurban Bajramit. Paqja dhe gëzimi mbizotërofshin në familjet tuaja. MARKETING

Lexo më Shumë

Na ndajnë dhe pak minuta që prej nisjes së ndeshjes së shumëpritur Shqipëri-Itali. Sakaq, kjo do jetë një ndeshje e qetë pasi policia ka bërë të mundur arrestimin e 50 tifozëve italianë. Këta të fundit, janë arrestuar në tentativë për të sulmuar kuqezinjtë, ku sipas mediave italiane ata kishin me vete thika, fishekzjarrë, sende të mprehta. Personat janë në paraburgim, ku u arrestuan të veshur me kapuç, po tentonin të përlesheshin me tifozët shqiptarë. Ata do të mbahen në paraburgim për ndoshta 24 orë, më pas do të merret vendimi nga gjyqësori vendas.

Lexo më Shumë

Presidentja e shtetit Gordana Siljanovska-Davkova, në kuadër të pjesëmarrjes në Samitin për paqe në Ukrainë që po mbahet në Zvicër, sot pati një takim me presidentin e Republikës së Polonisë, Andzhej Duda. Nga Kabineti i Siljanovska-Davkovës informojnë se në takim janë shkëmbyer mendime për marrëdhëniet dypalëshe, për gjendjen në rajon, integrimet evropiane dhe sfidat e sigurisë globale, si dhe bashkëpunimin e dy vendeve si aleate në NATO. “Bashkëbiseduesit shprehën kënaqësinë për bashkëpunimin e shkëlqyer të krijuar mbi miqësinë tradicionale dhe u shprehën se të dy vendet ndajnë marrëdhënie të krijuar gjatë tre dekadave të bashkëpunimit, respektit reciprok, besimit dhe mirëkuptimit.…

Lexo më Shumë

Është zbardhur ngjarja e rëndë e një ditë më parë në Shkodër (14 qershor), ku u shkrumbua nga flakët tregu i rrobave të përdorura. Sipas hetimeve, ka rezultuar se dy të mitur 9-vjeçarë, që kanë qenë duke luajtur në afërsi të tregut, dyshohet se kanë shkaktuar zjarr në tregun e rrobave të përdorura. Si pasojë e flakëve u shkrumbuan 25 njësi tregtare dhe u dogj totalisht një banesë. Përpos tjerash, flakët kanë asfiksuar edhe njerëzit, që ndodheshin aty pranë, të cilët u evakuan. Si pasojë e zjarrit të rënë u shkaktuan dëme të shumta materiale, ndërsa për të shuar flakët, mbërritën forca…

Lexo më Shumë