Kreu i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, pjesë e koalicionit VLEN me anë të një statusi në facebook ka reaguar, duke thënë se në prag të formimit të qeverisë së re, Artan Grubi dhe Bujar Osmani, bashkë me megafonët e tyre, po shtrembërojnë të vërtetën dhe po përhapin dezinformata. [embedded content] MARKETING
Author: almakos
Therrja e kurbanit është një ritual i rëndësishëm fetar dhe kulturore që përcakton Kurban Bajramin. Një bashkëpunim mes Organizatës Humanitare “Merhamet” , Gjysmë Hëna e Kuqe e Turqis dhe Kryqit të Kuq të Maqedonisë së Veriut, ka bërë bashkë një ndihmë të therrjes së kurbanëve me qëllim për të ndihmuar familjet me kushte jo të mira. Drejtori i Organizatës Kulturore Humanitare “Merhamet”, Ridvan Xhaferi, theksoi se kjo ndihmë është për të qenë sa më afër atyre që kanë nevojë për ndihmë, e për këtë ai shprehu fjalë miradijë për bashkmunimin me shtetin e Turqisë që me vitë me rradhë punojnë…
Në kabinetin e ri qeveritar ashtu edhe siç njoftoi mandatari për formimin e qeverisë së re Hristijan Mickoski, do të jetë edhe Ivan Stoilkoviq.Ai do të jetë ministër për Marrëdhënie mes Bashkësive dhe zv/kryeministër përgjegjës për marrëveshjen e Ohrit.Lidhur me këtë ka reaguar edhe Bujar Osmani, i cili ka thënë se kjo ndodh kur je i preferuar dhe jo i votuar.“Ivan Stoilkoviç, Zëvendës Kryeministër përgjegjës për marrëveshjen e Ohrit.Kështu është kur je i preferuar e jo i votuar”, ka shkruar Osmani. MARKETING
Vatra të mëdha zjarri janë shfaqur këtë mesditë pranë ish-fushës së mbetjeve në Fier. [embedded content]Nga pamjet shihen flakë të mëdha dhe tym që kanë përfshirë zonën, ndërsa janë shkrumbuar pemë dhe shkurre përreth. Mësohet se shërbimet zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve, ndërsa ende nuk dihet çfarë e ka shkaktur zjarrin.
Ish-trajneri i Dinamos, Luixhi Di Biaxho ka dhënë një intervistë për “La Gazzetta dello Sport” teksa u ndal tek mesfushori i Italisë, Nikolo Barela. Ai bëri debutimin e tij në Kombëtaren U-21 në vitin 2017 teksa ishte 20 vjeç. Dhe ishte pikërisht Di Biaxho që ja dha mundësinë.Ju bëtë të mundur debutimin e Barelës tek U-21… “Atë, Mançinin dhe Orsolinin.Por unë e njihja Nikolon kur ishte 15 vjeç, e kisha stërvitur, kështu që nuk kisha dyshime. Ne e quanim “djaloshi i gjallë”, ndonjëherë edhe shumë. Karakteri i tij e udhëhoqi atë të jetë i çrregullt, por nga ai çrregullim lindi fleksibiliteti…
Ka ndërruar jetë personi i cili ishte goditur nga një veturë në Gjakovë. Policia në raportin 24-orësh njofton se viktima ishe duke u trajtuar në QKUK. “Rr. Hysni Dobruna, Gjakovë / 12.06.2024-18:20. Viktima mashkull kosovar i cili ishte goditur nga një veturë në lëvizje drejtuar nga i dyshuari mashkull kosovar, ishte dërguar në QKUK për tretman mjekësor i cili duke mos u përballuar lëndimeve të marra, me 16.06.2024 ka ndërruar jetë, vdekjen e tij e ka konfirmuar ekipi mjekësor”, thuhet në njoftim. Policia ka bërë të ditur se me vendim të prokurorit trupi i pjete është dërguar në IML për…
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe me vranësira të shpërndara. IHMK njofton se temperaturat maksimale do të arrijnë deri 30 gradë Celsius. “Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-30 gradë Celsius”, thuhet në njoftim. Po ashtu, bëhet e ditur se do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-3m/s. /Telegrafi/
Një sherr masiv ka ndodhur në Tiranë, ku katër persoa janë përfshirë duke përdorur edhe armë zjarri. Policia sqaron se personat fillimisht janë konflikuar fizikisht dhe gjatë konfliktit dyshohet se njëri prej tyre ka qëlluar në ajër me armë zjarri. Të katërt janë shpallur në kërkim. “Më pas shtetasit e përfshirë, janë munduar të fshehin ngjarjen nga Policia. Gjatë konfliktit janë dëmtuar 2 mjetet e personave të përfshirë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë gjahu çifte, dhe 1 shotgun, (të cilat janë me leje nga organet përkatëse)”, thote…
Ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski sot do të lirohet nga burgu “Shkupi”, burg ky që ish-ministri kishte qëndruar që nga viti 2018. Janakieski fillimisht është dërguar në burgun e Idrizovës, ku ka vuajtur dënimin për rastin “Titanik” ku më pas kishte akuzë ndaj tij edhe për rastet “Hapat spanjollë” dhe “27 prilli”.Vitin e kaluar, Gjykata Evropiane për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut shpalli aktgjykimin në rastin e ish-ministrit kundër Maqedonisë së Veriut, lidhur me masat e paraburgimit për rastet gjyqësore “27 Prilli” dhe “Hapat Spanjoll”, në të cilin thuhej se të drejtat e tij janë shkelur nga…
Propozim përbërja e qeverisë së re është kompletuar dhe së bashku me programin nesër duhet t’i parashtrohet Kuvendit, përderisa votimi pritet të ndoshta fundjavën e ardhshme. Kandidatët për anëtarë të qeverisë nga koalicioni “Maqedonia Jote” mbrëmë u konfirmuan nga Komiteti ekzekutiv dhe qendror i VMRO-DPMNE-së. Nga “Maqedonia Jote” në qeveri do të ketë 15 anëtarë, prej të cilëve tre në vende zëvendëskryeministrash, kuadro nga koalicioni VLEN do të udhëheqin me pesë ministri dhe do të kenë një vend zëvendëskryeministri, ndërsa dy resorë ministrish do të kryesojë partia ZNAM – Për Maqedoninë tonë. “Nga trupat partiak mora mandat për negociata dhe…
Një 33-vjeçar, i cili ishte larguar nga banesa mbrëmjen e djeshme, është gjetur i pajetë në rezervuarin e fshatit Kagjinas. Sipas deklarimeve të policisë, 33-vjeçari, banues në fshatin Borovë, vuante nga probleme të shëndetit mendor. Nga kqyrja paraprake e trupit të viktimës nuk janë vënë re shenja dhune. Njoftimi i policisë: Kolonjë/Informacion paraprak Mëngjesin e sotëm, në rezervuarin e fshatit Kagjinas, Kolonjë, është gjetur i mbytur, pa shenja dhune, shtetasi E. B., 33 vjeç, banues në fshatin Borovë, Kolonjë. Nga të dhënat e para dhe deklarimet e marra familjarëve të tij, rezulton se ky shtetas vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe…
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot një dollar do blihet me 93 lekë dhe do shitet me 94 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 99.8 lekë dhe do shitet me 100.6 lekë. Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 104 lekë dhe do shitet me 105 lekë. Ndërsa paundi britanik do blihet me 118 lekë dhe do shitet me 119 lekë.

