Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-32 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi jugperëndimit me shpejtësi 1-4m/s. /Telegrafi/
Author: almakos
Partizani do të mësojë sot në orën 16:00 kundërshtarët e saj në Ligën e Konferencës. Futbollistët e klubit kanë vendosur të relaksohen për disa çaste për të mos menduar për shortin. Destinacioni i zgjedhur nga të kuqtë është qyteti liqenor, Pogradeci. Vetë klubi ka ndarë një video nga momentet e relaksit të futbollistëve nën shoqërinë e rosave. (VIDEO) PANORAMASPORT.AL
Stojan Andov, kryetari i parë i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së pavarur dhe sovrane, ka vdekur në moshën 89-vjeçare.I lindur në vitin 1935 në Kavadar, Andov ka diplomuar në Fakultetin Ekonomik në Shkup dhe ka magjistruar në Universitetin e Beogradit.Në disa raste ka mbajtur postin e kryetarit të legjislativit, ka qenë deputet dhe në vitin 1999 kandidoi edhe për president të shtetit. MARKETING
Një 35-vjeçare është gjetur e pajetë në orët e para të mëngjesit të sotëm në bregun e liqenit të Fierzës. Trupi i pajetë i viktimës, e cila ende nuk është identifikuar u gjet në vendin e quajtur “Shtrazë”. Sipas uniformave blu, dyshohet se ajo është vetëmbytur, ndërsa në trupin e pajetë nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e rrethaneve të ngjarjes. Njoftimi i policisë: Kukës/Informacion paraprak Në orët e para të mëngjesit, në vendin e quajtur “Shtrazë”, në bregun e liqenit të Fierzës, është konstatuar e pajetë një shtetase ende e paidentifikuar, rreth 35 vjeçe. Gjatë këqyrjes së…
Mandatari Hristijan Mickoski sot pritet të dorëzojë në Kuvend propozimin për përbërjen e qeverisë dhe programin e punës së saj. Votimi për qeverinë e re pritet të bëhet këtë fundjavë. Seancën parlamentare për zgjedhjen e qeverisë së re, kryetari i Kuvendit Afrim Gashi pritet ta caktojë për të shtunën në ora 11:00 dhe duhet të përfundojë më së voni deri në mesnatën e së dielës. Nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot njoftojnë se do të mbahet seanca e pestë e saj. Siç thuhet në ueb faqen e Kuvendit, në rendin e ditës të kësaj seance janë dy…
Rreth 28 mijë nxënës-maturantë në të gjithë Shqipërinë do t’i nënshtrohen sot provimit të Matematikës për të testuar njohuritë e tyre. Provimi nis në orën 10:00 dhe zgjat 2 orë e 30 minuta, ndërsa zhvillohet në salla të mëdha. Rreth 70% e qendrave të provimit janë të pajisura me kamera, që monitorojnë procesin e maturës shtetërore. Në dy testimet e para, atë të gjuhës së huaj dhe Gjuhës Shqipe e Letërsisë teza e provimit u publikua në rrjet 30 minuta pas nisjes së testimit. Por, Ministria e Arsimit thotë se kjo nuk cenon procesin e provimit. Testimet përfundojnë më 24…
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot një dollar do blihet me 92.8 lekë dhe do shitet me 93.8 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 99.6 lekë dhe do shitet me 100.4 lekë. Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 103.9 lekë dhe do shitet me 105 lekë. Ndërsa paundi britanik do blihet me 117.5 lekë dhe do shitet me 118.6 lekë.
Pasi mandatari Hristijan Mickoski tha se kanë kthyer të paktën 3/4 e funksioneve dhe se nuk i kanë dhënë shumë VLEN-it, në lidhje me këtë lajm të publikuar në TV SHENJA, ka reaguar zëdhënësi i Aleancës për Shqiptarët Arben Zeqiri. “Ranë maskat, u konfirmua e vërteta e betejës kundër shqiptarëve.Mickoski sot e konfirmoi se koalicioni me VLEN nuk është kundër BDI, por kundër shqiptarëve. E konfirmoi se nuk e ka betejën me korrupsionin, por ka betejë nacionaliste. E konfirmoi se VLEN nuk janë partnerë, por argatët e VMRO për t’i degraduar shqiptarët dhe arritjet e shqiptarëve. Shumë poshtë ka ra…
Informata më konkrete për çmimin e ri të energjisë elektrike që duhet të jetë i vlefshëm nga 1 korriku i këtij viti do të kemi gjatë javës së ardhshme pas përfundimit të tenderit të EVN houm për blerjen e energjisë elektrike. Deri më tani kemi pasur periudha shumë më të vështira dhe asnjëherë nuk kemi lejuar ndryshim serioz të çmimit të energjisë elektrike dhe gjithmonë jemi kujdesur që të ruajmë standardin e qytetarëve dhe tani do të udhëhiqemi ekskluzivisht nga nevojat e tyre, tha sot Kryetari i Komisionit Rregullator të Energjetikës (KRRE) Marko Bislimoski. Bislimovski më tej shtoi se deri…
Mungesa e investimeve në arsim i kushton botës mijëra miliarda dollarë në vit, tregojnë sot publikimet e studimit të UNESKO-s. Në një raport të titulluar “Çmimi i pasivitetit, shpenzime private, sociale dhe fiskale për fëmijët dhe të rinjve të cilët nuk mësojnë”, ekspertët e KB-së për arsim, shkencë dhe kulturë llogaritën se do t’i kushtojë botës 10 trilionë dollarë në vitin 2030. Kjo shumë tejkalon kombinimin e BPV-së së Francës dhe Japonisë, dy nga vendet më të pasura në botë, tha drejtori i përgjithshëm i UNESKO-s Odri Azule. Ajo tregon për një “rrethi magjik” të investimeve të paj]mjaftueshme në arsimin…
Që prej 22 majit të këtij viti, Nicolas Matias Del Rio, një korrier 42-vjeçar argjentinas, u zhduk teksa po kryente punën e tij në Itali. Ai kishte një ngarkëse me çanta luksi me vlerë prej 500 mijë eurosh në momentin e ngjarjes dhe zonën Abbadia San Salvatore ku u zhduk, ai e njihte mirë pasi frekuentohej edhe nga babai i tij, stilisti i njohur argjentinas Eduardo Del Rio. Në lidhje me këtë ngjarje, policia italiane ka vënë në pranga dy persona, një shtetas turk dhe një shqiptar, ndërsa anëtarët e tjerë të bandës janë në kërkim. 33-vjeçari shqiptar u arrestua…
Një turist italian, i moshës 66 vjeç ka humbur jetën mesditën e sotme në Ishull Lezhë. Sipas uniformave blu, ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:30, kur shtetasi italian, banues në Milano në momentin që ka hyrë në det, dyshohet të ketë pësuar atak kardiak. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes Njoftimi i policisë: Rreth orës 15:30, në Ishull Lezhë, një shtetas italian, 66 vjeç, banues në Milano, në momentin që është futur në det dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe për pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e…

