Një turist italian, i moshës 66 vjeç ka humbur jetën mesditën e sotme në Ishull Lezhë.
Sipas uniformave blu, ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:30, kur shtetasi italian, banues në Milano në momentin që ka hyrë në det, dyshohet të ketë pësuar atak kardiak.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 15:30, në Ishull Lezhë, një shtetas italian, 66 vjeç, banues në Milano, në momentin që është futur në det dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes