Maqedonia e Veriut radhitet në vendet më të larta për humbjen e ujit në rajon. Këtë e konfirmoi kryetari i Komisionit Rregullator të Energjetikës, Marko Bislimovski, i cili tha se vendi jonë ka një humbje të ujit prej 62 për qind në nivel shteti. Por, Bislimovski premtoi se ata do të investojnë në kompanitë e ujit duke përmirësuar efikasitetin e kompanive, dhe në këtë mënyrë, sipas tij, nuk do të ketë rritje të çmimeve për shërbimet e ujit. Marko Bislimovski, KRRE “Ne si komision rregullator për energjetikë disa herë kemi thënë se nuk ikim nga përgjegjësia, dhe jemi të gatshëm…
Author: almakos
Policia e Kosovës ka njoftuar se një grua ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht, e më pas edhe është gërvishtur me thikë nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Rasti ka ndodhur më të martën në Mitrovicë të Jugut, rreth orës 12:40. “Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht, e me pas edhe është gërvishtur me thikë nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar”, thuhet në raport. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje. /Telegrafi/
Miliona metra katrorë në dy gadishujt shqiptarë, Karaburun dhe Kepi i Rodonit, tentojnë të rrëmbehen nga një aleancë e organizuar mes krimit, gjyqësorit dhe politikës. Babëzia ka prekur edhe klerikët apo organizatat fetare. Krimi nis nga falsifikimi i dokumenteve, nga procese gjyqësore, formale e deri te kanosja e kërcënimi për cilindo që tenton të vendosë barriera e të prishë skenarin për të “shtënë në dorë” sipërfaqe bregdetare, nga më të mirat në vend. Rruga për në Kepin e Rodonit kalon në një zonë bregdetare, tejet të lakmuar në vitet e fundit. Pasi lë autostradën Tiranë-Durrës në zonën e Maminasit, nisesh…
Vdekja e gruas 45-vjeçare, Qefsere Berisha mëngjesin e së martës, tronditi familjen e tyre. Për motive akoma të panjohura, e ndjera i dha fund jetës së saj, duke u vetëvrarë me armë zjarri. Policia nisi hetimet për rastin, teksa tashmë është arrestuar bashkëshorti i viktimës. Siç ka mësuar ekskluzivisht Sinjali, arma me të cilën dyshohet se u krye akti i rëndë ishte e burrit të viktimës, të cilën e posedonte ilegalisht. Gjatë ndërmarrjes së veprimeve të nevojshme hetimore, ditën e djeshme Policia ka kryer kontroll në vendin ku ndodhi ngjarja tragjike. Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se Policia…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk do të takohet sot me emisarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, për shkak të mospërputhjes së agjendës të paracaktuar nga e para e vendit. Këtë e bëri të ditur këshilltari për media i presidentes, Bekim Kupina. “Presidentja Osmani nuk ka takim me z.Lajçak, shkaku i mospërputhjes me agjendën e paracaktuar të Presidentes”, tha ai. Lajçak gjatë ditës do të pritet në takim nga zëvendëskryeministri, njëherësh kryenegociatori i Kosovës për dialog, Besnik Bislimi. Lajçak viziton Kosovën një ditë pas një takimi në Athinë me kryeministrin e Serbisë, Millosh Vuçeviq. Pas takimit me zyrtarin serb,…
Gjykata e Apelit ka lënë në qeli Dritan Nanon, i cili akuzohet se organizoi sulmin brutal ndaj avokatit Sokol Mëngjesi, ngjarje e ndodhur më 29 Maj rreth orës 08:34 në zonën e ish-Bllokut në Tiranë. Dritan Nano ka ankimuar vendimin e Gjykatë së Tiranës, e cila caktoi masën e sigurisë arrest me burg ndaj tij, por Apeli e ka lënë në fuqi. “Në përfundim të gjykimit, sot më datë 19.06.2024, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtare znj. Valbona Vata, vendosi: -Miratimin e vendimit me nr. 1433 regj.them, datë 01.06.2024 të Gjykatës së…
Deklaratat e liderit të VMRO-DPMNE-së dhe mandatar për përbërje të qeverisë së re, Hristian Mickoski lidhur me emrin, propozimin e parashtruar për përbërje të re qeveritare, si dhe votimin në Kuvend gjatë fundjavës, janë në fokus të edicioneve onaljn të mediumeve greke, të cilat kryesisht i transmetojnë tekstet e agjencisë shtetërore ANA-MPA, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina. Në tekstin nën titull “Maqedonia e Veriut – Hristian Mickoski: Në betimin e Qeverisë do ta përdori emrin kushtetues të vendit”, ANA-MPA shkruan për intervistën e djeshme të mandatarit për TV “Sitel” ku “tha se në inaugurimin e qeverisë së tij, gjatë…
Trupi i 35-vjeçares së gjetur mëngjesin e djeshëm në bregun e liqenit të Fierzës, është identifikuar nga policia. Viktima raportohet se është 30-vjeçarja me iniciale E. A., nga banuese në Pojan të Korçës. Ende nuk dihen rrethanat e vdekjes së 30-vjeçares, por uniformat blu në informacionin paraprak ditën e djeshme, raportuan se dyshohet se ajo është mbytur, ndërsa në trupin e saj nuk u konstatuan shenja dhune. Njoftimi i policisë: Kukës/ Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, për një shtetase që u konstatua e pajetë në vendin e quajtur “Shtrazë”, në bregun e liqenit të Fierzës, ju informojmë se u bë i…
Pas operacionit “Territor i pastër” në Shkodër, efektivët e policisë kanë asgjësuar 6201 fidanë kanabis. Gjatë kësaj faze të megaoperacionit, në malin e Shoshit, u gjetën 835 fidanë kanabis. Si rezultat i hetimeve dhe veprimeve profesionale policore, u identifikua, u kap dhe u arrestua autori i dyshuar. Kontrollet kanë vijuar në territorin e njësive administrative Shosh, Shalë, Pult dhe Postribë, Shkodër, u gjetën në total 4902 fidanë kanabis. Po në vijim të kontrolleve në territorin e njësisë administrative Temal, Vau i Dejës, u gjetën 244 fidanë kanabis, ndërsa në territorin e njësisë administrative Gjegjan, Pukë, u gjetën 220 fidanë…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Rusi, momenti tronditës kur një vajzë 20-vjeçare u përfshi nga dallgët e furishme mes motit të keq në një plazh në Soçi, të Rusisë . Mësohet videoja u kap nga një kalimtar. Sipas mediave ruse, ngjarja ka ndodhur më 16 Qershor dhe që nga ajo kohë vajza 20-vjeçare nuk është gjetur më. Në video, vajza shihet në plazh me një djalë. Edhe pse fillimisht janë në plazh, në një moment dallgët i bëjnë të humbasin ekuilibrin dhe djalin që fillimisht arrin ta nxjerrë vajzën nga uji. Megjithatë, një valë e dytë i mbuloi…
Shkodra është tronditur nga një shpërthim tritoli mëngjesin e sotëm. Raportohet se lënda plasëse ishte vendosur në gomën e pasme të automjetit të një efektivi policie në në lagjen “Tepe”. Mësohet automjeti i efektivit me iniciale K. S., 50 vjeç, ishte i parkuar në oborrin e banesës dhe lënda plasëse ishte vendosur tek goma e pasme e automjetit. Si pasojë e shpërthimit është dëmtuar pjesërisht automjeti. Njoftimi: Ngjarja ndodhi rreth orës 04:00, në lagjen “Tepe”. Mësohet se në automjetin e shtetasit K. S., 50 vjeç, (punonjës Policie), i parkuar në oborrin e banesës, është vendosur lëndë plasëse tek goma e pasme…
Nëse zgjedhjet e parakohshme mbahen në tri komuna, ato duhet të jenë në muajin nëntor-dhjetor të këtij viti. Zgjedhjet e rregullta janë shtator ose tetor të vitit të ardhshëm. Dhe nëse e keni parasysh se për 10-11 muaj duhet të bëhen dy zgjedhje në tri komuna, mendoj se është vetëm shpenzim për shtetin dhe nuk arrijmë asgjë, tha Arben Taravari, kryetar i Aleancës për Shqiptarët (ASH ) dhe ministri në ardhje të Shëndetësisë në intervistë në “Top Tema” në Tv Telma. “Nëse njerëzit për 11 muaj dalin të votojnë për kryetar komune në Aerodrom, në Saraj, në Gostivar, mendoj se…

