Author: almakos

Personazhi i njohur i YouTube, Ishowspeed, ka ardhur për herë të parë në Shqipëri sot dhe është pritur në Kryeministri nga kreu i qeverisë, Edi Rama. Rama e priti në zyrë ndërsa zhvilluan dhe një bisedë bashkë, rreth mënyrës si ka njohur Shqipërinë. Gjithashtu ata kanë folur për pikturat e Ramës, ndërsa Ishowspeed i thotë se është kryeministri i parë që ka takuar ndonjëherë. Pjesë nga biseda: Ishowspeed: Edi Rama, djali im! Më jep një përqafim! Jam një fans i madh i yti Edi Rama: Si u bëre fansi im Ishowspeed: Jam shqiptar vëlla, je i pari kryeministër që kam…

Lexo më Shumë

Gjykata Kushtetuese ka ngritur procedurë për nenin 2 dhe nenin 4 të Ligjit për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për Marrëdhënie Obligative. Siç bënë të ditur nga Gjykata, është votuar ndërprerje e përkohshme e kryerjes së dispozitave kontestuese (të a.q. “masë e përkohshme”). “Në këtë fazë Gjykata shfaqi dyshim se nenet e kontestuara janë në kundërshtim me shumë dispozita kushtetuese në mesin e të cilave edhe sundimi i drejtësisë (Neni 8 1 alinetë 3 dhe 6), e drejta e pronës së garantuar (neni 30 paragrafi 1), e drejta e barazisë së qytetarëve para Kushtetutës (neni 9 paragrafi 2) dhe veçanërisht…

Lexo më Shumë

Skena skandaloze të dhunës janë parë në Prizren. Një mashkull shihet duke e rrahur brutalisht një femër në orët e mbrëmjes afër lagjes “Bajram Curri” në Prizren. Personi i panjohur fillimisht e nokauton me goditje në fytyrë, për ta goditur pa ndalë edhe sa ishte e shtrirë. Gazeta Insajderi është në pritje të përgjigjes së […] The post +16/ Pamje shokuese teksa një burrë e rrah brutalisht një grua në Prizren appeared first on InfoKosova.

Lexo më Shumë

EMISIONI VETTING Pesë punëtorë humbën jetën brenda majit në vendin e punës Çështja e sigurisë në punë u rikthye në qendër të vëmendjes së publikut në muajin e fundit. Shkak u bë humbja e disa jetëve, duke rikthyer në vëmendje çështjen e sigurisë, sidomos në ndërtim. Një 28 vjeçar humbi jetën në një kantier ndërtimi në Tiranë 27 maj 2024, pasi ra nga kati i 7 -të i një pallati që po ndërtohej. Ky është aksidenti i pestë me humbje jete që ka ndodhur gjatë muajit maj. Ndërsa arsyet e aksidenteve janë kryesisht mosrespektimi i kushteve të sigurisë teknike në…

Lexo më Shumë

EMISIONI VETTING Një pjesëtar i familjes humb jetën, por përveç se dhimbjes së shkaktuar nga vdekja e tij, familja përballet edhe me një dëm ekonomik apo dhe me një trajtimin pa dinjitet nga ana e shtetit duke u endur pas drerëve të institucioneve  dhe pa ndihmë sociale të mjaftueshme. Sikur të mos mjaftonin kjo familjarët e të ndjerit që aksidentohet në punë, u kërkohet të heshtin, për të mos kërkuar shkaqet e vdekjes së kryefamiljarit apo njërit që humbi jetën duke punuar. Gazi që shpërtheu atë mëngjes të së enjtes së 2 prillit 1992 në tubacionet e gazit të Albpetrolit…

Lexo më Shumë

Koordinatori për Anti-Korrupsionin Global Richard Nephew ka takuar ditën e sotme, kreun e SPAK, Altin Dumanin si dhe përfaqësues të Ministrisë Anti-Korrupsion, Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI) dhe Agjencisë së Prokurimit Publik. Përmes një postimi në Facebook, Ambasada Amerikane në Tiranë shkruan se Nephe dhe zyrtarët shqiptarë diskutuan përpjekjet e vazhdueshme për forcimin e pavarësisë së gjyqësorit dhe luftën kundër korrupsionit.  Ndër të tjera Ambasada shprehet se “Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin institucionet e drejtësisë që po forcojnë demokracinë e Shqipërisë teksa ajo përparon në rrugën e saj…

Lexo më Shumë

Nga gazetari Igli Çelmeta 5 vitet e fundit Dubai është kthyer në një strehë për personazhet e botës së krimit, të cilët edhe pse janë në kërkim nga autoritetet shqiptare, kur arrestohen në Dubai lihen të lirë për shkak të mungesës së një marrëveshjeje ekstradimi mes dy vendeve. Emiratet e Bashkuara Arabe ku bën pjesë edhe Dubai, janë pjesë e Konventës së Kombeve të Bashkuara kundër krimit të organizuar, por për ekstradimin e personave të kërkuar, pa pasur një marrëveshje, mund të veprohet vetëm me reciprocitet. Një person i kërkuar nga drejtësia shqiptare, që të ekstradohet nga Dubai në Shqipëri, duhet…

Lexo më Shumë

Një aksident është shënuar në kryeqytet ditën e sotme (20 qershor), ku një 28 vjeçare është përplasur nga një makinë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Xhanfize Keko”, ku drejtuesi i mjetit D.A., 21 vjeç, ka aksidentuar 28 vjeçaren K.G. E reja është transportuar menjëherë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme dhe po punohet nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit. Njoftimi Tiranë/Informacion paraprak Më datë 20.06.2024, në rrugën “Xhanfize Keko”, shtetasi D. A., 21 vjeç, duke drejtuar automjetin ka aksidentuar shtetasen K. G., 28 vjeçe,…

Lexo më Shumë

Jeta e qytetarëve sa vjen e bëhet më e shtrenjtë. Shporta minimale sindikale për muajin qershor ka arritur në 60 325 denarë dhe është rritur për 235 denarë, nga muaji i kaluar. Një familjeje 4 anëtarshe vetëm për ushqim dhe pije i duhen 21 952 denarë. Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë “Sipas përllogaritjeve të Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, në qershor një familje 4 antarëshe për ushqim dhe pije duhet të ndajë 21 952 denarë ose 36.4% nga vlera e përgjithshme e shportës minimale. Për veshmbathje 4 962 denarë, për ujë, energji elektrike 6 014 denarë, për higjienë personale dhe…

Lexo më Shumë

Një zjarr ka rënë mes disa pallatesh në ndërtim në lagjen nr.1 në hyrje të qytetit të Sarandës, ditën e sotme. Sipas informacioneve të para, flaka ka rënë në disa shkurre afër dy objekteve një katëshe në ndërtim. Nga zjarri rrezikoheshin dhe banesat përreth, ndërsa është ndërhyrë me 3 makina dhe 6 zjarrfikës për të mos lejuar përhapjen më tutje të flakëve. Mësohet se është djegur një barakë e ndodhur aty dhe një pemë pishe. Dyshohet se kemi të bëjmë me zjarr të qëllimshëm, por flakët mund t‘i ketë shkaktuar edhe nxehtësia e madhe. Policia ndërkohë është në vendngjarje dhe…

Lexo më Shumë

Paga mesatare mujore neto e paguar për të punësuarit në prill të 2024 është 41.085 denarë (667 euro) dhe është 13,7 për qind më e lartë se në muajin e njëjtë të vitit të kaluar. Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, kjo rritje vjen kryesisht si pasojë e rritjes së pagës mesatare mujore neto të paguar për punonjës në sektorët e Arsimit me 21,8 për qind, Bujqësisë, Pylltarisë dhe Peshkimit me 18,6 për qind dhe Informacionit dhe Komunikimit me 18 për qind. Rritje e pagës mesatare mujore neto të paguar për punonjës, krahasuar me muajin paraardhës, është shënuar…

Lexo më Shumë

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore së Tiranës ka ekzekutuar masën e sigurisë pezullim nga detyra për një oficer i Komisariatit nr.4 të kryeqytetit, pasi tradhtoi forcat blu për të ndihmuar të afërmin e tij që ishte i përfshirë në kultivim të lëndëve narkotike. Pezullimi është bërë për punonjësin e policisë me inicialet E.D., 38 vjeç me detyrë Ndihmës Specialist i Policisë në Komunitet. Ai akuzohet për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë, i cili është i dënueshëm me heqje lirie deri në 7 vite. Sipas njoftimit nga AMP-ja, me datë 11 qershor…

Lexo më Shumë