Author: almakos

Ka dështuar mbledhja e Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me nivelin e menaxhimit të marrëdhënies së punës të anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm dhe zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, për shkak të mungesës së deputetëve të pushtetit. Kryetarja e këtij Komisioni, Time Kadrijaj, ka thënë se mazhoranca nuk ka interes ta zbardh […] The post VV-ja bojkoton Komisionin Hetimor për shërbimin e jashtëm, Opozita e akuzon se po e fshehin të vërtetën appeared first on InfoKosova.

Lexo më Shumë

Çmimi me pakicë i mazutit M-1 NS prej sonte në mesnatë rritet për 1.222 denarë për kilogram, ndërsa nuk ndryshojnë çmimet e benzinës, dizelit dhe vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1), njoftoi Komisioni Rregullator për Energji, Shërbime të Ujit dhe Shërbime për Menaxhimin e Mbeturinave Komunale. Një kilogram mazut M-1 NS prej sonte do të shitet për 45.680 denarë, ndërsa mbetet çmimi i EUROSUPER BS – 95 (81 denarë për litër), EUROSUPER BS – 98 (83 denarë për litër) dhe EURODIZEL BS (74 denarë për litër). Nga KRRE përmendin se këto janë çmimet maksimale të derivateve të naftës dhe…

Lexo më Shumë

Vlera e shportës minimale sindikaliste (SHMS) për qershor paraqet 60.325 denarë dhe është rritur për 235 denarë krahasuar me shportën minimale sindikaliste për muajin e kaluar kur paraqiste 60.090.Me banesë me qira prej 60 metrave katrorë për qershor është 76.600 denarë. Vlera e SHMS-së për qershorin 2024, në raport me janarin e këtij viti kur paraqiste 57.163 denarë, është rritur për 3.162 denarë, përkatësisht për 5,5 për qind.Për ushqim dhe pije shporta sindikaliste në qershor të këtij viti paraqet 21.952 denarë, që është 36,4 për qind nga SHMS e përgjithshme dhe në krahaism me janarin kur ishte 21.007 denarë është…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në rrjetet sociale ka komentuar programin e Qeverisë në ardhje, VMRO-VLEN-ZNAM.Sipas Osmanit, kjo Qeveri, përveç se është mono-etnike në përbërje për nga legjitimiteti është mono-etnike edhe nga programi.“Qeveria që vjen përveç që është MONOETNIKE për nga legjitimiteti, qenka MONOETNIKE edhe për nga programi.Nga programi i Qeverisë që i kthen 3/4 e institucioneve “ aty ku e kanë vendin””, ka shkruar Osmani. [embedded content] MARKETING

Lexo më Shumë

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të nivelit të mesëm të Troposferës, të cilat vende -vende mund të sjellin riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-35 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtime i juglindjes me shpejtësi 1-4m/s. Një ditë më parë Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë thirrje për kujdes të shtuar gjatë këtyre ditëve me temperatura të larta. IKSHPK kërkon që qytetarët të qëndrojnë në hije, të shmangen daljet gjatë orëve të ditës dhe…

Lexo më Shumë

Ditën e nesërme opozita dhe aleanca për mbrojtjen e teatrit ka njoftuar një protestë para bashkisë së Tiranës. Për këtë policia ka marrë masat me qëllim garantimin e sigurisë së rendit publik. Policia e Shtetit njofton se nga ora 09:30 e në vijim, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve, në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës. Për këtë arsye policia sugjeron që të përdoren rrugë alternative, deri në përfundim të tubimit, si Unaza e Mesme dhe Unaza e Madhe. “Gjatë disa tubimeve të mëparshme, të zhvilluara nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, në sheshin para Bashkisë…

Lexo më Shumë

Kryesia e Aleancës për Shqiptarët, sot më 19 Qershor 2024, ka mbajtur mbledhje në të cilën u diskutua për përzgjedhjen e kuadrove për Qeverisjen ardhshme dhe me unanimitet zgjodhi kandidatët për zv/Ministra në Qeverinë e re, të cilat do të duhet ti votoj Parlamenti i RMV-së, thuhet në komunikatën e ASH-së, krahu i Arben Taravarit.“Kryesia e Aleancës për Shqiptarët vendosi që Elfete Ismaili të jetë kandidate për zv/Ministër të Mbrojtjes dhe Flakron Bexheti kandidat për zv/Ministër të Bujqësisë.Gjatë diskutimit u theksua se të përzgjedhurit e Aleancës për Shqiptarët në qeverinë e ardhshme në kuadër të VLEN do të reflektojnë ndryshimin…

Lexo më Shumë

Një 66 vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e sotme (19 qershor) pasi teksa po pastronte pusin e ujit të banesës së tij, ka rrëshqitur aksidentalisht në brendësi të saj. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:15 në Hamallaj të Durrësit. Uniformat blu kanë identifikuar 66 vjeçarin me inicialet O.P. Sakaq, grupi hetimor ndodhen në vendngjarje e po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.   Durrës/Informacion paraprak Rreth orës 20:15, në Hamallaj, Durrës, shtetasi O. P., 66 vjeç,  duke pastruar pusin e ujit në banesën e tij, dyshohet se aksidentalisht ka rrëshkitur dhe ka rënë në brendësi të pusit dhe për…

Lexo më Shumë

Një çift shqiptar është arrestuar nga policia zviceriane, në zonën e Weiningen ditën e hënë (17 qershor), pasi ishin të arratisur nga burgu italian ku vuanin dënimin që prej nëntorit 2023. Kapja e tyre nisi me një kontroll nga policia rrugore, e cila vuri re një automjet me targa italiane në Zürcherstrasse në Weiningen. Pas ndalimit të makinës oficerët u kërkuan mjetet e identifikimit, të cilat nuk zotëroheshin nga pasagjerët shqiptarë. Sipas policisë, nga identifikimi rezultoi se ata ishin 44 vjeçari Emilian Bici dhe 38 vjeçarja Ermelinda Spahiu, të cilët janë në kërkim ndërkombëtar nga Italia pasi ishin të arratisur…

Lexo më Shumë

9 fishekë, një armë dhe pesë gëzhoja u gjetën mbrëmë në Podujevë, pas gjuajtjes me armë mes pesë personave. Tre persona u arrestuan, dy të tjerë janë në kërkim dhe dy vetura u konfiskuan në afërsi të Fabrikës së Metalit në Podujevë. Rasti kishte nisur në njërin nga shisha – bar-et e qytetit, ku dyshohet se fillimisht shtiu me armë një person i njohur shumë për organet e rendit. Bëhet fjalë për Vlerëson Rrahimin, i njohur edhe për raste të tjera kriminale në Podujevë. Ai u arrestua bashkë me Nexhat dhe Arton Hazirin. Derisa, edhe dy persona të tjerë të…

Lexo më Shumë

Njoftimi Korçë Goditën me automjet dhe me sende të forta një 18-vjeçar duke i shkaktuar dëmtime fizike, Policia vijon intensivisht punën për kapjen e 5 shtetasve, autorë të dyshuar të ngjarjes së ndodhur sot, në lagjen nr. 17. Më datë 19.06.2024, rreth orës 14:30, në lagjen nr. 17, Korçë, shtetasit S. S., 33 vjeç, S. S., 25 vjeç, Dh. D., 38 vjeç, A. D., 27 vjeç dhe M. B., 39 vjeç, banues në Korçë, të cilët lëviznin me automjetin tip “Range Rover”, dyshohet se kanë përplasur automjetin me drejtues shtetasin M. J., 18 vjeç dhe më pas janë konfliktuar fizikisht…

Lexo më Shumë

Një ngjarje shumë e rëndë ka ndodh në familjen Azemi, në fshatin Bradash të Podujevës. Dy kryefamiljarët e tyre, burri dhe gruaja kanë ndërruar brenda 24 orëve. Lajmin për vdekjen e tyre e kanë konfirmuar familjarët e çiftit. Hamit dhe Nurije Azemi do të varrosen sot në ora 18:00 në varrezat e fshatit Bradash./Sinjali/

Lexo më Shumë