Kryesia e Aleancës për Shqiptarët, sot më 19 Qershor 2024, ka mbajtur mbledhje në të cilën u diskutua për përzgjedhjen e kuadrove për Qeverisjen ardhshme dhe me unanimitet zgjodhi kandidatët për zv/Ministra në Qeverinë e re, të cilat do të duhet ti votoj Parlamenti i RMV-së, thuhet në komunikatën e ASH-së, krahu i Arben Taravarit.
“Kryesia e Aleancës për Shqiptarët vendosi që Elfete Ismaili të jetë kandidate për zv/Ministër të Mbrojtjes dhe Flakron Bexheti kandidat për zv/Ministër të Bujqësisë.
Gjatë diskutimit u theksua se të përzgjedhurit e Aleancës për Shqiptarët në qeverinë e ardhshme në kuadër të VLEN do të reflektojnë ndryshimin e shumëpritur, do të jenë në më krye të detyrës dhe në shërbim të qytetarëve dhe në mbrojtje të interesave të tyre.
Lufta kundër krimit dhe korrupsionit, rruga evropiane e vendit dhe rritja ekonomike dhe mirëqenia e qytetarëve janë shtyllat bazë të qeverisjes së ardhshme”, thuhet në komunikatën e partisë së Arben Taravarit.
Data 03.09.2026
Aktuale
- Sinisha Stojanoski emërohet drejtor i ri i Spitalit të Qytetit “8 Shtatori” në Shkup
- ”S’di qysh me jetu pa ty”, motra e Laurentit prek me fjalët
- Revolta kundër Ramës/ Pas fjalimeve te Kryeministria, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës: Ju erdhi fundi
- “Qeveria e ka mendjen te rrjetet sociale dhe jo te hallet e popullit”, Progni: Rama shqetësohet për algoritmin! Kërkon vëmendjen, jo të vërtetën
- Protestuesit e arrestuar pas tensioneve te Kryeministria, nesër para Gjykatës/ Aktivistja Sidorela Vatnikaj: Në orën 10:00 të bashkohemi para Gjykatës Penale!
- Trump i quan “tradhtarë” raportuesit për mungesën e municioneve në SHBA gjatë luftës me Iranin
- Revolta e 96 kundër Ramës, nis marshimi i qytetarëve nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë: Shqipëria kërkon revolucion
- PBB-ja rritet 4.3 për qind, Dimitrieska-Koçoska: Ekonomia po përshpejtohet pavarësisht sfidave



