Sot i është dhënë lamtumira e fundit TikTokerit të njohur, Laurent Krasniqi, i cili humbi jetën të mërkurën si pasojë e një aksidenti në trafik.
Pas ceremonisë mortore, motra e tij ka reaguar me një postim prekës në rrjetet sociale, duke shprehur dhimbjen për humbjen e vëllait.
“Oj dashnia e motres qe ma thajte shpirtin, sdi qysh kom me mujt me jetu pa ty vllau jem”, thuhet në postimin emocionues të motrës së Laurentit.


