Author: almakos

Policia mbrëmë ka arrestuar dhjetë persona, në mesin e të cilëve tre të mitur, për shkak të përleshjes fizike për shkak të marrëdhënieve të përkeqësuara ndërfqinjësore që ishte shkaktuar në Karposh, ndërsa ka vazhduar edhe në Qendrën Urgjente në Kompleksin e Klinikave “Nëna Terezë”. “Në SPB Shkup dje ishte denoncuar se në orën 22:30 në rajonin e Karposhit, për shkak të marrëdhënieve të përkeqësuara ndërfqinjësore, kishte përleshje fizike ndërmjet F.J. (22), B.J. (39) dhe tre të miturve nga njëra anë dhe E.G. (52), G.G. (23) dhe H.T. (29) nga ana tjetër, të gjithë nga Shkupi, me çka ishin përdorur mjete…

Lexo më Shumë

Një 80 vjeçar është gjendur pa shenja jete në anë të rrugës nacionale Roskovec-Berat. Uniformat blu kanë identifikuar viktimën, Abaz Metaj, të cilit dyshohet të ketë pësuar arrest kardiak për shkak të temperaturave të larta. Policia ka nisur hetimet lidhur me ngjarjen, ndërsa trupi i pajetë do i nënshtrohet ekzaminimeve në morgun e spitalit për të zbuluar shkakun e vdekjes.

Lexo më Shumë

Dje në Kompleksin e klinikave “Nënë Tereza” me lëndim nga një plumb qorr nga armë e zjarrit është sjellë një tridhjetë e pesë vjeçar nga Shkupi, i cili teksa drejtonte biçikletën në zonën e Çairit ka ndjerë dhimbje në shpinë, pas së cilës është transportuar në institucionin mjekësor. Rasti, siç informojnë nga MPB-ja, është raportuar dje në ora 19:45 në SPB Shkup, nga Kompleksi i klinikave “Nënë Tereza”. Nga MPB bëjnë të ditur se po merren masa për zbardhjen e rastit. MARKETING

Lexo më Shumë

Një shembje e masivit të gurëve ka ndodhur në Rrugën e Arbrit ditën e sotme, e cila ka arritur të zërë poshtë saj një fouristradë ku ndodheshin disa persona. Gazetari Igli Çelmeta bën me dije se ngjarja ka ndodhur në afërsi të Shkallës së Tujanit, e raportohet për persona të lënduar. Në këtë vend, masivi i gurëve është shkëputur dhe ka goditur automjetin, duke rrezikuar kështu jetën e pasagjerëve që ndodheshin brenda makinës. Fatmirësisht personat e lënduar ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe po marrin ndihmë mjekësore në ambientet spitalore.

Lexo më Shumë

Një foshnje 6 muajsh ka mbetur i vetëm për disa minuta në banesë, pasi nëna e tij kishte hapur derën e blinduar për të pastruar dhe i është mbyllur nga era, duke lënë nënën jashtë. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në lagjen “30 Vjetori” në Berat. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në banesën e shtetasit Lulëzim Braja. Efektivët dhe shërbimi zjarrfikës kanë ndërhyrë me sukses, duke u futur nga ballkoni përmes shkallëve të emergjencës.

Lexo më Shumë

DCIM100MEDIADJI_0484.JPG Stoilkoviq ta njohë Kosovën, gjenocidin në Srebrenicë dhe të distancohet nga Putini dhe Vuçiçi, para votimit të Qeverisë Përveç që do të jetë jolegjitime, Qeveria e paralajmëruar në ardhje tanimë po shtohet edhe me elemente antishqiptare, antiperëndimore dhe antikushtetuese në raport me vendet fqinje. Ministri dhe zëvendëskryeministri që do të jetë i angazhuar për Marëveshjen e Ohrit, Ivan Stoilkoviq, njihet për qëndrimet e tij pro ruse dhe në një linjë me presidentin serb, Aleksandër Viçiç, nuk njeh Pavarësinë e Kosovës me çka rëndë e shkel Kushtetutën e vendit, si dhe e mohon gjenocidin në Srebrenicë dhe është tallur me…

Lexo më Shumë

Mandatari për formimin e Qeverisë Hristijan Mickoski e dorëzoi në Kuvend programin dhe listën e përbërjes së re qeveritare. Ai u shpreh se pret që të vendoset në rend dite në fundjavë. Mickoski edhe njëherë prezantoi antarët e Qeverisë dhe me këtë rast u pyet për propozimin e tij që Ivan Stoilkoviq, të jetë ministër për Marrëdhënie mes Bashkësive, duke ditur qëndrimet e tij pro Rusisë dhe Putinit. Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së “Çdo anëtar i kësaj qeverie duhet të ketë qëndrime pro maqedonase. Çdo njëri i cili do të del nga ky shteg pa dallim pozicionit, pro çfarëdoqoftë nuk…

Lexo më Shumë

Jakup Shehu, 52 vjeçari i cili sulmoi gruan e tij me thikë në qafë e në trup më 13 maj në rrugët e kryeqytetit, është lënë në burg nga Gjykata e Apelit. Ai akuzohet për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”, e mbetur në tentativë, parashikuar sipas nenit 238 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë. Kujtojmë se 52 vjeçari masakroi bashkëshorten e tij më 13 maj (2024) në rrugën “Xhanfize Keko” të kryeqytetit, rreth orës 02:15. Gruaja e tij, Edlira Shehu mbeti në gjendje të rëndë për shkak të 3 goditjeve të marra nga bashkëshorti i saj,…

Lexo më Shumë

Prokuroria për Ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit kërkon 30 ditë paraburgim shtesë për gjyqtarin Naqe Georgiev, konfirmojnë nga atje për “A1on”. Propozimi për vazhdimin e paraburgimit është dërguar në Gjykatën Penale, por ende nuk është marrë vendim. Gjyqtari Naqe Georgiev po kalon ditën e fundit të paraburgimit të mëparshëm, të cilit ju caktuan më 20 maj. MARKETING

Lexo më Shumë

VOLTIZA DURO/ Rritja e temperaturave përgjatë këtyre ditëve ndikon në luhatjen e vlerave të presionit të gjakut. Por, duhet pasur parasysh që një pjesë e pacientëve mund të përjetojnë edhe kriza hipertensive, që mund të rezultojnë edhe fatale. Hipertensioni apo i njohur ndryshe si tensioni i lartë mund të shkaktojë probleme nga më të ndryshmet, madje mund edhe të vrasë. Në një intervistë për gazetën “Panorama”, mjeku kardiokirurg Sabjan Memishaj tregon se pasojat e një tensioni të lartë të patrajtuar variojnë nga një paaftësi, deri në një sulm në zemër apo goditje në tru. Trajtimi dhe ndryshimi i stilit të jetesës…

Lexo më Shumë

Nedim Bajrami shënoi një gol historik ndaj Italisë, që rezulton më i shpejti në të gjitha Europianet. Vetëm 23 sekonda i mjaftuan mesfushorit shqiptar për të tundur rrjetën ndaj italianëve, duke çuar peshë zemrat e miliona tifozëve shqiptarë anë e mbanë botës.    Një gol që ishte surprizë për çdo futbolldashës por edhe vetë futbollistët. Së fundmi një video po bën namin në rrjet ku shfaqet një komentator grek i cili feston sikur të ishte shqiptar apo sikur të kishte shënuar Greqia. (SHIKO KETU VIDEO)  PANORAMASPORT.AL

Lexo më Shumë

Maqedonia e Veriut nga buxheti i shtetit për vitin 2024 për nevojat e mbrojtjes ka paraparë 263 milionë dollarë, që paraqet 2.22 për qind nga BPV i vendit, thuhet në raportin e ri të NATO-s për harxhimet për mbrojtje të vendeve anëtare. Shpenzimet totale të mbrojtjes nga anëtarët e NATO-s për vitin 2024 parashikohen në 1,185 miliardë dollarë, që është rritje prej 10,85 për qind krahasuar me 1,069 miliardë dollarë të vitit të kaluar. Sipas Raportit, gjithsej 23 nga 32 anëtarët e NATO-s arritën nivelin e dakorduar të shpenzimeve të mbrojtjes prej dy për qind të BPV-së kombëtare në vitin…

Lexo më Shumë