Një 80 vjeçar është gjendur pa shenja jete në anë të rrugës nacionale Roskovec-Berat.
Uniformat blu kanë identifikuar viktimën, Abaz Metaj, të cilit dyshohet të ketë pësuar arrest kardiak për shkak të temperaturave të larta.
Policia ka nisur hetimet lidhur me ngjarjen, ndërsa trupi i pajetë do i nënshtrohet ekzaminimeve në morgun e spitalit për të zbuluar shkakun e vdekjes.